Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria, supertender për karburantet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria, supertender për karburantet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria, supertender për karburantet

Shko poshtë

Qeveria, supertender për karburantet Empty Qeveria, supertender për karburantet

Mesazh nga Vizitor Mon 19 Apr 2010 - 4:29

Qeveria, supertender për karburantet KarburantetttPër herë të parë parashikohet të zhvillohet një supertender, me objekt blerjen e karburantit në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve.

Prokurimi do të zhvillohet nga Ministria e Brendshme, për llogari edhe të institucioneve të tjera dhe përqendrohet në një datë të vetme, e ndarë në disa lote.

Pas vendimit të qeverisë, për kalimin e së drejtës vetëm Ministrisë së Brendshme për kryerjen e tenderëve, asnjë institucion nuk mund të prokurojë, përjashto raste të veçanta.

Tenderi i parashikuar të zhvillohet më 27 maj, nxit një “betejë” të fortë mes kompanive konkurrente në tregun e hidrokarbureve, pasi sasia do të shërbehet për të gjithë vitin.

Pavarësisht dështimit të dy viteve më parë, ku shumë institucione rrezikuan furnizimin me karburant për shkak të problemeve me prokurimin, qeveria tenton sërish të bëjë të njëjtin veprim.

Në procedurën e hapur, sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, janë njoftuar sasitë dhe llojet e karburantit sipas loteve, por pa specifikuar institucionet që do të përfitojnë. Aktualisht çmimi i naftës ka pësuar rritje të ndjeshme në tregjet me pakicë, për shkak të bursave, deri me 15 për qind dhe se pritet që në muajt e ardhshëm, që përkon me ofertat e tenderit, të shtrenjtohet dhe më shumë.

Procedurat

Objekti i prokurimit “Furnizim me karburante, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”, me fond limit 1,109,388,968 lekë (pa TVSH), pra rreth 10 milionë dollarë, është njoftimi i bërë këto ditë nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara. Ky është tenderi më i madh i zhvilluar ndonjëherë për blerje karburanti, pas atij të qershorit 2008, i cili dështoi për shkak të kushteve teknike jo të vendosura si duhet (çmim fiks). Kjo solli probleme me furnizimin për shumë institucione, derisa detyroi qeverinë që të ndryshonte vendimin për lejimin e prokurimit për secilën ministri.

Tashmë pas dy vitesh, tentohet sërish përqendrim, edhe pse i ndarë në disa lote, sipas llojit të karburantit. Gazeta mëson detajet e kushteve të vendosura nga Ministria e Brendshme për çdo tip, ku bie në sy nafta D2, e cila me VKM, nuk duhet të shitet më në treg. Konkretisht, për lotin 1, kërkohet furnizim me benzinë super pa plumb, me fondi limit 245,174,999 lekë, në lotin 2 kërkohet furnizim me gazoil D1, me fond 628,257,952 lekë, si dhe në lotin 3, furnizim me gazoil D2, me fondi 193,918,482 lekë.

Të gjitha vlerat janë pa TVSH dhe nuk specifikohet se për çfarë qëllimi kërkohet karburanti dhe për cilin institucion do të shkojë. Po ashtu, është parashikuar në tender edhe loti 4, për furnizim me lëndë djegëse solar, me fond limit 41,729,202 lekë, si dhe furnizim me gaz të lëngët, për 308,333 lekë. Burime nga ministria bëjnë me dije se sasia do të shkojë për furnizimin e institucioneve për nevoja të mjeteve të transportit dhe për ngrohjen e ministrive me kaldaja.

Ndarja e shpenzimeve

Pas ligjit për makinat e zyrtarëve, Ministria e Financave rishikoi edhe një herë limitin e shpenzimeve për karburantet, duke krijuar një kursim për arkën e shtetit në masën e rreth 7 milionë dollarëve. Kështu, çdo institucioni i është vendosur një limit për shpenzime karburantesh, sipas mjeteve të transportit që kanë në dispozicion, që në total për vitin 2010 është rreth 22 milionë dollarë.

Me tenderin që do të zhvillohet në maj, duket se gjysma e këtij fondi do të “hiqet qafe” me një goditje të vetme, për të pritur më tej datën tjetër të prokurimit. Sipas listës së re, ashtu siç pritej, ministritë që mbulojnë ushtrinë dhe rendin do të kenë më shumë fonde në dispozicion. Kështu, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një kufi shpenzimesh prej 700 milionë lekësh, ndërsa Ministria e Brendshme 650 milionë lekë.

Sa u takon tri institucioneve kryesore, Presidencës i janë vënë në dispozicion 13.5 milionë lekë, Kuvendit 12 milionë lekë, ndërsa Kryeministrisë 15 milionë lekë. Duke parë buxhetin e tyre të një viti më parë dhe aktualin, është e pamundur të dilet me një krahasim të plotë, se sa u janë ulur shpenzimet për transportin, por totali sipas Financave është më i ulët se ai i 2008-s.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi