IPKO zbret çmimet e pakove të televizionit digjital
Faqja 1 e 1
IPKO zbret çmimet e pakove të televizionit digjital
Gjatë muajit maj, IPKO zbret çmimet e pakove të televizionit digjital, për të gjithë konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues. Konsumatorët e rinj do të paguajnë vetëm 5 euro për resiver, ndërsa ata ekzistues do të blejnë pakot familjare për 11.95 euro në muaj. IPKO ka lansuar edhe pakon DUO GOLD.
Konsumatorët e rinj të televizionit digjital IPKO të cilët blejnë pakon Familjare me çmimet e reja promovuese, do të paguajnë vetëm 5 euro për aktivizim fillestar (nga çmimi i mëparshëm prej 20 euro).
Me gjithsejtë 19.95 euro, ata do të pajisen me resiverin digjital dhe pakon Familjare, e cila përmban kanalet më të mira shqiptare dhe të huaja për filma, lajme, dokumentarë, muzikë dhe kanale për fëmijë.
Në anën tjetër, të gjithë konsumatorët ekzistues të televizionit digjital IPKO, do të mund të blejnë pakon familjare për vetëm 11.95 euro në muaj. Ky lirim vjen si pjesë e shumë befasive pranverore të cilat kompania IPKO do t’i bëjë për të gjithë konsumatorët e saj.
Pjesë e befasive të pranverës është edhe pako DUO GOLD, e cila përmban pakon e mirënjohur DUO (internet+TV) bashkë me 5 ngjarje televizive Pay per View dhe kanale shtesë të cilat nuk janë pjesë e pakon familjare , të cilat i bashkëngjiten pakos DUO GOLD.
Shpejtësia e internetit prej 1Mbps për dy kompjuterë, Pako Familjare, pesë ngjarje PPV dhe shtesa të tjera interesante janë pjesë e pakos DUO GOLD. Çmimi promocional për konsumatorët e rinj është 29.95 euro, ndërsa bashkë me këtë pako vjen edhe resiveri me vetëm 5 euro shtesë.
Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të limituar, dhe është pjesë e befasive pranverore të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e saj.
L!nndy'- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : n'Matiqan
Postime : 160
Gjinia :
Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi : Design
Similar topics
» Adi Krasta: Femrat e televizionit grimohen keq
» Google paraqet vizionin e ardhmërisë së televizionit
» Sonte ndahen 10 çmimet e “Skena UP”
» Çmimet po shkojnë në qiell. Ku po shkojmë ?!
» Adele triumfon në çmimet Billboard
» Google paraqet vizionin e ardhmërisë së televizionit
» Sonte ndahen 10 çmimet e “Skena UP”
» Çmimet po shkojnë në qiell. Ku po shkojmë ?!
» Adele triumfon në çmimet Billboard
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi