Ulen 17 pikë interesat e bonove të thesarit
Faqja 1 e 1

Interesat e bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët në shumë muaj, në ankandin e zhvilluar dje pranë Bankës së Shqipërisë, si pasojë e kërkesës shumë të lartë të bankave për blerjen e borxhit të qeverisë.
Interesi mesatar i pranuar ishte 8.35 për qind për bonot me afat maturimi 12-mujor, ndërkohë që në ankandin paraardhës të zhvilluar dy javë më parë, interesi pati qenë 8.52 për qind. Që nga fillimi i vitit, interesat e bonove kanë rënë 100 pikë bazë ose 1 për qind, pasi patën shënuar kulmin shumëvjeçar në kuotën 9.4 për qind.
Në ankandin e djeshëm konkurruan 31 kërkesa të hedhura nga bankat e nivelit të dytë dhe nga to u pranuan vetëm 8 kërkesa. Shkaku i rënies së interesave është rritja e shpejtë e depozitave në sistemin bankar shqiptar, ndërkohë që bankat po ngurojnë t’i hyjnë kreditimit masiv të ekonomisë.
Rënia e interesave edhe gjatë muajit prill, indikon se depozitat në sistem po vijojnë të rriten. Interesat e bonove me afat maturimi 6-mujore mbetën të pandryshuara dje në kuotën 7.3 për qind.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Shtrenjtimi i bonove rrit borxhin e qeverisë
» Ermira Babaliu: Më prisni në politikë, interesat e mia, kultura e komunikimi
» Bode firmos: Më 1 prill fillon shpërndarja e bonove e letrave me vlerë
» Nje pike loti...................
» Nje Lendim Nje Pike Loti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi