Thaçi, ky lubrifikant i dialogut me Serbinë
2 posters
Faqja 1 e 1
Thaçi, ky lubrifikant i dialogut me Serbinë
Albin Kurti Publikuar: 27.02.2013 - 11:59
Para jo më shumë se një viti, BE-ja dhe faktorët e tjerë perëndimorë insistonin dhe e mbështesnin shumë ish-kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, duke e theksuar dallimin e tij ndaj pretendentit tjetër, Tomislav Nikoliq. Tadiq thuhej se është demokrat dhe nuk duhet lejuar ardhja në pushtet e radikalit Nikoliq, ndonëse rezultati i kësaj kundërthënie të rrejshme dihej: Ivica Daçiq.
Në kohën e Tadiqit ai kishte qenë ministër i brendshëm kurse në këtë të Nikoliqit u bë edhe kryeministër (duke mos hequr dorë prej pozitës së ministrit të brendshëm). Në fakt, kur vjen puna te shqiptarët dhe Kosova, Daçiq e ka më të rëndësishëm postin e ministrit të brendshëm sesa atë të kryeministrit. Prej MUP-it në veri të Kosovës, arrestimeve të shqiptarëve në kufi me Serbinë dhe deri te heqja e vjedhja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, Daçiq ekzekuton si ministër i brendshëm e si shef suprem i xhandarmërisë serbe, më parë sesa si kryeministër i Serbisë. Madje, edhe rritjen e partisë së tij në zgjedhjet në Serbi, Daçiq ia ka borxh pikërisht resorit të tij si ministër i brendshëm.
Duke ushqyer dhe zbatuar nacional-shovinizmin anti-shqiptar – porsi Milosheviqi një çerek shekulli më parë, porsi ai të cilit i shërbeu si zëdhënës për tetë vjet me radhë në vitet më kriminale të Serbisë – Daçiq avancoi deri në kreun e Qeverisë së Serbisë. Pasi që u shndërrua në bartësin kryesor të radikalizimit të Qeverisë së Tadiqit, ai i solli radikalët në pushtet dhe iu bashkua atyre në vetë majën e pushtetit. Dhe, çfarë kanë të thonë për këtë gjë BE-ja dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë? Praktikisht, asgjë, përveçse: ecim tutje! Për më keq se kaq, prej se fitoi Nikoliq duke u bërë bashkë me Daçiqin, porsa këta bëjnë ndonjë të ashtuquajtur ‘gjest konstruktiv’, menjëherë kjo gjë vlerësohet shumë lart prej zyrtarëve ndërkombëtarë. Ata që s’kishin pritje të mëdha e të mira prej Nikoliqit e Daçiqit, tash mrekullohen edhe me elementin më të vogël të këtyre që s’duket edhe aq i keq.
Kjo është arsyeja kryesore pse zyrtarët ndërkombëtarë janë shumë më të kënaqur me Nikoliqin e me Daçiqin sesa me Thaçin përkundër koncesioneve të këtij të fundit në favor të Serbisë e në dëm të Kosovës. Thaçin prej se dinë për të e njohin si politikan që i bën favore Serbisë (në emër të luftëtarit kundër saj) për favore personale (në emër të qeverisë stabile në Kosovë). Prandaj, prej tij kërkojnë vetëm që ta vazhdojë profesionin e vjetër dhe zhgënjehen kollaj nëse ky s’e bën këtë gjë.
E, zhgënjimi ndërkombëtar me Thaçin do t’i kushtonte tepër shumë atij, fatalisht shumë. Në anën tjetër, nga Nikoliqi e Daçiqi nuk presin shumë andaj edhe kur ata japin fare pak, zyrtarëve ndërkombëtarë kjo ju duket tepër shumë. Në sytë e Brukselit, kur Daçiqi e Nikoliqi pranuan që të takohen me Thaçin e Jahjagën, ata bënë koncesion të madh krahasuar me ish-liderët e tyre Milosheviq e Sheshel. Ky koncesion formal dhe i njëhershëm i Daçiqit e Nikoliqit po pasohet me shumë koncesione shtesë dhe të reja të Thaçit. Pra, Daçiq e Nikoliq kanë bërë vetëm një koncesion ndërkaq Thaçi shumë sosh të cilave ende s’ua kemi parë fundit.
Dhe, përderisa nga koncesioni i Daçiqit e Nikoliqit eventualisht humbin pak vetë ata por përfiton Serbia si brenda Kosovës po ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt BE-së, nga koncesioni i Thaçit humbet Kosova si shtet dhe eventualisht fiton vetë ai edhe disa muaj pushtet në Kosovë. Rrjedhimisht, Daçiqi e Nikoliqi kanë platformë për Serbinë në Kosovë dhe për Serbinë në BE, kurse Thaçi ka platformë për veten në kryeministri dhe popullin në tribina. Sepse Thaçi ka platformë kundrejt popullit të Kosovës (si t’ia shesë atij marrëveshjet me Daçiqin), e jo kundrejt Serbisë (ku në rastin më të mirë teorik orvatet ta zvogëlojë të keqen që vie nga platforma e Serbisë).
Ky dialog jo vetëm që në parim e ka afruar Thaçin me Serbinë, por edhe procesi i dialogut e bën rregullisht këtë gjë: Thaçi gjithnjë e më shumë është i hapur me Daçiqin, gjithnjë e më pak me popullin dhe Kuvendin e Kosovës. Se çka saktësisht po merren vesh në Bruksel në kuadër të dialogut politik dhe çka po diskutohet konkretisht nuk po thuhet publikisht. Duhet të jesh idiot që të besosh se informimi i Thaçit në Kuvend është i plotë apo se deklarimet e tij për medie përmbajnë gjithçka që ishte thelbësore në dilogun politik me Serbinë në Bruksel. Mbi atë se çka po ndodh me Kosovën, Daçiqi di pakrahasimisht më shumë sesa ne qytetarët dhe deputetët e Kosovës!
Braktisja e veriut të Kosovës pas zmbrapsjes të nesërmen e 25 korrikut 2011 i hapi rrugë faktorizimit të Serbisë që përmes barrikadave të strukturave të saj kriminale e fitoi dialogun politik në Bruksel. Më tej, ky dialog avancoi nga veriu i Kosovës si temë te asociacioni a bashkësia e komunave me shumicë serbe. Ndërkohë, Daçiqi më të cilin dialogon Thaçi vetëm sa e intensifikoi dhunën si në veri të Kosovës po ashtu edhe në Kosovën Lindore, duke dëshmuar që dialogu dhe dhuna jo vetëm që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën por edhe kombinohen suksesshëm. Historia na mëson që kur dy palë negociojnë për një territor të kontestueshëm, secila përpiqet që ta përforcojë pozitën e saj në terren dhe rezultati i negociatave varet posaçërisht nga gjendja në terren. Dialogu s’është zëvendësim i thjeshtë për luftën dhe aq më pak e kundërta e luftës.
Përfundimisht, le të kuptojmë kornizën e dialogut: pa kushte për Serbinë e për çështje të brendshme të Kosovës. Le ta kuptojmë procesin e dialogut: Serbia sipër Kosovës dhe Serbia brenda Kosovës. Le ta kuptojmë rezultatin e dialogut: Serbia më afër BE-së, veriu i Kosovës më afër Serbisë dhe komunat me shumicë serbe më afër veriut. Dhe, le ta kuptojmë pasojën e dialogut: Kosova shtet i bosnjëzuar dhe me pushtet të korruptuar.
Atëherë, çfarë paraqet kryeministri Thaçi në krejt këtë mes? Cila figurë do ta përshkruante më mirë atë? Thaçi është lubrifikanti i dialogut. I pavlefshëm porse shumë i rëndësishëm sikur një lubrifikant. Pa Thaçin nuk nis e nuk funksionon dialogu, porse edhe Thaçit pa dialogun i humbet kuptimi dhe përdorimi.
Ata që e mbështesin Thaçin e mbështesin dialogun me Serbinë; ata që e mbështesin dialogun me Serbinë e mbështesin Thaçin; dhe, që të gjithë së bashku, në mënyrë indirekte, e mbështesin Serbinë.

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Thaçi, ky lubrifikant i dialogut me Serbinë
eh me mir bej pushime nje muj nparajs ose nferr sesa tmerresh me serbet lol
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Thaçi pro vendosjes së raporteve me Serbinë, por si shtete të pavarura
» Topi: Zgjidhje përmes dialogut
» Topi: 22 marsi, ditë e dialogut dhe komunikimit
» Maqedonia dhe Greqia t"i përkushtohen dialogut për zgjidhjen e kontestit
» Reagime për foton, Miss Kosovë dhe Miss Serbi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi