Shqipëria, pika fillestare për Konferencën e parë të Softuerit të lirë në Ballkan
Faqja 1 e 1
Shqipëria, pika fillestare për Konferencën e parë të Softuerit të lirë në Ballkan
Me 11-12 shtator të këtij vitit, FLOSS Albania dhe Universiteti i Vlorës do të organizojnë Konferencën e parë për Lirinë e Softuerit në Ballkan, në Vlorë të Shqipërisë.
FreeSB 2010 (Free Sofware in Balkans) është konferenca e parë e këtij lloji për Softuer të lirë dhe me kod të hapur në Ballkan. Kjo konferencë do të ketë si synim mbledhjen e profesionistëve, akademikëve dhe entuziastëve që shkëmbejnë vizonin se softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin që ta zhvillojë dhe ta përshtatë për nevojat e tyre.
Ideja për FRESSB është paraqitur nga Flavia Marzano, që ka qenë faktor kyç për mbajtjen e suksesshme të SFK ’09 (Software Freedom Conference), në të cilën kanë marrë pjesë ligjërues nga 16 shtete, shumica prej të cilëve nga Ballkani.
Si rrjedhojë e kësaj, FLOSS Kosova ka vendosur që të ndihmojë në krijimin e një konference të gjerë nëpër Ballkan. Kjo do të jetë më e gjerë dhe nuk do të fokusohet në një shtet të vetëm. Por gjithashtu do të duhej të ndihmojë në krijimin e ekipeve lokale ku mbahet konferenca.
FRESSB ka si synim bërjen e konferencës një event tradicional, që do të mbledh audienca regjionale një herë në vit për leksione dhe prezantime nga profesionistë të ndryshëm ndërkombëtar dhe kombëtar që do të prezantojnë zhvillimet më të fundit në komunitetin e përgjithshëm për softuer të lirë dhe të hapur. Ajo do të mbahet prej një shteti në një shtet tjetër, çdo vit me radhë.
Konferenca gjithashtu do të tentojë që të njoftojë bizneset e Ballkanit dhe publikun për alternativa me kosto të ulëta ndaj softuerëve të shtrenjtë, në trajnimin e njerëzve lokal në zhvillimet më të fundit në softuer dhe vegla bashkëpunuese sociale , promovimin e respektit për licenca legale, dhe njoftimin e publikut me metodat më të mira për lokalizimin e softuerit dhe njohurisë.
Konferenca që fillimisht do të mbahet në Shqipëri, do të ketë të ftuar ligjores nga anembanë Ballkani. Fokusim të veçantë do t’i kushtohet administrimit publik, e gjithashtu ka plane edhe për “Software Hacking Rooms” që ka si qëllim planifikime të projekteve të ndryshme.
L!nndy'- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : n'Matiqan
Postime : 160
Gjinia :
Anëtarësuar : 06/05/2010
Hobi : Design
Similar topics
» Ç?të të qaj më parë, Shqipëria imeTi je e uritur, shteti do tatime
» Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Pika Juaj e Dobet????
» Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Pika Juaj e Dobet????
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi