Mergimi Tradite Lotesh
+2
Shaban Cakolli
Gjakush Tana
6 posters
Faqja 1 e 1
Mergimi Tradite Lotesh
Duke dashur te motivoj dalje nga kornizat e nje komunikimi te natyrshem, ne nje nivel krijues, e parashtroj perpara jush, qe besoj se secili, ka te shkruaj per kete teme ! Nderime !
Gjakush Tana- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime : 3461
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi : poezia, proza, drama
Re: Mergimi Tradite Lotesh
ZEMËR E NDARË
O zemer e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku la motrën dhe vëllan?
Ike,e shkove aq larg
nëpër porta që nuk gjenë fat
O zemer e gjora
ti më je sikur ora
ca kohë ti impulson
një ditë nga jeta pushon!
Të vdisje për tokat shqiptare
do të ngrisnin lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote. :( :(
O zemer e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku la motrën dhe vëllan?
Ike,e shkove aq larg
nëpër porta që nuk gjenë fat
O zemer e gjora
ti më je sikur ora
ca kohë ti impulson
një ditë nga jeta pushon!
Të vdisje për tokat shqiptare
do të ngrisnin lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote. :( :(
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: Mergimi Tradite Lotesh
Malli me mbyti
Me mbyti ky mall...me mbyti
me vrau mungesa jote...ketu
me djegin lotet,me percellojne
me fundosi kjo dhimbje...shpirti im
Sa ngrohte aty ne gjirin tend...
mu thane perkedheljet,pa i ujitur
me dhemb kjo zemer...dhemb shume
aq shume lote kam gelltitur.
Si gjithmone une klith drejt teje
ti me degjon dhe vjen...i paqene
Une te mbyll ketu...e rraskapitur
ti me heq lodhjen...e prape shkon...
Me mbyti ky mall...me mbyti
me vrau mungesa jote...ketu
me djegin lotet,me percellojne
me fundosi kjo dhimbje...shpirti im
Sa ngrohte aty ne gjirin tend...
mu thane perkedheljet,pa i ujitur
me dhemb kjo zemer...dhemb shume
aq shume lote kam gelltitur.
Si gjithmone une klith drejt teje
ti me degjon dhe vjen...i paqene
Une te mbyll ketu...e rraskapitur
ti me heq lodhjen...e prape shkon...
Re: Mergimi Tradite Lotesh
Të ndjej kaq larg ...dhe larg je.
por o Zot si kjo ndjenjë nuk kam provuar.
Më vret shpirtin.
E ma çjerr zemrën në çdo rrahje të vetme.
Dhe unë
Dëgjues i historisë sime
rri e pres.
Sa jemi larg.
Dhe më larg akoma na çon malli për njëri-tjetrin.
Dhe personazhi i vetes sime
vjen tek ti , çdo orë , çdo ditë.
Dhe sa më shumë takohemi kështu
aq më larg dhe me rrallë shihemi.
Më ka marrë malli vërtet
aq sa kam frikë kur përsëri të të shoh
S'do ta besoj...s'ka se si të jetë e vërtetë.
Po sa e fortë qenka largimi i qënies.
Hedhja e tij e hedhja e saj tutje tëhu.
Dhe unë dëgjues i historisë sime
pres të vi
unë a personazhi im...nuk e di

Emigrantes se dashur "
Nete e dite te kam pritur
shume....
shume u vonove
ti....
emigrante te kish ikur
o zot....
kete se besoja.
Harrova, harrova
korrikun....
ate muaj te zi
anije.....
te mbushura me dashuri
ku vene....
O Zot mos ne Itali.
Nuk prita spak
jo....
ashtu i hutuar
vrapoja....
te kerkoja dashurine
por....
ajo ishte shume larg.
Dete te madh kish kaluar
ajo flokverdhe qe doja
i shkruaja ashtu plot lot
por pergjigje nk mora dot
Kjo dore qe po shkruan
dhe keto sy qe po derdhin lot
e kane nje orrigjine
e dashur....
e kane nje adrese te plote.
Nete e dite te kam pritur
shume....
shume u vonove
ti....
emigrante te kish ikur
o zot....
kete se besoja.
Harrova, harrova
korrikun....
ate muaj te zi
anije.....
te mbushura me dashuri
ku vene....
O Zot mos ne Itali.
Nuk prita spak
jo....
ashtu i hutuar
vrapoja....
te kerkoja dashurine
por....
ajo ishte shume larg.
Dete te madh kish kaluar
ajo flokverdhe qe doja
i shkruaja ashtu plot lot
por pergjigje nk mora dot
Kjo dore qe po shkruan
dhe keto sy qe po derdhin lot
e kane nje orrigjine
e dashur....
e kane nje adrese te plote.
Re: Mergimi Tradite Lotesh
Meqe ju ia niset me poezi qe kane noten e mallit per gurbet, une qe shume pak kam kaluar atyre shtigjeve do tu rikujtoj se edhe ata qe presin tu kthehen nga kurbeti kan nje zjarr te pa pare ....
NE PRITJE
Me duket se do te vdes pa ty
me vrau mungesa qe nuk je ketë cast
sa here per ty me lot lahem nuk e di
me vdiq largesia qe ste kam per rast!
I lexoj shkrimet qe behen me firmen tende
si lule cdo shkronje me lot ujis
ku shkoj gjithë gezimi i shpirtit nga kjo mendje
sikur rrufeja i bie mbi plis !
Edhe lisit kur i bie rrufeja , e shiton !
Ashtu jam une pse me mungon Ti !
Te isha me ty i lumtur gjithmon
edhe i vdekur ne toke do te isha i ri !
NE PRITJE
Me duket se do te vdes pa ty
me vrau mungesa qe nuk je ketë cast
sa here per ty me lot lahem nuk e di
me vdiq largesia qe ste kam per rast!
I lexoj shkrimet qe behen me firmen tende
si lule cdo shkronje me lot ujis
ku shkoj gjithë gezimi i shpirtit nga kjo mendje
sikur rrufeja i bie mbi plis !
Edhe lisit kur i bie rrufeja , e shiton !
Ashtu jam une pse me mungon Ti !
Te isha me ty i lumtur gjithmon
edhe i vdekur ne toke do te isha i ri !
Gjakush Tana- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime : 3461
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi : poezia, proza, drama
Re: Mergimi Tradite Lotesh
Lerrmeni pak atdhe
Pak më shumë shqiptar*
Atdheut nuk i thuhet kurrë lamtumirë. Ky është kod i
trashëguar prej kohësh dhe ruhet me një fanatizëm të
madh prej mërgimtarëve shqiptarë.
Ndoshta një “mirupafshim të mbështjellë në lot”.
Askush më shumë se poetët e mërguar nuk e përjeton
dhimbjen për tokën-atdhe,
për tokën që kurrë nuk mund të harrohet. Dhe ekziston një
lidhje e veçantë mes shqiptarëve dhe Anglisë (Londrës në
veçanti), por që poetët e këtushëm u mëshojnë më shumë
përjetimeve, emocioneve, sesa historisë; që nga deklarimet për
ndarjen e Shqipërisë, deri tek vendosmëria angleze për të
ndaluar një masakër nga më të përgjakshmet dhe më të
pashembulltat në një truall të atdheut tonë, në Kosovë.
Por ky nuk ka qenë motiv i vetëm që i shtyu poetët shqiptarë që
jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkruajnë diçka më shumë
se një përjetim, të formulojnë ashtu siç e ndjejnë atë që quhet
krijim, qoftë në poezi apo në prozë.
Ishte ballafaqimi me kulturat e tjera, kur krejt të vetëdijshëm
për vlerat e çmuara dhe të lakmueshme që trashëgojmë si komb,
gjeten një arsye më shumë për të thënë fjalën e tyre, sidomos
kur identiteti nëpërkëmbej, apo kur kalonin nga ndonjë muze
në metropolin anglez dhe shihnin diçka nga Shqipëria. Një
vend ku qëndroi mbreti shqiptar, apo ndonjë kostum kombëtar
shqiptar të ekspozuar nga Bajroni dhe deri tek ndonjë shkrim
i zonjës së madhe angleze, Edit Durham, që bëri aq shumë për
shqiptarët dhe Shqipërinë. E pse jo një hotel të vogël,
ku qëndruan kryeministri i parë shqiptar, së bashku me të
gjithë delegacionin që përfaqësonin Shqipërinë. Të gjitha këto
duken se kanë qenë shkëndijat që, të gërshetuara me realitetin
shqiptar i cili vazhdon të mbetet i dhimbshëm dhe,duke u
ndjerë krejt të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, pasi
ndihen më shumë se të braktisur, vendosën të mbrohen
prej gjithçkaje dhe të hyjnë në kalanë e fuqishme dhe të vështirë
të letërsisë (ndonëse disa prej tyre edhe për herë të parë) dhe të
thoshin fjalën e tyre në mënyrën e tyre krejt origjinale.
Kështu gjetën pallton që do t’i mbante ngrohtë, jo vetëm prej të ftohtit
anglez, por edhe që do t’i mbronte edhe prej pluhurit,
shpeshherë të padurueshëm që ngrihej rreth tyre. Dhe nëse
piktorët për ATDHEUN e largët, kishin fiksuar një imazh,
një vatër, një ngjyrë, krijuesit poetë e mbajnë ATDHEUN
shumë afër, e mbajnë shumë ngrohtë dhe jo rrallë, fjala e tyre
merr përmasat e një thirrje ndërgjegjshmërie, për të gjithë
bashkatdhetarët, për t’u ndjerë pak më shumë krenar. Me
fjalën e tyre këta autorë krijojnë rryma të fuqishme, të cilat,
jo vetëm që largojnë pluhurin e përçudnimit, që vjen, jo rrallë
herë, rreth tyre, e që dihen fort mirë sesi dhe pse krijohet, por
tejçojnë vlera shqiptare, që janë të papërsëritshme dhe të
lakmueshme, duke risjellë në mendjen e “të pluhurosurve”,
pak më shumë dritë që rrezaton mbi thënien e rilindësve se
jemi krenarë që jemi shqiptarë.
“Lërmëni pak atdhe” është thirrja që i bashkon të gjithë këta
krijues në këngën e madhe shqiptare, ku duket se në fund
duhet të ketë një varg, një kërkesë për një copë tokë shqiptare,
ku duan të prehen...
Kjo antologji duket si një letër e gjatë, një letër e nisur drejt
atdheut, ashtu si dhe drejt diasporës shqiptare që nuk ka
ndonjë adresë, por duket se u drejtohet të gjithëve, që nga
pushtetarët e politikanët dhe deri tek ata mërgimtarë që kanë
harruar të jenë shqiptarë, apo atyre nënave që në mërgim i
porosisin fëmijët, kur i nisin për në shkollë, që të mos thonë se
janë shqiptarë. Është një këngë e gjatë që sfidon doganat, vizat,
aeroportet apo kontrollet. Është këngë që shpërthen meridianët
shpesh herë të hekurt për ne shqiptarët dhe shkon drejt një
dere që përfundon në ATDHE.
U gjetën një mijë e një arsye për largesën dhe sidomos mungesën
“Atdhe” dhe nëse dikur kishin shkruar ndonjë varg për mërgimtarët,
tani ata vetë ishin subjekti. Sa e ëmbël është vatra ATDHE....
Dhe krijuesit kanë një gjuhë sa të vështirë aq edhe të thjeshtë
të komunikimit. Nuk është e rëndësishme nëse u takuan në
ndonjë bibliotekë, në ndonjë tavolinë të thjeshtë druri, apo në
ndonjë sallon të aristokracisë angleze. Ata i bashkoi diçka
më shumë se stili, më shumë se poezia, apo letërsia në tërësi.
Ishte fjala shqip dhe dëshira për t’u ndjerë pak më shumë
shqiptarë, në ballafaqimin e madh të kulturave dhe të vlerave.
Tani bota është bërë e vogël, por duket se trenat e Evropës po
na lanë akoma të presin nëpër stacione, apo bileta jonë është
parashikuar për në kohë të vona. Autorët e kësaj antologjie
kërkojnë pak më shumë atdhe dhe vetënxiten duke kërkuar
edhe prej bashke komabasve për t’u ndjerë pak më shumë
shqiptarë.
***
Krijuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë një hapësirë të gjerë
krijimi dhe një gjeografi mjaft të larmishme. Ata vijnë thuajse
nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke pasqyruar në krijimet
e tyre që nga ambientet e aristokracisë angleze dhe deri tek qytetet e
gurta, apo tek zanat e bjeshkëve. Kjo antologji që përfshin
krijues të ndryshëm, nga Rrahman Dedaj, shkrimtari me
përmasa evropiane, deri tek 17-18 vjecarët apo dhe të tjerë që
hedhin hapat e parë drejt letërsisë, të veshur me mantelin e
poetit.
Përsa i përket qëllimit mund të thuhet se është tejkaluar. Nëse
në fillim u mendua se kjo antologji do të shërbejë si një tribunë
ku do të bashkohet zëri i krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e
Bashkuar, pasi ky vend njihet si një nga vendet ku
komuniteti shqiptar është më i riu (mosha e tij numërohet me
gishtat e dorës) dhe do të jetë si një nxitje për të gjithë krijuesit
sidomos ata të rinjtë, tani besojmë se kemi të drejtë të
pretendojmë se nëpërmjet kësaj antologjie po tejçojmë edhe
një vlerë të fuqishme letrare.
Le të besojmë se ky do të jetë një hap që do të kthehet në traditë
si mbrojtje e vlerave të çmueshme, dhe të lakmueshme që na
karakterizojnë si komb.

lot lot
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Mergimi Tradite Lotesh
shum te dhimbshme,keto gjera qe keni shkruar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Jeta pa dashuri nje imponim apo nje tradite...?
» Mergimi per mua esht ... ...
» Mërgimi dikur dhe sot
» Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj
» Mergimi per mua esht ... ...
» Mërgimi dikur dhe sot
» Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi