Mërgimi dikur dhe sot
4 posters
Faqja 1 e 1
Mërgimi dikur dhe sot
Mërgimi është një dukuri e cila e përcjell njerëzimin gjatë tërë historisë e deri në
ditët tona, tani me përmasa biblike të ekzodusit të më se dyqind milion njerëzve,
pothuaj gjithnjë në lëvizje, në kërkim të ndonjë vendstrehimi më të sigurt, të
punësimit, të përmirësimit të kushteve jetësore. Shkaktarët e mërgimit janë të
shumëfishtë: gjendja politike, ekonomike, vërshimet, tërmetet, diktaturat, lufta,
thatësia, ndryshimet klimatike, sëmundjet e ndryshme…
Për ne shqiptarët mërgimi është një varrë e kahershme dhe e ditëve tona, qysh
prej sundimit turko-otoman dhe të tjerëve: mërgimi i arbëreshëve të Italisë, i
arvanitëve në Greqi, i arnautëve në Turqi, i arbanasëve në Kroaci e kudo
gjetiu…e deri më sot: për Kosovën diktatura serbe sidomos gjatë viteve 1981
1999, për Shqipërinë shthurja e komunizmit dhe varfëria e skajshme… Të gjitha
këto sfida dhe rreziqe i kemi përballuar vëllazërisht dhe bashkërisht, me duresë,
qëndresë, strategji paqësore jodhunore, me bashkëpunim, bamirësi dhe
solidaritet të lartë, me ndjenjën e thellë se jemi një si në të mira, ashtu edhe në të
vështira. Mërgimtarët tanë tani gjenden në një gjendje mjaft të vështirë, ndoshta
edhe më të ndërlikuar se para apo pas Luftës së vitit 1999, sepse atëherë së paku
kishin arsye të jetojnë dhe të punojnë në botën e jashtme, të kontribuojnë në
rezistencën tonë paqësore dhe luftarake, ta ndihmojnë njëritjetrin për të
mbijetuar. Tani kur fatbardhësisht më nuk ka rrezikim jete, diktaturë, dhunë,
sundim të të huajve, mërgimtarët tanë disi janë të tronditur dhe të hutuar, me
dilema të mëdha në mendje dhe në shpirt: çka të bëjmë tani? Të kthehemi apo të
vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në botën e jashtme? Çka do të ndodhë në
të ardhmen me fëmijët tanë, me rininë tonë? A do të kthehen apo do të mbesin
gjithnjë jashtë, të huaj, mërgimtarë? Disa prej tyre edhe do të ktheheshin, por
fëmijët dhe rinia e tashme janë “përshtatur” kushteve të jetës dhe të punës në
botën e jashtme. Po ashtu Kosova ende nuk ofron kushte të mira dhe të sigurta
për punësim, për investime…
Kjo gjendje shpirtërore krijon një lloj ndarje të brendshme, krijon mosbesim,
dyshim, frikë, shqetësim, mërzi, deri diku edhe depresion, mos të them
dëshpërim, sepse shumica kanë pritur që pas çlirimit nga diktatura serbe
shumëçka do të ndërrohet dhe do të përmirësohet shpejt dhe mirë, e kjo ka
ndodhur vetëm p j e s ë r - isht dhe ngadalë…
Dikushprej mërgimtarëve tanë një herë më tha: A thua për ne shqiptarët ka
ndonjë vend të mirë në botë? Dhe shtoi me mjaft ironi dhe me shumë
mallëngjim: Tani na mbyti pagjumësia dhe malli!
Disa prej mërgimtarëve tanë janë integruar mjaft mirë në shoqëritë e reja, të
tjerët fatkeqësisht ende janë të “tretur” nëpër rrugët e botës, nuk e gjejnë më
askund vetveten dhe kështu krijojnë halle për vete dhe për të tjerët. Shumë
dukuri negative të botës së sotme postindustriale, si droga, prostitucioni,

Re: Mërgimi dikur dhe sot
alkoolizmi, kriminaliteti i organizuar, terrorizmi, shfrytëzimi i fuqisë së punës,
gjejnë “lëndën e parë” edhe te mërgimtarët shqiptarë, sepse është elementi më i
brishtë, i pambrojtur dhe shumë i “përdorueshëm” për keq.
Këto të liga tashmë janë të pranishme gati kudo, pra, edhe tek ne dhe ndër ne, e
mënyrat për t’u mbrojtur ende janë të pakta dhe të mangëta.
Kisha Katolike si Mësuese dhe Nënë e besimtarëve ka pasur dhe ka një kujdes të
posaçëm ndaj mërgimtarëve. Udhëzimi “Erga migrates caritas Christi” I
Këshillit Papnor për Pastoral të Mërgimtarëve dhe të Udhëtarëve, Vatikan
2004, është një paraqitje e mire dhe një sintezë e bukur për ballafaqimin e
shumë çështjeve të hapura lidhur me mërgimtarët. Dokumenti ka katër pjesë:
Mërgimi, shenjë e kohës dhe kujdesi i Kishës (fq. 11-41),
Mërgimi dhe pastorali i pranimit(fq. 42-70),
Veprimtarët në pastoralin e bashkësisë (fq. 71-92) dhe Strukturat e dërgimit
misionar (fq. 93-99), me 104 numra, me hyrje dhe përfundim si dhe me
Rregulloren j u r i d i k o – p a s t o r a l e (fq.101-116).
Edhe Kisha Katolike në Kosovë, sipas shembullit dhe udhëzimeve të Kishës së
përgjithshme, është përpjekur të vihet në shërbim të mërgimtarëve tanë në
Evropë dhe në SHBA, që barinjtë të jenë së bashku me grigjën e
shkapërderdhur. Pastorali, liturgjia, katekeza, çdo veprimtari baritore ndër
mërgimtarët i misionarëve dhe murgeshave shqiptare ka dy shtylla bartëse: fenë
dhe kombin, ruajtjen dhe kultivimin e mirëfilltë të trashëgimisë fetare dhe
kulturore, ndihmon dukshëm në ruajtjen e identitetit tonë fetar dhe kombëtar, si
dhe në procesin e integrimit në rrethe dhe vende të reja.

eshte shume e veshtire te jesh larg njerezve qe do dhe qe te duan;por sidoqofte jan arsye te shumta qe i bejn njerezit te mergojne.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Mërgimi dikur dhe sot
jetmira shkruajti:eshte shume e veshtire te jesh larg njerezve qe do dhe qe te duan;por sidoqofte jan arsye te shumta qe i bejn njerezit te mergojne.
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Mergimi per mua esht ... ...
» Mergimi Tradite Lotesh
» Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj
» Si dikur...
» Dikur......
» Mergimi Tradite Lotesh
» Mërgimi - Poemë nga Aleko Likaj
» Si dikur...
» Dikur......
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi