Gjirokastër, zhduket trashëgimia kulturore
Faqja 1 e 1

Qindra objekte të trashëgimisë materiale e kulturore të Gjirokastrës u janë shitur prej banorëve, tregëtarëve të huaj të antikuarëve, kryesisht grekë dhe italianë.
Vetë banorët thonë se i kanë shitur këto objekte për të plotësuar nevojat e tyre ekonomike për vlera të papërfillshme. Lule Fico është banorja e vetme e shtëpisë së madhe të Ficove në Gjirokastër.
Ajo thotë se prej objekteve të vjetra të shtëpisë kanë mbetur vetëm disa ekzemplarë. “I shitëm se nuk ua dinim vleren dhe ishim nevojtarë”, shprehet ajo. Genci Kutra thotë se i është drejtuar Muzeut Etnografik në Gjirokastër, por vazhdimisht kanë munguar financimet për t’i blerë objektet. “Unë kam shitur një mandolinë, një gramafon, disa pllaka gramafoni dhe disa enë kuzhine prej bakri”, pohon ai.
Muzeu Etnografik në Gjirokastër tashmë prej 20 vitesh nuk kryen asnjë blerje në objekte të trashëgimisë kulturore. “Qytetarët na kanë sjellë shpesh herë objekte, por nuk kemi mundur t’i marrim sepse nuk ka fonde”, thote drejtoresha e muzeumeve në Gjirokastër, Teuta Kallajxhi. Megjithëse ligji i trashëgimisë kulturore detyron Institutin e Inventarizimit të Kulturës Materiale të inventarizojë të gjitha objektet me vlerë muzeale, aktualisht në Gjirokastër nuk është regjistruar asnjë i tillë. Qindra objekte të vjetra janë zhdukur, tjetërsuar ose po shkojnë drejt degradimit në shtëpite gjirokastrite.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Trashegimia Kulturore Shqiptare
» Trashegimia kulturore, 'drejt zhdukjes' (FOTO)
» “Zgjohu”: Po grabitet trashëgimia ilire
» Gjirokastër, socialistët në protestë
» Gjirokastër, digjen dy automjete

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi