Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën

3 posters

Shko poshtë

Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën Empty Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 3:46

Qeveria propozon ndryshimin e ligjit për emigrantët. Nuk përfitojnë statusin e të rikthyerit emigrantët ilegalë
Ligji për emigrantët shqiptarë do të pësojë një sërë ndryshimesh, pasi dje, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e ndryshimit të tij. Me anë të këtyre ndryshimeve, taksat që paguajnë emigrantët shqiptarë, do të riformulohen, duke hequr pagesat doganore për disa produkte, ndërkohë që emigrantët që janë rikthyer në Shqipëri për shkak se kanë qenë në ilegalitet në vendet pritëse, nuk do të përfitojnë më statusin e “emigrantët të rikthyer” dhe përfitimet që kishin prej këtij statusi.
Ndryshimet e taksave
Ndryshimi më thelbësor i taksave ka të bëjë me pagesat doganore. Kjo, pasi sipas ndryshimeve të propozuara në ligj, “autoritetet shtetërore përgjegjëse përjashtojnë nga pagesat doganore dhe taksat emigrantët shqiptarë për: sendet vetjake dhe pronësitë e luajtshme të punëtorëve migrantë dhe pjesëtarëve të familjes, që i përkasin njësisë familjare; si edhe një sasi veglash dore dhe pajisjesh të lëvizshme, të nevojshme për profesionin që do të ushtrojnë.”
Në ligjin ekzistues përfitues të kësaj lehtësie kanë qenë vetëm emigrantët që kishin statusin e “emigrantit të rikthyer”, pra që ishin kthyer në Shqipëri pas së paku një viti qëndrimi jashtë vendit. Por, në këto ndryshime janë zvenitur dy lehtësi fiskale që kishin emigrantët: përjashtimi nga taksat e udhëtimit dhe tarifat aeroportuale. Kjo pasi neni në fjalë që kishte të bënte me këto përjashtime u shfuqizua.
Jo ilegalët
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me statusin e “emigrantët të rikthyer”, përfitimet e së cilës nuk mund t’i marrin më të gjithë ata që janë kthyer për mangësi në dokumentacion. Në ligjin ekzistues parashikohet se edhe kjo kategori përfiton, pasi aty shkruhet se “Emigrant i rikthyer është dhe shtetasi shqiptar i rikthyer me dëshirë apo detyrim nga vendet pritëse në Republikën e Shqipërisë, për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit e të kushteve për hyrjen, praninë apo qëndrimin e rregullt në shtetet pritëse, në zbatim të marrëveshjeve të ripranimit, si dhe anëtarët e familjes së tyre”. Por pikërisht kjo fjali është shfuqizuar.
Kështu me përcaktimin e ri “emigrant i rikthyer” është vetëm “shtetasi shqiptar i rikthyer në Republikën e Shqipërisë, për t’u larguar përsëri ose jo, pasi ka kaluar të paktën një vit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të tillë janë edhe refugjatët e riatdhesuar, me dëshirë apo me detyrim, viktimat e trafikimit, fëmijët e pashoqëruar, të burgosurit e luftës, si dhe anëtarët e familjes së tyre”.
Shkolla verore për shqipen
Ndryshimet e tjera thelbësore në ligj kanë të bëjnë me mësimin e gjuhës shqipe për emigrantët e rikthyer. Kjo, pasi ndryshimet në ligj ngarkojnë Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës si përgjegjëse për hartimin e politikave dhe të legjislacionit, për lehtësimin e riintegrimit të fëmijëve “të emigrantëve të rikthyer/ fëmijëve të pashoqëruar në sistemin arsimor shqiptar pas kthimit, dhe njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë; hartimin e kurrikulave të veçanta, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga emigrantët e rikthyer deri në moshën 18 vjeç ose 25 vjeç, nëse është duke ndjekur studimet e larta; si edhe organizimin e shkollave verore për fëmijët e emigrantëve të rikthyer/ fëmijëve të pashoqëruar, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe”.
Theks i veçantë është vendosur edhe tek trajtimi psikologjik i fëmijëve që janë rikthyer në atdhe, pasi ndryshimet, ngarkojnë MASH edhe për “ofrimin e shërbimit psikologjik në sistemin arsimor ndaj fëmijëve të emigrantëve të rikthyer/fëmijëve të pashoqëruar dhe përshtatjen e tyre me shkollën, në marrëdhëniet ndërmjet komunitetit të nxënësve, si dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personelit mësimdhënës”.
Riintegrimi
Sipas ligjit në fjalë, shteti shqiptar ngarkohet me përgjegjësinë për të integruar emigrantët në shtetin ku shkojnë, si edhe lehtësimin e sistemit të taksave për ta në rast se riatdhesohen në mënyrë vullnetare në atdhe. Në këtë ligj, përveç emigrantëve, përfshihen edhe të gjithë studentët, të cilët kryejnë studimet në universitetet e huaja, në të gjitha rastet ku sipas legjislacionit ata quhen forcë punëtore dhe në marrëdhënie pune në shtetin pritës. Për këtë arsye, sipas ligjit në fjalë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta është e detyruar të krijojë lehtësitë maksimale që do të mundësojnë integrimin e emigrantit në shtetin pritës, përshi këtu mësime falas të gjuhës dhe të kulturës së vendit pritës. Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore ngarkohen me përgjegjësinë e krijimit të taksave lehtësuese për sipërmarrjet e hapura nga emigrantët dhe duhet të sigurojnë marrëveshje dypalëshe me vendet pritëse të emigrantëve, për çështje si pensionet apo ndihmat ekonomike.
Fondi i emigrantit
Me anë të këtij ligji, emigrantët kanë një fond të veçantë në buxhetin e shtetit. Fondi në fjalë përbën një zë të veçantë në buxhetin e shtetit dhe shërben për politikat integruese të emigrantëve në tregun e punës ku aspirojnë. Nëpërmjet këtij fondi, mbulohen shpenzimet për ofrimin e kurseve të formimit në gjuhën e vendit pritës dhe kurseve profesionale në përshtatje me nevojat e tregut të punës në vendit që synohet.
Kjo mundëson lehtësi për emigrantët, pasi ata kanë ura të vendosura komunikimi në ndryshim nga procedura e deritanishme. Gjithashtu, ky fond përdoret për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese për legjislacionin, gjuhën, kulturën e vendeve pritëse, si dhe për prodhimin e dokumentit të Statusit të Emigrantit.
Ky status së bashku me regjistrin e emigrantëve përbëjnë një hap përpara për identifikimin dhe menaxhimin e fluksit të daljeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit për qëllime punësimi, si dhe të rikthimit të tyre në vend, me qëllim përcaktimin e prirjes së zhvillimit të dukurisë migratore shqiptare.
Ndoshta këto prirje do të shërbejnë për krijimin e politikave të reja për migrimin në të ardhmen. Gjithashtu, ligji në fjalë përcakton edhe detyrimet që kanë strukturat shtetërore ndaj emigrantëve. Një prej të cilave ka të bëjë me mbrojtjen e shtetasve nga informacioni i rreme apo çoroditës. Për të arritur këtë mbrojtje është përcaktuar që agjencitë private të punësimit, para publikimit të ofertave për punësim jashtë vendit, të marrin miratimin e Ministrisë së Punës, me qëllim vërtetësinë e këtyre ofertave.
Pensionet
Tashmë, shteti shqiptar është i detyruar të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe në lidhje me sigurimet shoqërore të emigrantëve shqiptarë. Sipas ligjit për emigrimin, shteti shqiptar në bashkëpunim me shtetin pritës duhet të arrijnë një marrëveshje në lidhje me përfitimet nga sigurimet shoqërore. Në këtë mënyrë, shqiptarët e punësuar në vende të tjera, të cilët kanë dëshirë të riatdhesohen, mund të përfitojnë pensionet në Shqipëri.
Me anë të këtij ligji, shteti ynë përcaktohet si garant i mosdiskriminimit të shqiptarëve në vendet pritëse, duke ngarkuar me përgjegjësi ambasadat dhe shërbimet konsullore për verifikimin e të gjitha rasteve, e për më shumë i jep të drejtën të ndërhyjë në raste shkeljeje të të drejtave të bashkatdhetarëve tanë.
Në mënyrë që kjo përpjekje të vendoset më së miri në jetë, autoritetet shtetërore shqiptare informojnë emigrantët për sistemin e sigurimeve shoqërore në vendet pritëse, në mënyrë që ata të njihen me të drejtat e tyre e të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga shërbimet konsullore.
Statusi i emigrantit
Me anë të këtij ligji u krijua një regjistër të posaçëm për të gjithë emigrantët. Regjistri i emigrantëve është një regjistër ku shënohen të gjitha të dhënat e emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësinë t’u vijë në ndihmë sa më shpejt.
Për t’u regjistruar në këtë regjistër e për të përfituar nga ky ligj, të gjithë emigrantët e tanishëm dhe të gjithë ata që do të aplikojnë për të përfituar këtë status, duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Çështjeve Sociale dokumente identifikimi, të ndryshme nga ato që kërkohen për pajisjen me lejen e qëndrimit në vendin pritës.
Shteti shqiptar njeh si emigrantë për arsye pune, të gjithë të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe familjarët e dy kategorive të mësipërme, të cilët kanë të drejtë banimi dhe pune në vendet e huaja. Për këtë arsye, Ministria e Çështjeve Sociale kërkon një vërtetim që përcakton se aplikanti bën pjesë në një nga këto kategori.
Në regjistrin e emigrantëve do të regjistrohen gjithashtu edhe emigrantët e rikthyer, të cilët do të marrin statusin në fjalë me anë të një vërtetimi nga organet e dy shteteve, por jo më atë që kthehen për shkak të mospasjes së dokumenteve, pas ndryshimeve të bëra dje. Prania e këtij regjistri mundëson ndihmat e caktuara që shteti shqiptar ofron për këtë kategori.
Në këtë mënyrë, vërtetimi i ekzistencës së emrit të tij në regjistër do t’i mundësojë emigrantit lehtësitë financiare dhe uljen e taksave që parashikon ligji. Për më shumë, mosekzistenca e emrit të emigrantit në këtë regjistër i heq atij të drejtën e transferimit të përfitimeve nga sigurimet shoqërore të vendit pritës në Shqipëri.
Ardit Bido/Gazeta Standard
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën Empty Re: Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën

Mesazh nga exploreri Wed 1 Jun 2011 - 4:23

E lexova me nje fryme kete material.Ngela pa fryme nga ato qe lexova.E kam te veshtire te komentoi per ca p/ligje qe qeveria jone do te ndermarka per emigrantet.Ky eshte nje ogur i zi per te gjithe shqiptaret.Keto masa paraprake parashikojne se do kemi nje dyndje te kthyerish.Mjere ne c'do bejme ne se vertete ata emigrante kthehen ketu.

Mos valle makiazhi ligjor qe qeveria premton,do jete faktori baze i ktheses ekonomike..?Mos valle ato lehtesira doganore per emigrantet do rikthrejne ekonomine e kalbur shqiptare ne rruge progresi...?
Kjo eshte nje qeveri krejtesisht e papergjegjeshme.Ku jane investimet themelore per punesim te popullit..Mos valle tuneli i Elbasanit do punesoje 160.mije punetore...?Kush jane themelet e ekonomise se prespektives....? Pse kjo qeveri ka 6 vjet qe mashtron shqiptaret per investime ne turizem,kur plazhet shqiptare qelben nga plehrat dhe mungesa infrastruktures elementare....? Po turizmi malor pse nuk stimulohet fare,ku Franca 28% te GDP i siguron vetem nga ky turizem...?Mos valle nuk kemi male,nuk kemi pyje,a po nuk kemi uje e klime..?

Po,...NE TE GJITHA I KEMI,por ne nuk kemi kush te na drejtoje.Keta zoterinjte investojne ne Gerdec,per te shfarosur nje popull,keta investojne ne mbrojtjen e KQZ dhe gjykaten e Apelit,per vjedhjen e votes.Keta te vrasin dhe i japin shperblim vrasesve.Kjo eshte kapelja qe ne mbajme mbi kokat tona,nje kapele qe e kemi rrasur me te dyja duart dhe per fatin tone te zi ate s'po e heqim dot.Ne jemi populli ''trim'' ,qe vetem trimerine se kemi treguar askund,ne jemi populli ''liridashes'',qe lirine tone se kem kerkuar as deri tek pragu i shtepise sone e jo me tutje.Mire te na behet,keshtu e meritojme te jetojme.
exploreri
exploreri
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 451
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën Empty Re: Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën

Mesazh nga dajti modh Wed 1 Jun 2011 - 5:13

poshtersi e rralles geeegge
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën Empty Re: Emigrantët që rikthehen, qeveria u heq doganën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi