Shqiptarët Politeistë
Faqja 1 e 1
Shqiptarët Politeistë
Kur Vaso Pasha do të shkruante në fund të ‘800 se ‘feja e shqiptarit
është shqyptaria’ besoj do të kishte parasysh më shumë se një thirrje
kombëtare për shpëtimin e kombit, faktin se bashkëkombësit e tij nuk
ishin edhe aq fetarë sa ky element të përbënte një çelës propagande apo
thirrjeje për zgjim kombëtar por ishte e kundërta, pra fakti që nuk
ishin fetarë aspak.
Në ditët e sotme ndajmë të gjithë të njëjtin mendim se tek shqiptarët
edhe pse të ndarë në disa fe ekziston tradita e mirë e tolerancës fetare
dhe e një harmonie bashkëjetese midis feve të ndryshme, gjë që na bën
të krenohemi dhe ta trumbetojmë si një vlerë të madhe të shoqërisë sonë.
Dhe padyshim që është e tillë.
Gjithashtu, janë të shumtë ata që mendojnë se shqiptarët janë popull
pagan dhe kjo shihet në shumë artikuj dhe forume ku njerëzit shprehen
për këtë temë. Edhe pse termi ‘paganizëm’ haset shpesh, asnjë nuk e ka
të qartë domethënien e saktë të tij, por përdoret si argument për të
dëshmuar se ne shqiptarët jemi të shkëputur nga feja, që nuk ka rëndësi
të madhe në jetën tonë të përditshme e deri diku edhe në sensin e të
thënit si të ‘pa fe’, jo në kuptimin negativ të fjalës.
Por pse mendohet që ne jemi paganë dhe pse në shoqërinë shqiptare ka
ekzistuar toleranca fetare? Asnjë nga këto dy argumenta nuk shpjegon
saktë thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.
Për tolerancën në përgjithësi mund të themi se është karakteristikë e
shoqërive apo individëve të civilizuar, të emancipuar, që dinë të
dallojnë qartë kufijtë e jetës së tyre me ato të të tjerëve. Është e
çuditshme që një shoqëri e prapambetur si jona, në kohë të ndryshme
shumë larg civilizimit europian të ketë patur një tolerancë të tillë që
dhe vendet më të zhvilluara na e kanë zili. Toleranca na vjen nga
civilizimi? Absolutisht jo. Arsyeja e vetme dhe e qartë që shqiptarët
kanë qenë dhe janë tolerantë është se atyre nuk u bëhet shumë vonë për
fenë, nuk e kanë atë si tregues të identitetit të tyre dhe as pjesë
përbërëse e jetës së tyre të përditshme. E kam fjalën në përgjithësi
duke mos marrë parasysh grupe të caktuara religjozësh apo besimtarësh që
janë një pakicë e vogël.
Gjatë komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist në botë. Edhe Bashkimi
Sovjetik e vendet e tjera të diktaturave komuniste pavarësisht se
denigruan fenë dhe propogandonin kundër saj, nuk arritën kurrë ta
ndalonin atë, të mbyllnin vendet e kultit e të shpallnin të
jashtëligjshme praktimin e riteve te saj. Dhe jo çuditërisht shumica e
popullsisë shqiptare gjatë asaj periudhe e mbështeste këtë duke bërë që
dhe sot numri i atyre që konsiderohen ateistë të jetë jo pak i ndjeshëm.
Ndësa ata që mbrojnë teorinë e popullit pagan kërkojnë të shkëputen nga
debatet religjoze. Ata gabojnë në terminologjinë e tyre sepse të jesh
pagan nuk do të thotë jo që të mos besosh në Zot për të besosh në shumë
zota. Paganizmi si një nga format më të vjetra të fesë në botë,
praktikuar pothuaj në të gjitha kulturat e hershme e që ne sot e njohim
me emrin mitologji, ishte feja politeste, pra që besonte në shumë
perëndi, ku secila kishte “funksionin” e saj.
Përkrahësit e paganizmit sot edhe pse argumentojnë në mënyrë të gabuar
kanë të drejtë, sepse shoqëria shqiptare është më tepër pagane sesa e
kundërta. Po të shohim kalendarin e festave e veçanërisht se çfarë ndodh
gjatë tyre vëmë re se shqiptarët festojnë të gjitha ditët fetare sipas
mënyrës së tyre. Kështu ndodh kur është Bajrami. E bëjnë në mënyrë
pagane pa qenë nevoja të shkojnë në xhami. Kur janë krishtlindjet edhe
pse jemi një shoqëri me shumicë myslimane përsëri gjithë vendi zien nga
atmosfera e festës. Dhe mesazhe urimi u dërgojmë të gjithë të dashurve
tanë duke harruar se çfarë besimi u përkasin. Po ashtu festojmë edhe
Vitin e Ri që është festë kristiane bazuar në kalendarin Gregorian si
dhe ditën e verës apo ndonjë festë tjetër që nuk ka lidhje më fenë. E
njëjta gjë ndodh edhe për ata më mistikët që duan të kërkojnë fatin e
tyre në vende të shenjta. Mjaftojnë që të shkojnë, po se janë teqe
bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike nuk bëjnë dallim.
Festojmë festat e të tjerëve dhe e kundërta. Ja pra që ne shqiptarët më
shumë se monoteistë, pavarësisht fesë që i përkasim veprojmë si
politesitë, për të cilët feja nuk bën diferencim por rëndësi ka që
beson.

Similar topics
» Ç’thonë shqiptarët për shqiptarët
» Historianet apo Shqiptaret
» Pse po "kafshërohemi" kaq ne shqiptarët?
» Sa pak argëtohen shqiptarët
» Shqiptaret te prekur nga racizmi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi