Të ardhurat e qeverisë paraqesin rënie ekonomike
Faqja 1 e 1

Niveli i të ardhurave të qeverisë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti, paralajmërojnë se Shqipëria mund të ketë përjetuar tremujorin e dytë radhazi me rënie ekonomike.
Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Financave para pak ditësh, tregojnë se qeveria arkëtoi 25.4 miliardë lekë TVSH në periudhën janar-mars 2010, ndërsa pati arkëtuar 24.4 miliardë lekë një vit më parë.
Rritja e të ardhurave nga TVSH-ja është vetëm 4.1 për qind, por duke marrë parasysh rritjen e taksave të akcizës, efektin pozitiv në të ardhurat doganore nga rënia e vlerës së lekut, si dhe normën e lartë të inflacionit të regjistruar gjatë kësaj periudhe, të ardhurat reale të qeverisë kanë pësuar rënie neto. Gjatë viteve të shkuara, të ardhurat e qeverisë nga TVSH-ja janë rritur zakonisht me 7-9 për qind, gjë që ka qenë pasojë e rritjes ekonomike reale prej 5-6 për qind dhe rritjes së inflacionit me 2-3 për qind.
Kjo gjë nuk ka ndodhur në dy vitet e fundit. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mat edhe vlerën e mallrave të shitur në ekonomi, gjë që pasqyron ecurinë e përgjithshme të vendit. Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Institutit të Statistikave ra me 0.8 për qind në vlerë reale gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009, ndërsa të ardhurat e qeverisë nga TVSH-ja tregojnë se tendenca negative mund të ketë vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti.
INSTAT-i pritet të publikojë vlerësimin paraprak për PBB-në e tremujorit të parë, rreth fillimit të muajit korrik. Sipas logjikës europiane, kur Prodhimi i Brendshëm Bruto reduktohet për dy-tremujorë radhazi, atëherë ajo ekonomi konsiderohet në recesion. Parashikimi për këtë vit është që ekonomia të rritet me 2-3 për qind në terma reale, por rimëkëmbja besohet se do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit, ku shpresat më të mëdha bazohen te sezoni turistik veror. Statistikat e qeverisë raportojnë edhe rënie të fitimeve të kompanive. Në tremujorin e parë të vitit 2009, kompanitë patën paguar 5.4 miliardë lekë tatim-fitimi, ndërsa këtë vit janë paguar vetëm 5.1 miliardë.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Dyert nuk paraqesin problem për kalin (Video)
» Zëdhënësat, “memecët” e qeverisë
» Kosove, debat ne mbledhjen e qeverise
» Rama: Reagimi i qeverisë, shpërfillës
» Ndertimi, renie masive e investimeve
» Zëdhënësat, “memecët” e qeverisë
» Kosove, debat ne mbledhjen e qeverise
» Rama: Reagimi i qeverisë, shpërfillës
» Ndertimi, renie masive e investimeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi