Tirana heq vizat për serbët, Beogradi jo
Faqja 1 e 1

Një muaj nga premtimi që ministri i Jashtëm, Ilir Meta, bëri nga Beogradi se do të heqë vizat për serbët që shkelin në Shqipëri, qeveria shqiptare e konkretizon këtë vendim.
Siç njofton në një njoftim zyra për shtyp e Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi dje një shtesë në vendim “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.
Të njëjtat burime saktësuan se me anë të këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme propozon liberalizimin e regjimit të vizave të qëndrimit afatshkurtër për shtetasit e Serbisë.
“Kjo masë do të lehtësojë lëvizjen edhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shtetasve serbë me kombësi shqiptare, të cilët për shkak të regjimit të vizave, që të hyjnë në Shqipëri u duhet të marrin vizë në ambasadën shqiptare në Beograd”, thuhet në vendim.
Mundësia e heqjes së vizave me Serbinë është premtuar fillimisht nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë vizitës që nisi më 11 mars në Serbi. Në takimet e tij, Meta premtoi heqjen e vizave me shtetin serb. Në takimet me Metën, zyrtarët serbë nuk shprehën asnjë deklaratë për heqje vizash me Shqipërinë. Ndërkohë, shteti i Serbisë aplikon për Shqipërinë sistemin e vizave, ku për një udhëtim në këtë vend duhet të aplikosh për vizë në ambasadën serbe që ndodhet ish-Bllokun e Vilave, në Tiranë.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Beogradi fajëson Feithin për shpërthimin në Mitrovicë
» Shqiperia rrezikon vizat
» Vizat, mbeshtetje nga Greqia
» Delegacioni i PE-së: Kriza dhe vizat
» PS neser ne Kuvend oer Rezoluten per vizat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi