Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjatet koha e përgatitjes së librave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zgjatet koha e përgatitjes së librave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjatet koha e përgatitjes së librave

Shko poshtë

Zgjatet koha e përgatitjes së librave Empty Zgjatet koha e përgatitjes së librave

Mesazh nga Vizitor Mon 19 Apr 2010 - 4:18

Zgjatet koha e përgatitjes së librave LiberLibrat shkollorë nuk do të përgatiten më me nxitim, duke lejuar gjithfarëlloj gabimesh. Shtëpive botuese që do të përzgjidhen nga Ministria e Arsimit mbi bazë të procedurave të Altertekstit, do t’u lihet kohë gjatë një viti për përgatitjen e teksteve shkollore.

Kjo është parë si zgjidhja e vetme nga ana e Ministrisë së Arsimit, për t’i dhënë fund listës së gjatë të gabimeve që shtëpitë botuese bëjnë në tekstet që u serviren më pas nxënësve të shkollave. Në këtë mënyrë, specialistët e Ministrisë së Arsimit premtojnë se nuk do të ketë më gabime me tekstet shkollore.

Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit Myqerem Tafaj, u shpreh se në reformën e Altertekstit këtë vit është futur një praktikë e re për shtëpitë botuese. Sipas tij, ato do të regjistrohen për konkurrim, por librat e tyre nuk do të jenë gati pas dy muajsh, por do t’ju lihet kohë për t’i përgatitur ato për rreth një vit.

“Një nga mangësitë që kemi pasur deri tani në tekstet shkollore ka qenë se shtëpitë botuese kanë pasur një kohë shumë të shkurtër për të përgatitur tekstet dhe sigurisht që ato nuk do të ishin në nivele cilësore, të pëlqyeshme. Kësaj praktike, duke filluar qysh këtë vit shkollor, i jepet fund”, thotë Kristiqi.

Një nga risitë e reformës së altertekstit këtë vit është dhe përdorimi i metodave europiane në procesin e mësimdhënies, shpjegon më tej Jovan Kristiqi. Ai sqaron se një gjë e tillë po pasohet dhe me futjen e teksteve të autorëve të huaj në sistemin parauniversitar, në veçanti metoda të gjuhëve të huaja.

“Tani po punojmë me futjen e metodave të huaja interaktive online, që janë fjala e fundit e modernizimit të procesit mësimor, që do të thotë të shikosh orën e mësimit nga kjo zyrë e Ministrisë së Arsimit, që të komunikosh me mësuesin ose me nxënësin me anë të serverit qendror dhe njëkohësisht të korrigjosh dhe punimet e nxënësve me anë të elektronikës”, thotë Kristiqi.

Ndërkohë, specialistët e arsimit kanë shpallur dhe konkursin për përgatitjen e tre teksteve për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, një nga kërkesat e vazhdueshme të shoqatave të shqiptarëve të emigruar në shtetet fqinje.

Çështja e gabimeve në tekstet shkollore ka çelur edhe një debat jo të vogël në mjedisin e profesorëve dhe studiuesve. Faji ka rënduar mbi hartuesit e këtyre teksteve, por edhe mbi botuesit e tyre. Kjo për arsyen se në këto pasaktësi nuk bëhet fjalë vetëm për gabime ortografike që mund të vijnë nga procesi i shtypshkrimit. Në to renditen edhe gabime logjike, pasaktësi në data e fakte të ndryshme, por gjithashtu edhe mungesë korrektese në të dhënat shkencore.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi