Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri

Shko poshtë

“Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri Empty “Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri

Mesazh nga Vizitor Wed 5 May 2010 - 3:18

“Çmenden” karburantet, afër 150 lekë litri KarburantetttRritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe forcimi i dollarit do të ndikojnë shumë shpejt në shtrenjtimin e karburanteve në vend.

Aktualisht, çmimi i naftës në treg është diku te 140 lekë litri, e nëse vijohet me ritmet rritëse në bursa dhe forcimin e vazhdueshëm të monedhës amerikane, atëherë javën tjetër një litër naftë (cilësi e mirë) do të blejmë për 150 lekë/litri.

Gjatë ditës së djeshme, nafta në bursat ndërkombëtare u shit për rreth 85 dollarë për fuçi, kur dy ditë më parë ishte afër 88 dollarë, më e larta që prej fundvitit 2008. Ndryshimet e çmimeve në tregjet e huaja kanë dhënë ndikim edhe në vendin tonë, kur çmimi i litrit pësoi rritje brenda një jave me 5 lekë. Referuar portalit shqiptar të karburanteve (karburant.com), çmimet e fundit në tregun shqiptar tregojnë se nafta e cilësisë 10 ppm kushton 145 lekë për litër, kurse nafta e cilësisë 350 ppm (standard më i ulët se e 10 ppm, niveli i squfurit) kushton 140 lekë.

Kurse benzina e tipit 95 RON kushton 148 lekë/litri dhe benzina 100 RON shitej për 158 lekë/litri, ndërsa lënda gaz (LPG) shitet për 75 lekë. Duke parë çmimet, tashmë të rritura si efekt i bursave, nga 125 lekë që ishin vitin e kaluar, shtrenjtimi i radhës do të japë efekt në ekonomi sa u takon industrive të përpunimit dhe prodhimit, si dhe shërbimit të transportit.

Analistët e huaj gjykojnë se rigjallërimi i ekonomisë amerikane dhe stabiliteti në tregjet aziatike po bëjnë të mundur një stimulim të kërkesës për naftë, për rrjedhojë forcim të çmimeve. Tjetër motiv që shtyn bursat drejt shtrenjtimit të “arit të zi” është marrëveshja e afërt mes Greqisë dhe BE&FMN për superborxhin 110 miliardë euro, duke qetësuar disi tregjet dhe rritjen e optimizmit për konsumatorët. Referuar të dhënave të fundit, çmimi i naftës pësoi dje një ulje prej 2 dollarësh, pas shtrenjtimit më të lartë, të dy ditëve më parë, në 88.94 dollarë për fuçi (maksimumi që prej tetorit 2008).
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi