Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF

Shko poshtë

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF Empty JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 11 May 2009 - 21:47

Pal Sokoli



U PËRMBYLL JAVA E KULTURËS SHQIPTARE- ALBANISCHE KULTURWOCHE
DÜSSELDORF
5-9. Maj 2009

Është hera e dytë qe në kryeqytetin e shtetit, Nordrhein-Westfalen, në Düsseldorf, u mbajt ;” Java e kulturës shqiptare”( nga 5-9 Maj 2009).
Projekt ideja e artistit shqiptar qe jeton dhe krijon në Gjermani z. Ferdinand Dade. Në koordinim me institucionet kulturore
te Dyseldorfit dhe te Ambasadës shqiptare ne Gjermani dhe me ndihmën e
Ministrisë se turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve dhe Ministrisë së
punëve të jashtme të Shqipërisë, kryeministrit të
Nordrhein-Westfalen-it, shoqatës artistike Malkasten, dhe të
artdashësve tjerë shqiptarë dhe gjerman u përmbyll një javë shumë e pasur kulturore. Java e kulturës shqiptare filloj me përshëndetjen e z. Hans-Georg Lohe, shefi i zyrës për kulturë në
kryeqytetin e shtetit të NRW-së, Dyseldorf dhe te z. Gazmend
Barbullushi i ngarkuari me punë ne ambasadën e Shqipërisë ne Gjermani,
të cilët folën për rëndësinë e këtij takimi dhe njohjes se kulturës se ndërsjellët mes popujve tanë. Pasoi një ligjëratë nga studiuesja e gjuhës shqipe dhe publiciste, Dr. Suzana Finger ,”Hinter den Bergen,den blauern,liegt das Meer” "Pas maleve të kaltra shtrihet deti",
pastaj me mbrëmjen e filmit shqiptar(me datën 07.05.09),ne kinemanë”
Black Box/Filmmuseum” u shfaqen filmat shqiptarë:”Koha e Kometës” ne
regji te Fatmir Kocit,”Ne dhe Lenini “të Saimir Kumbaros, dokumentarin”
In Tirana und anderswo” të Marko Doringer dhe “Lule Bore” të z. Robert
Budina dhe me udhëheqjen dhe prezantimin e znj. Neviana Dosti.

Kulmi
i prezantimit të kulturës shqiptare u prezantua ne mbrëmjen e
dt.08.Maj.09, në Robert-Schumann Saal,Ehrenhof 4-5, me paraqitjen e
muzikës se zgjedhur klasike shqiptare nga kompozitorët me të njohur shqiptarë si; Ç. Zadeja, T. Harapi, P. Jakova, V. Tole, Pirro Çako, A.
Peci, I. Shehu, P. Vorpsi dhe A. Paparisto. Programin e përshëndeti
përfaqësuesi i ambasadës shqiptare për kulturë ne Gjermani z. T.
Alizoti, i cili përshkroi një historik të shkurtër të artit dhe
kulturës shqiptare, kultivimit të muzikës klasike dhe ruajtjes se
origjinalitetit të saj nëpër kohën e diktaturës e gjerë ne ditët e
sotme, dhe rendësin e njohjes me publikun gjerman. Z. T. Alizoti e përmbylli duke thënë se ;” Shqipëria është vend
i vogël por me zemër të madhe”. Mbrëmjen e muzikës klasike e udhëhoqi
pianisti dhe dirigjenti i njohur Desar Sulejmani, i cili se bashku me
interpretues dhe instrumentalistë te shkëlqyer të muzikës klasike shqiptare siç ishin: Pedagoge dhe sopranoja e njohur Suzana Frashëri,
e cila u mirëprit nga të pranishmit me respekt të veçantë. Znj.
Frashëri dëshmoi qe nuk është rastësisht fituese e disa çmimeve
kombëtare dhe ndërkombëtare për këngë. Tenori Kastriot Tusha, i
cili në solo apo edhe ne duet me Migena Gjatën pasionuan publikun me
interpretime origjinale nga kompozitoret tanë. Kastriot Tusha dëshmoi
se hyn në rangun e Tenorëve me të njohur te skenës se këtij zhanri
muzikor. Z. Tusha njihet edhe si iniciues e organizator i “Tre Tenorët” në Shqipëri. Migena Gjata (soprane) gjithashtu dëshmoi se talenti i saj si soprane do ta ketë një vend të merituar në skenën e muzikë klasike shqiptare. Kuarteti me mjeshtri të rrallë plotësoj hapësirën muzikore të një ansambli qe mungoj ne Dyseldorf. Përvoja e madhe e Desar Sylejmanit(pianist), Pjetër Guramadhi (violonçel) Eriona Jaho (violinë) dhe e Arian Pacos
(violinë) bënë qe publiku i Dyseldorfit dhe me gjerë, shqiptar dhe
gjerman ti shpërblej me duartrokitje frenetike. U interpretuan
variacione me motive nga këngët popullore shqiptare, balada, valle dhe elegji për piano e violinë, pjesë nga Opera e parë shqiptare ”Mrika”e Preng Jakovës(1948) , sidomos dueti Mrika dhe Doda, romancë qe përfundon me bashkimin e tyre përkundër vështirësive ne realizimin e dashurisë, në interpretim te shkëlqyeshëm të K.Tushës
dhe M.Gjatës. Pastaj kompozimet ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare
e sidomos “iso” qe është nen sigurimin e UNESCO-së u prezantuan si
xhevahir të çmuar te muzikës shqiptare dhe me dinjitet para publikut të
gjerë shqiptaro-gjerman në Dyseldorf. Programi i zgjedhur muzikor
filloj ne 20 h, dhe zgjati deri ne 23,30 h, do të thotë tri orë e gjysmë përjetim të muzikës së mirëfilltë klasike shqiptare, po siç thanë ne fund të programit znj.
M. Schirge dhe të z. H. Lohe kaluan shumë shpejt dhe pa u vërejtur se
ishte bërë aq vonë. Pas përfundimit te programit u dhuruan lule
përfaqësuesve te institucioneve qe kontribuuan ne realizimin kësaj
mbrëmje te bukur muzikore.

Ditën
e shtunë me dt. 09.05.09 në Altestadt 6+7, gjithashtu ne Dyseldorf,
filloi me ekspozitën e artistëve me të njohur shqiptar te cilët me
punimet e tyre tërhoqën vëmendjen e shumë artdashësve gjerman dhe shqiptar. Nen tinguj
te muzikës se lehtë dhe diafilmit qe pasqyronte një të kaluar
shqiptare, pikturat dhe skulpturat artistëve tonë kishin zbukuruar
muret e Galerisë Gauer&Breckner. Me interesim te veçantë
parakalonin të interesuarit para krijimeve te z. Alfred Dade, Robert
Dragoti, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Ali Oseku, Artan Peqini, Genc
Permeti, Anila Rubiku, Besim Tula dhe Driant Zeneli. Dukshëm shihej
dallimi ne stilin dhe mjeshtërinë e punës se krijuesve te cilët kishin ekspozuar punimet e tyre, po qe si tërësi preknin ndjeshëm pikat kulminante të artit pamor shqiptarë.

Ne përfundim të kësaj jave kulturore në Atelienë e kësaj Galerie përshëndeten; z.Hans-G.
Lohe, ne emër të institucioneve te kulturës se NRW-së dhe i ngarkuari
me punë për çështje kulturore ne ambasadën shqiptare z.T.Alizoti .
Përfaqësuesit e cilësuan si të suksesshme këtë javë te prezantimit të
kulturës shqiptare ne Gjermani, falënderuan nga zemra të gjithë qe
kontribuuan për këtë takim qe pati suksesin e vet. Ferdinand Dade u
falënderua ne emër të artistëve qe u prezantuan këtë javë ne Gjermani,
dhe falënderoi të gjithë me emër ata qe i ndihmuan ne realizimin e
këtij projekti. “Projektin e kam quajtur “Rrugët” duke aluduar ne
këmbimin e rregullt të të arriturave kulturore të artistëve shqiptar
dhe gjerman e sidomos dëshiroj qe këto rrugë te mbeten te hapura me qytetin Dyseldorfit të cilët po bëjnë shumë vitet e fundit për një projekt të tillë”.


Arti
është çelësi me i mirë diplomatik për thyerjen e mureve ndërkulturore
po edhe politike ne mes të kulturave apo të shteteve ndryshme.
Shqipëria vuajti mjaftë vitet e diktaturës dhe të mbylljes politike
e kulturore, kështu qe ajo me shumë njihej për diktaturën e saj të egër
se sa për të arriturat e saj. Në pjesët tjera të Shqipërisë gjithashtu
nuk ishte gjendja më e mirë, përderisa koordinohej nga regjimet e
huaja,Jo rrallë edhe prezantuesit e saj në mërgatë nuk ishin të
përgatitur sa duhej të prezantojnë me kompetencë vlerat e mirëfillta kulturore. Tani qe Shqipëria hyri ne NATO dhe është kandidate për te hyrë ne shtetet e EU-së, pastaj Kosova fitoj pavarësimin e sajë, na nevojitën se pari prezantimi i
mirëfilltë i kulturës sonë qe do të ishte ana tjetër e medaljonit te
cilin na kanë propaganduar të tjerët gjer me tani, po si dukët na duhet
një integrimi i brendshëm etnik me i fuqishëm dhe transparent e pastaj edhe ndërkulturorë. Po e përfundoj me mendimet
e prof. Gazmend Leka i cili e cilësoi te suksesshme këtë javë
kulturore, por e tha se i vije keq qe ky prezantim nuk përfaqësoj të
gjitha trevat shqiptare, këtë realitet qe po përmbysë gjithçka ka ndarë kulturën dhe gjakun tonë shqiptare gjerë me tani nuk
kemi çka ta fshehim, bashkimi ynë po behët realitet qe do të i
paraprinte bashkimit me kulturat tjera apo globalizimit të
përgjithshëm. Kontribut mjaft i rëndësishëm dhe shembull do të ishte kjo javë , “Albanische Kulturwoche” ,Java e kulturës shqiptare, në Dyseldorf.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi