Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ipeshkët, thirrje për dialog People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ipeshkët, thirrje për dialog People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ipeshkët, thirrje për dialog

Shko poshtë

Ipeshkët, thirrje për dialog Empty Ipeshkët, thirrje për dialog

Mesazh nga Vizitor Wed 5 May 2010 - 3:13

Ipeshkët, thirrje për dialog Brokaj_tn_3
Foto nga ambientet e greves se urise
Asambleja e ipeshkëve të Kishës Katolike shqiptare në mbledhjen e rregullt të tyre kanë diskutuar edhe ne lidhje me situaten që po kalon vendi.


Pas diskutimit ipeshkvet katolike i kane derguar nje thirrje, presidentit te Republikes, kryeparlamentares, kryeministrit, kryetarit te opozites si dhe gjithe kryetareve te partive. Kleriket shprehen se "duke përjetuar situatën shoqërore politike në vendin tonë e cila po kalon një krizë që dita-ditës po thellohet, u drejtohemi me këtë thirrje të gjitha institucioneve të lartpërmendura".

Më tej deklarata shton se "duke ndjekur me shqetësim zhvillimin e situatës 10 muaj pas zgjedhjeve, e ndjejmë per detyrë që si barinj të Kishës Katolike të angazhohemi për përmirësimin e situatës. Në këtë situatë të krijuar populli ynë po vuan. Ai ka të drejtë për një shoqëri më vëllazërore dhe paqësore. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend qe po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me rradhë, dhe integrimin në Bashkimin Europian.

Prandaj i ftojmë politikanët që me ndërgjegje dhe përgjegjësi të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, për të cilin ka vend gjithmonë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë, duke pasur në zemër dhe në mendje gjithmonë të mirën e njerëzve tanë të vuajtur. Nga ana jonë i lutemi Zotit dhe do të nxisim besimtarët tanë që të luten për një zgjidhje sa më të shpejtë".
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi