Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki

Shko poshtë

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki Empty Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki

Mesazh nga Vizitor Tue 13 Apr 2010 - 2:01

Begaj kërcënon: Shpërblimet ose do iki Romela-Begaj-peshngritjeKa vetëm pak ditë që ka fituar titullin e nënkampiones së Europës në Bjellorusi, ku rrëmbeu me meritë tri medalje argjendi duke garuar në peshën 54 kg, por tashmë kërcënon se nëse shteti nuk do t’i japë një më një shpërblimet që meriton, do të zgjedhë të garojë në një tjetër shtet.


Ajo është Romela Begaj, e indinjuar për pakorrektësinë e Ministrisë së Sporteve në lidhje me premiot. Gjatë dy viteve të fundit, Romela ka fituar dy tituj nënkampione Europe dhe një vend të tretë. Në lojërat olimpike të Pekinit zuri vendin e gjashtë, ndërsa në nëntor 2009 përmirësoi rezultatin duke u shpallur e katërta në Botëror të Koresë.
Edhe pse në Bjellorusi u rikonfirmua nënkampione, ajo është e pakënaqur me atë që ka arritur në këtë kompeticion. “Rivalja ime nga Bjellorusia, e cila u shpall edhe kampione e Europës, ishte shumë e fortë, shprehet Romela. Ky rezultat nuk ishte maksimumi im. Mendoj se kisha mundësi për të dhënë më shumë. Por organizatorët bënë një gabim në provën time të parë. Në vend të të vinin peshën 95 kg, kishin vënë 94. Edhe pse e ngrita, kjo provë nuk m’u quajt, gjë ndikoi për keq psikologjikisht tek unë, pasi kurrë nuk e kam dështuar në provën e parë”.
Gjithsesi, tri medalje argjendi nuk janë pak, ndaj ajo e konsideron një rezultat të mirë. Së bashku me disa peshëngritës të tjerë të njohur në vend, ata janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por shteti, përveç fjalëve të mëdha, vazhdon të tregohet indiferent, sidomos në lidhje me shpërblimet, të cilat janë përcaktuar me ligj nga qeveria. “Vazhdoj të kem probleme shpërblimet, pohon ajo. Vetë ligji nuk është shumë i saktë, pasi u lejon mundësinë disa zyrtarëve ta interpretojnë si të duan”. Kjo vlen edhe për rastin e Bjellorusisë, ku ajo mori tri medalje argjendi, ndërsa sipas funksionarëve në ministri i llogaritet vetëm 1, pasi përcaktimi i tyre mbështetet në renditjen e përgjithshme. Ajo pretendon se i takon të marrë 18 milionë lekë të vjetra neto në dorë sipas ligjit, por kur kalon në dorën e zyrtarëve në ministri, shuma “zvogëlohet” dhe këtë procedurë e shoqërojnë madje edhe me shpjegimin “nuk kemi shumë para”. Ky problem nuk është i ri për Romelën, e cila, që prej 2005, nuk arrin të përfitojë rregullisht shpërblimet. Vetëm një pjesë të vogël kam marrë deri tani, edhe pse kam fituar disa medalje gjatë këtyre viteve dhe tri medalje ari në Kampionatit Europian në Itali”, sqaron ajo. Por tashmë rrëfen se po i humbet durimi. “Të fitosh gjithë atë medalje për Shqipërinë dhe të mos të vlerësohesh nga shteti, kjo do të thotë, indiferencë, përbuzje, nënvizon nënkampionia shqiptare e Europës. Uroj të mos vazhdojë më e njëjta histori, në të kundërt, më duhet të them se kjo ishte hera ime e fundit që garoj për Shqipërinë”. Ofertat nuk i mungojnë, ato janë zyrtare dhe janë ravijëzuar me tratativa konkrete. Burime pranë saj pohojnë që ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e një federate europiane, të cilët janë shumë të interesuar për ta pasur në gjirin e tyre. Romela e konfirmon një gjë të tillë, por për momentin nuk preferon të japë emrin konkret, se për kë bëhet fjalë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi