Hyseni e Lajcak me pikëpamje të ndryshme rreth statusit
Faqja 1 e 1
Hyseni e Lajcak me pikëpamje të ndryshme rreth statusit
Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me të cilin ndanë pikëpamjet e tyre mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.
Në takim dy ministrat biseduan për shumë aspekte me të cilat ballafaqohet sot Kosova, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativat rajonale dhe forumet ndërkombëtare, për çka ministri Hyseni përsëriti qëndrimin e tij se Kosova do të jetë pjesë e iniciativave, takimeve dhe tryezave rajonale e atyre ndërkombëtare vetëm në cilësinë e barabartë me pjesëmarrësit e tjerë.
Gjatë bisedës, ministri Hyseni dhe homologu i tij ndanë pikëpamjet e tyre për shumë çështje, për çka edhe u vërejtën qëndrime të ndryshme dhe dallime në qëndrimet dypalëshe, veçanërisht rreth statusit të Kosovës dhe integrimeve evropiane.
Në këtë kontekst, ministri Hyseni këmbënguli në qëndrimin e tij, sa i përket përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe atë të integrimeve evropiane, duke potencuar se Kosova duhet që të bëhet pjesë e këtyre proceseve pak a shumë në të njëjtën kohë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht dallimeve sa i përket pavarësisë së Kosovës, ministri Hyseni e ripërsëriti edhe një herë kërkesën për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran nga Sllovakia.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Lajçak: Të ndalet përdorimi i dhunës
» Thenie dhe Pikepamje...
» Vdiq nënkryetari i LDD-së, Xhemajl Hyseni
» Hyseni: Ndarja e Kosoves shperben Ballkanin
» Hyseni kërkon përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave
» Thenie dhe Pikepamje...
» Vdiq nënkryetari i LDD-së, Xhemajl Hyseni
» Hyseni: Ndarja e Kosoves shperben Ballkanin
» Hyseni kërkon përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi