Kushtetuesja rrëzon doganën për gjobat
Faqja 1 e 1
Kushtetuesja rrëzon doganën për gjobat
Gjykata Kushtetuese çliron bizneset nga ankthi i pagesës së gjobës para se ta ankimonin çështjen në gjykatë.
Vendimi është marrë më 26 nëntor 2009, por dje është zbardhur nga Gjykata dhe i referohet disa neneve të Kodit Doganor sa i takon dënimeve administrative.
Sipas kodit aktual, një biznes, në momentin e marrjes së vendimit administrativ, për të bërë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duhet të paguajë detyrimin dhe 40 për qind të gjobës.
Në rast se dogana ia rrëzon ankesën, biznesi ka të drejtë ta apelojë në gjykatë, por me kushtin që të paguajë pjesën e mbetur (60 për qind) të gjobës.
Kanë qenë dy biznesmenë që e kanë vuajtur këtë sistem të doganës, aq sa çështjen e kanë çuar në Gjykatën e Pogradecit.
Kjo e fundit e çoi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, konkretisht pikën 5, nenin 289 të Kodit Doganor, që thotë se, “nëse ankesa nuk pranohet, apeluesi duhet të paguajë pjesën që mbetet prej 60 përqindësh të gjobës dhe mund të ankohet kundër vendimit të drejtorit të përgjithshëm pranë autoriteteve gjyqësore brenda 30 ditësh nga data e njoftimit të mospranimit të ankesës”.
Ky është një tjetër vendim i Kushtetueses që del kundër sistemit fiskal, sidomos për pjesën e gjobës, siç ishte rasti i “Procedurave tatimore”, ku u hoq pagesa me 15 për qind para ankimimit në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën
» Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore
» Pakti PD-PS, rriten gjobat për makinat. Deri në 40 mijë lekë për tejkalim shpejtësie
» PD rrezon kutite, PS le komisionin
» Dritat, Ministria e Ekonomisë “rrëzon” CEZ-in

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi