Thaçi pro vendosjes së raporteve me Serbinë, por si shtete të pavarura
Faqja 1 e 1
Thaçi pro vendosjes së raporteve me Serbinë, por si shtete të pavarura
Kryeministri Hashim Thaçi në takimin me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak, ka ripotencuar përkushtimet e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit, për qeverisjen e mirë, transparente dhe efektive, sundimin e rendit dhe ligjit, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, si dhe përkushtimet dhe vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Pasi ka theksuar se në Kosovë është krijuar një ambient i favorshëm dhe i sigurt për investime nga jashtë, kryeministri Thaçi u ka bërë ftesë biznesmenëve nga Sllovakia për të ardhur në Kosovë për të investuar.
Kryeministri Thaçi ka theksuar edhe suksesin e arritur në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale, proces ky që, sipas Thaçit, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës mund të realizojnë zgjedhje të lira, demokratike, të drejta, të pranueshme dhe të vlerësuara lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Thaçi ka shfaqur edhe vizionin e qeverisë që drejton, për thellimin e bashkëpunimit rajonal, duke potencuar raportet e shkëlqyeshme me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe vullnetin për vendosjen e raporteve edhe mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura. /
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Thaçi, ky lubrifikant i dialogut me Serbinë
» Kërkohet normalizimi i raporteve me KFOR-in
» Kosova dhe Serbia në BE si vende të pavarura
» Droga, operacion ne 4 shtete
» 31 shtete, rritje më të lartë se Shqipëria
» Kërkohet normalizimi i raporteve me KFOR-in
» Kosova dhe Serbia në BE si vende të pavarura
» Droga, operacion ne 4 shtete
» 31 shtete, rritje më të lartë se Shqipëria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi