Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ukshin Hoti People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ukshin Hoti People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukshin Hoti

2 posters

Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:42

Ukshin Hoti u lind me 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore (tetë vite) e mbaroi në katundin e tij, ndërsa Shkollën Normale (pesë vite) e kreu në Prizren dhe në Prishtinë. Më pas i vazhdon studimet në Zagreb në Fakultetin e Shkencave Politike, ndërsa ato postdiplomike në Beograd, drejtimi i Marrëdhënieve Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare. Pasi jep dorëheqje nga posti i ministrit të jashtëm të Kosovës shkon në SHBA për të specializuar në universitetet e Çikagos, të Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C.


Që nga fillimi i viteve ’70 e gjer në ramjen e tij në burg më 1981, ka ushtruar disa funksione me peshë të veçantë politike e arsimore. Ka qenë anëtar i të gjitha forumeve federale të Jugosllavisë që merreshin me Politikë Ndërkombëtare. Në Kosovë përpos funksioneve politike ka qenë edhe ligjërues në Fakultetin Juridik e Sociologjik. Ishte i pari politikan që i vuri themelet e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me SHBA-të, me Shqipërinë e me vende të tjera perëndimore. Në vitin 1981, ishte i vetmi që e përkrahu hapur Republikën e Kosovës, (ishte kjo kërkesë e rinise studentore), edhe si politikan, e dhe si intelektual. Qëndrimi i tij kombëtar e demokratik, më 1981, ishte një shembull i papërsëritshëm për proceset demokratike në hapësirën e Evropës Lindore komuniste. Në atë kohë Kosova bashkë me Poloninë filloi te lëvizte drejt dritës, drejt një të ardhme të natyrshme demokratike që u takonte edhe popujve të kësaj pjese të Evropës. Por shteti komunist jugosllav me ndihmën e pakursyer të ish-establishmentit të atëhershëm të Kosovës (pjesa dërrmuese e tyre ishin shqiptarë), nuk ngurruan për ta dënuar Ukshin Hotin me nëntë vite burg. Pas daljes nga burgu shteti komunist e izolon plotësisht. Ndonëse ishte i braktisur prej të gjithëve, sulmi ndaj tij tashmë fillon në pikën më të ndjeshme te njeriut. I shkatërrojnë pa mëshirë familjen, madje edhe vajza e vogël tre vjeçare di të diferencohet prej babait. Natyrisht ky ishte një mësim i kursit të famshëm dhe të pashembullt të shtetit të kuq sllavë ku nuk mungonin as shqiptarët e mjerë.


I lodhur, më 1990, Ukshin Hoti vendos të shkojë në Lubjanë. Atje vepron në revistën “Alternativa”, “Republika” etj. Më vonë nxjerrë revistën “Demokracia Autentike” të cilën e drejton vetë. Por pas një kohe të shkurtër i bllokojnë revistën me metoda financiare. I papunë kthehet në Kosovë. Nën trysnin e studentëve të Universitetit të Prishtinës pranohet më në fund në fakultet ku kishte qenë edhe më parë (Universiteti i Prishtinës në atë kohë ishte jolegjitim për pushtetin e atëhershëm serb, andaj edhe sot e kësaj dite mbetet e habitshme e dhëna se drejtuesit shqiptarë të universitetit ende hezitonin për ta marrë në punë Ukshin Hotin). Më 1993 e mban edhe dënimin e dytë (mars-prill), për shkak se e kishte thyer kordonin e policisë speciale serbe tek Bërryli i Nagafcit me disa qindra bashkëkatundarë. Policia speciale serbe nuk kishte dashur t'i lejonte ata për t'u bërë homazhe Dëshmorëve të demokracisë të rënë më 27 Janar 1990 në Brestofc. Në prag të zgjedhjes së tij kryetar i UNIKOMB-it arrestohet sërish dhe kësaj radhe dënohet me pesë vite burg, gjithnjë me arsyetime tashmë të njohura të shtetit kriminal serb.
Lufta në Kosovë e zë Ukshin Hotin në burg. Më 16 maj të vitit 1999 ai është parë për herë të fundit nga shokët e burgut në Dubravë dhe po këtë ditë, pra, një ditë përpara se të përfundojë vuajtjen e dënimit, një ditë përpara se t'i mbushi pesë vite burg, Ukshin Hoti është nxjerrë prej andej me dy përcjellës. Që nga 16 maji më nuk dimë asgjë për fatin e këtij Njeriu të madh.
Kësaj radhe po e përfundojmë biografinë e Ukshin Hotit me këtë njoftim të shkurtër duke shpresuar se një ditë do të botohet një monografi e plotë për patriotin, filozofin dhe humanistin e madh të popullit shqiptar.


Ukshin Hoti pa dilemë zë vend ndër kokat më të mëdha të kombit shqiptar.
Deri më tani janë botuar vetëm dy vepra të tij: “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe vepra e madhe “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.
Deri më 16 maj të vitit 1999 Ukshin Hoti ishte një peng politik, një peng lufte, ndërkaq pas kësaj date ai vazhdon te mbetet edhe peng i Jetës sepse nuk dimë asgjë se në ç'gropë famëkeqe serbe mbahet në zinxhirë, siç do te thoshte Ismail Kadare.


Ku ndodhet Ukshin Hoti?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:43

MUNDOHEM TE MESOI SHUM GJERA EDHE KETO DITE QE FUTEM NE GJDO FORUM KERKOI NJE TE VERTET REALITETIN MUNDOHEM QE NJEREZIT TE LECOJNE SE CFAR SHKRUHET QE NJEREZIT TE KUPTOI SE KU ESHT REALITETI ME VERTE .KAM MESUAR SHUM GJERA NGA KETO SHKRIME EDHE KAM SHUM RRESPEKT PER KETO SHKRIME SEPSE ME VERTE JA VLEN TE PERHAPEN JO VETEM NE FORUME POR NE GJDO ANE TE BOTES SEPSE ME VERTE KAN VLER TE MADHE ME RRESPEKT KLEA

Ukshin Hoti - biografi e shkurtër

Ukshin Hoti u lind me 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore (tetë vite) e mbaroi në katundin e tij, ndërsa Shkollën Normale (pesë vite) e kreu në Prizren dhe në Prishtinë. Më pas i vazhdon studimet në Zagreb në Fakultetin e Shkencave Politike, ndërsa ato postdiplomike në Beograd, drejtimi i Marrëdhënieve Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare. Pasi jep dorëheqje nga posti i ministrit të jashtëm të Kosovës shkon në SHBA për të specializuar në universitetet e Çikagos, të Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C.


Që nga fillimi i viteve ’70 e gjer në ramjen e tij në burg më 1981, ka ushtruar disa funksione me peshë të veçantë politike e arsimore. Ka qenë anëtar i të gjitha forumeve federale të Jugosllavisë që merreshin me Politikë Ndërkombëtare. Në Kosovë përpos funksioneve politike ka qenë edhe ligjërues në Fakultetin Juridik e Sociologjik. Ishte i pari politikan që i vuri themelet e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me SHBA-të, me Shqipërinë e me vende të tjera perëndimore. Në vitin 1981, ishte i vetmi që e përkrahu hapur Republikën e Kosovës, (ishte kjo kërkesë e rinise studentore), edhe si politikan, e dhe si intelektual. Qëndrimi i tij kombëtar e demokratik, më 1981, ishte një shembull i papërsëritshëm për proceset demokratike në hapësirën e Evropës Lindore komuniste. Në atë kohë Kosova bashkë me Poloninë filloi te lëvizte drejt dritës, drejt një të ardhme të natyrshme demokratike që u takonte edhe popujve të kësaj pjese të Evropës. Por shteti komunist jugosllav me ndihmën e pakursyer të ish-establishmentit të atëhershëm të Kosovës (pjesa dërrmuese e tyre ishin shqiptarë), nuk ngurruan për ta dënuar Ukshin Hotin me nëntë vite burg. Pas daljes nga burgu shteti komunist e izolon plotësisht. Ndonëse ishte i braktisur prej të gjithëve, sulmi ndaj tij tashmë fillon në pikën më të ndjeshme te njeriut. I shkatërrojnë pa mëshirë familjen, madje edhe vajza e vogël tre vjeçare di të diferencohet prej babait. Natyrisht ky ishte një mësim i kursit të famshëm dhe të pashembullt të shtetit të kuq sllavë ku nuk mungonin as shqiptarët e mjerë.


I lodhur, më 1990, Ukshin Hoti vendos të shkojë në Lubjanë. Atje vepron në revistën “Alternativa”, “Republika” etj. Më vonë nxjerrë revistën “Demokracia Autentike” të cilën e drejton vetë. Por pas një kohe të shkurtër i bllokojnë revistën me metoda financiare. I papunë kthehet në Kosovë. Nën trysnin e studentëve të Universitetit të Prishtinës pranohet më në fund në fakultet ku kishte qenë edhe më parë (Universiteti i Prishtinës në atë kohë ishte jolegjitim për pushtetin e atëhershëm serb, andaj edhe sot e kësaj dite mbetet e habitshme e dhëna se drejtuesit shqiptarë të universitetit ende hezitonin për ta marrë në punë Ukshin Hotin). Më 1993 e mban edhe dënimin e dytë (mars-prill), për shkak se e kishte thyer kordonin e policisë speciale serbe tek Bërryli i Nagafcit me disa qindra bashkëkatundarë. Policia speciale serbe nuk kishte dashur t'i lejonte ata për t'u bërë homazhe Dëshmorëve të demokracisë të rënë më 27 Janar 1990 në Brestofc. Në prag të zgjedhjes së tij kryetar i UNIKOMB-it arrestohet sërish dhe kësaj radhe dënohet me pesë vite burg, gjithnjë me arsyetime tashmë të njohura të shtetit kriminal serb.
Lufta në Kosovë e zë Ukshin Hotin në burg. Më 16 maj të vitit 1999 ai është parë për herë të fundit nga shokët e burgut në Dubravë dhe po këtë ditë, pra, një ditë përpara se të përfundojë vuajtjen e dënimit, një ditë përpara se t'i mbushi pesë vite burg, Ukshin Hoti është nxjerrë prej andej me dy përcjellës. Që nga 16 maji më nuk dimë asgjë për fatin e këtij Njeriu të madh.
Kësaj radhe po e përfundojmë biografinë e Ukshin Hotit me këtë njoftim të shkurtër duke shpresuar se një ditë do të botohet një monografi e plotë për patriotin, filozofin dhe humanistin e madh të popullit shqiptar.


Ukshin Hoti pa dilemë zë vend ndër kokat më të mëdha të kombit shqiptar.
Deri më tani janë botuar vetëm dy vepra të tij: “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe vepra e madhe “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.
Deri më 16 maj të vitit 1999 Ukshin Hoti ishte një peng politik, një peng lufte, ndërkaq pas kësaj date ai vazhdon te mbetet edhe peng i Jetës sepse nuk dimë asgjë se në ç'gropë famëkeqe serbe mbahet në zinxhirë, siç do te thoshte Ismail Kadare.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:44

Ukshin Hoti Ukshini_4


Kush din gje per fatin e intelektualit Mr. Ukshin Hoti? Ai u denua ne vitin 1994 me 5 vjet burge. Ne gjykaten e Prizrenit Ukshin Hoti e akuzoi ashper kreun e LDK si shkaktar kryesor te burgosjes se tij. Ai tha: "......Tani kur fillova te e kundershtoj politiken e kreut te LDK-se u burgosa".
Fjalet e tij vertetohen edhe nga heshtja e kreut te LDK-se, askush nuk flet per Ukshin Hotin, Rugova deri me tani vetem hesht, asnje fjale nuk ka then per te. Si kryetar i Kosoves dhe si perfaqesues i popullit, ai duhet te e ngrej zerin larte dhe ta kerkoj me kembengulje te verteten mbi Ukshin Hotin. Mirepo si gjithmon ai (Rugova) hesht, ndoshta ka frik se paraqitja e Ukshinit do te e rrezikonte postin e tij.
Nese dikush ka ndegjuar ose din dicka me teper per kete njeri dhe patriot te

Ukshin Hoti sot i humbur pa gjurmë nga pushtuesi serb,kishte bërë vet gabimin që do t`i kushtonte jetën më vonë.Ai ishte anëtarësuar një herë në LDK(Lidhjen Demagogjike të Komunistëve).Ai shumë shpejtë e pa se kush dhe e kujt ishte kjo parti,por atëherë ishte vonë.Në çdo rrjet apo parti kriminale njeriu mund vetëm të anëtarësohet ndërsa për t`u larguar nuk ka mundësi.Duke qenë ai edhe luftëtar i njohur e i konfirmuar publikisht i rexhimit pushtues serbosllav,i torturuar dhe i dënuar nga njerëzit e këtij pushteti okupues,ai nuk duhej të futej assesi në një parti e cila kishte zëvendësuar emrin LSPK(lidhja Socialiste e Popullit të Kosovës)me LDK-duke patur të njëjtën anëtarësi dhe udhëheqje nën serbosllavinë.Vet dalja nga kjo parti LDK e z.Hoti ishte shkaku që ai të likuidohej sepse Ukshin Hoti ishte intelektuali i parë dhe i vetëm që kishte histori të pastërt antiserbe e sllave i dëshmuar në përkrahjen e hapur te lëvizjes studentore të 81-shit,atëherë kur këta patriotët e mëvonshëm (përveq të atyre që gjendeshin nëpër burgjet serbe)as që guxonin të shqiptonin fjalën demostratë as në vetmi !Pra këta dhe e likuiduan Ukshin Hotin për të "shpëtuar "Kosovën nga futja në luftë.E keqja më tutje iu bë kur LDK-ja përmes lidhjeve të përhershme(edhe sot)me rexhimin serb ia ndau gruan dhe fëmijët,e shkatërroi edhe familjarisht.Me emrimin e Hotit si anëtar dhe më vonë edhe si kryetar i partisë së bashkimit kombëtar UNIKOMBI,zhdukja e tij u bë e pashmangëshme nga LDK-ja dhe SPS-ja!
Ne shqiptarët por jemi popull i mirë,më i miri në botë: trimave dhe heronjve u këndojmë gjersa trathtarëve u shërbejmë,me këte i kënaqim të dy palët!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:44

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë u mbajt akademi politike kushtuar veprimtarit të çështjes shqiptare, Ukshin Hoti. Në këtë akademi u vlerësua lartë kontributi i profesor Hotit me konstatimin se mendimi i tij politik ishte paralajmërues për krijimin e forcës mbrojtëse për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Profesor Ukshin Hoti është ndër intelektualët më të vendosur e parimor të çështjes shqiptare, si dhe ndër intelektualët më të përndjekur shqiptar nga regjimi serb. Kështu u tha në akademinë politike të mbajtur sot në Prishtinë kushtuar veprës së profesor Ukshin Hotit.
Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se fati i pazbardhur i profesor Hotit është brengosës për gjithë vendin dhe për institucionet e Kosovës. Ai tha se profesor Ukshin Hoti me dije dhe shkencë mbrojti kërkesën e drejtë për Kosovën Republikë.

“Rruga jetësore e profesot Ukshin Hotit, është rruga e historisë së popullit të tij, një luftë e përhershme kundër sundimit mbi Kosovën, pavarësisht formës së sistemeve politike, një rrugë në kërkim të lirisë”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërsa akademik Pajazit Nushi, si profesor i Ukshin Hotit, foli për angazhimin e tij të hershëm, që nga koha e studimeve, për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në këtë kuadër edhe për organizimin e popullit shqiptarë.

“Kosovën e viteve të ’80-të, të shekullit të kaluar e konsideronte si formalisht nuk gjendej në një gjendje lufte, por në gjendje okupimi, prandaj angazhohej për lirimin e saj nga gjendja okupuese, le të jetë liria e saj edhe zgjidhje e një pjese të çështjes shqiptare”, ka thënë profesor Nushi.

Në këtë akademi kushtuar veprës së profesor Ukshin Hotit i pranishëm ishte edhe shkrimtari Moikonm Zeqo, i solli përshtypjet e tij për librin e profesor Ukshin Hotit, “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, duke thënë se vepra e tij do të jetojë sa edhe vetë kombi shqiptarë.

Në këtë akademi përkujtimore, ku morën pjesë familjarë, zyrtarë të lartë institucional e studentë, u shfaq edhe dokumentari “Ukshin Hoti -Vigani i Kosovës”.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti djali i Ukshinit, Andin Hoti, i cili kërkoi nga institucionet e Kosovës të punohet seriozisht në zbardhjen e fatit të babit të tij.

Ndryshe prof Ukshin Hoti është parë i gjallë për herë të fundit me 16 maj të vitit 1999, në Burgun e Dubravës, dhe nga ajo ditë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
KJO ESHT HISTORIA E UKSHIN HOTIT
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:44

Fati i pazbardhur dhe ende enigmatik i profesorit Ukshin Hotit është një brengë që rëndon në shpirt dhe mendje jo vetëm familjarët e ngushtë, por edhe kolegët e tij, ish studentët, bashkëmendimtarët, veprimtarët, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët në Kosovë dhe jashtë saj.

Është brengosës edhe për gjithë botën demokratike.

Rruga jetësore e profesorit Ukshin Hoti është rruga e historisë së popullit të tij.

Një luftë e përhershme kundër shtypjes dhe sundimit mbi Kosovën, pavarësisht formës së sistemeve politike.

Një rrugë në kërkim të lirisë.

Formimi i tij politik e kombëtar, në harmoni me përgatitjen shkencore, profesionale, bëri që profesori Ukshin Hoti të orientohet drejt politikisht dhe të marr qëndrime të drejta përballë situatave.

Ngjarjet tashmë historike, Demonstratat e vitit 1981, ishin sprovë në të cilën Ukshin Hoti u pozicionua qartë në mbrojtje politike - të kerkësës së drejtë për Kosovën Republikë.



Me të drejtë thuhet se proceset e reja shoqërore, zhvillimet politike në kthesa historike, kur përqafohen nga intelektualët, ato përfitojnë një përmasë të re në natyrën e tyre – idenë, mendimin, artikulimin teorik.

E një natyre të tillë ishte fjala ekspoze e njohur e Profesorit në Fakultetin Filozofik në nëntor 1981, kur me elokuencë, dije shkencore dhe guxim qytetar, publikisht mbron karakterin emancipues të demonstratave dhe të kërkesës për Republikën e Kosovës.

Këtë kërkesë - që ishte edhe shprehje e vullnetit të popullit, - ai do ta mbrojë si intelektual nga pozicioni i filozofit politik, duke u mbështetur në njëren nga kategoritë themelore të filozofisë, - zhvillimin dhe avancimin e proceseve.

Në Kosovë, përkundër doktrinës zyrtare jugosllave, vetëdija kombëtare po rritej, faktori njerëzor i saj kërkonte hapësirë më të madhe të zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor që më nuk mund të arrihej pa zhvillim politik.

Statusi i shqiptarëve në Kosovë dhe ish jugosllavi në atë hapësirë kushtetuese ndjehej i ngushtuar, prandaj zhvillimi i brendshëm kërkonte zgjerim politik.

Drejtësinë e kësaj teze politike, dhe të së drejtës së popullit të Kosovës, e vërtetuan të gjitha zhvillimet pas vitit 1981: rezistenca civile, lufta çlirimtare e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, deri tek realiteti i sotëm, realiteti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga bota demokratike.

Ky orientim dhe qëndrim i profesorit Ukshin Hoti bëri që ai të përjetojë vite të tëra burgu, por edhe izolimi e keqtrajtimi.

Jo vetëm kërkesën për Republikën e Kosovës, por të gjitha pozicionet e çështjes së Kosovës, profesori Ukshin Hoti do t’i mbrojë nga thellësia e intelektualit të mirëfilltë kritik, në shtypin e kohës, në revista, e posaçërisht në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.

Kumtesat shkencore, shkrimet politike, analizat e fenomeneve politike me dioptri të sociologut politik, fjalimi i tij në gjyqin e fundit, janë kontribute dinjitoze dhe modele unike në literaturën bashkëkohore rreth konceptit politik të çështjes së Kosovës.

Mendoj se ajo që e shënon pikën kulmore të mendimit të tij politik është ndërlidhja e suksesshme e të gjykuarit nga pozicionet e intelektualit me horizont të gjerë dhe origjinaliteti në vrojtimin e proceseve historike dhe politike të çështjes shqiptare.

Nganjëherë koha dinte që profesor Hotin edhe ta censuronte, por mendimi politik i tij ishte shpërthyes përballë censurës së politikës ditore.

Thellësia e mendimit, dija e gjerë, njohja e realiteteve politike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, eksperienca e tij, bëjnë që Profesor Hoti t’i ndërlidh mirë relacionet e çështjes shqiptare në raport me botën, me qendrat vendosëse dhe politikën globale.

Ngjarjet e vitit ‘68-ës, të ‘81-ës, edhe ato të ‘89-ës dhe viteve ‘90 -ta, profesori Ukshin Hoti i analizon shumanshëm, duke shquar veçoritë, por edhe duke gjetur kontinuitetin e tyre historike.

Tek profesori Ukshin Hoti më mirë se kudo tjetër shpjegohet ideja se shqiptarët në asnjë raport kulture dhe qytetërimi nuk duhet të ndjehen inferior përballë sunduesve të tyre.

Ai me veprimin dhe mendimin e tij dëshmoi se i përket konceptit politik të lëvizjes autentike çlirimtare shqiptare.

Mendimi politik i profesorit Ukshin Hoti i bën nderë shkencës dhe publicistikës sonë bashkëkohore dhe moderne me objektivitetin dhe drejtësinë e të gjykuarit, jo vetëm në mbrojtje të pozicionit politik të Kosovës në raport me Jugosllavinë dhe Serbinë, por edhe në aspektin e relacioneve Shqipëri – Kosovë, Kosovë-Maqedoni-Kosovë-Mali i Zi.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 16 May 2009 - 10:51

UKSHIN HOTI - ENCIKLOPEDIA E PERIPETIVE!
Nga Ferit RAMADANI






Është natyrë e ndërlikuar vepra e Ukshin Hotit e titulluar ”Filozofia politike e çështjes shqiptare’, botuar në Tiranë 1995! Edhe vlerësimi për të, edhe mbështetja rreth zgjidhjes së drejtë të po kësaj teme të zhvilluar në përcaktimin e kësaj tërësie, ma tepër del si synim që i trajton, bile i thellon njohuritë për rrethanat të cilat jo vetëm që presin një sfidim, por, kërkojnë binarët e ringritjes e cila mbështetet edhe në faktet shkencore, edhe në realitetin veprues! Ashtu siç mund të bëhen Rilindasit udhërrëfyes drejtë një ideal-Atdheu, Ukshin Hoti, bëhet dritërrëfimi i shkencës politike, prej ku del e krijohet një amzë e strukturës për ta bërë Legjislativën e Formësisë!

Si njohës i raporteve shoqërore në shkencën politike, Ukshin Hoti, padyshim , është kthyer në Enciklopedi peripetishë, e cila, për shkak të njohurive, dhe për qëndrimin rigoroz në fiksimin e raporteve, ka përjetuar golgotën, vetëm e vetëm ta kthejë, gjegjësisht ta ndryshojë kuptimin veprues, nga një mekanizëm i makinerisë paqësore që okupatorit sërbosllav ia mundësonte një përmbajtje imagjinare të kauzës! Me një fjalë, Ukshin Hoti, ky bard i sfidës, zhvillimin e procesit kombëtar, kurrë nuk e lejoi t’i përshtatet interesit grupor, apo, interesit të momentit politik! Ky qëndrim konstruktiv, ku dominoi struktura e vërtetë e qenies së njeriut, të cilën, Aristoteli e pati quajtur “Zoon- politikon”, e shtyri të përqëndrohet me dinjitet të paluhatshëm, dhe ai, iu qas konvergjencës për ta demitizuar mitin mbi zhvillimin në Kosovë!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 16 May 2009 - 10:52

Në këtë relacion ai e pa ,bile, në hollësi e trajtoi misterin i cili krijohej gjatë gjetjes së obcionit që t’ia bënte të mundur Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, nismën drejtë një rruge prej nga do të bëheshin edhe të famshëm, edhe të pavarur! Në këtë drejtim, ai e nisi mbështetjen në pjesën e parë të librit “Filozofia politike e çështjes shqiptare” të përqëndruar me titullin “ Kosova dhe Evropa”, si pjesë që i përket, dhe brënda asaj tërësie, trajtoi çështjen shqiptare! Duke poseduar me një kapital njohurishë, që nga antika politike, e deri në strategjinë bashkohore të rregullimit të ri botëror, Ukshin Hoti, del një unikat shkencëtar i cili ka një prekshmëri të veçantë, dhe prej saj e bën negacionin kritik të një realiteti të sëndërtuar mbi marrëdhëniet në mes shqiptarëve që synojnë ta fitojnë lirinë, dhe tiranëve sërbosllavë të cilët me çdokusht duan të mbesin perandorë!!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 16 May 2009 - 10:53

Amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale


Në këto raporte të ndërthurrjeve, Ukshin Hoti ka bërë ridimensionimin politik i cili, ma drejt se çdokush e ka krijuar të kuptuarit e një arsyeje e cila i përbënte edhe qëllimet, edhe interesat e asaj pjese të quajtur Kosovë sovrane! Karshi opinionit botëror, i cili kishte përshtypje të stërkequra për definimin e çështjes shqiptare, e cila përballej me një barbari tinzake të sërbve dhe instrumentëve të politikës së shqiptarëve që e përcaktuan Politikën si art i së mundshmes, me një spiralë të utopisë së rezistencës paqësore, dhe u ndeshën me kodin i cili përbrenda ambientit shoqëror krijonte ligjshmëritë objektive të nënshtrimit! Pretendimet e shkencës Hotiane, nuk e kanë ngarkesën e romantizmit, por, janë hapa që dalin dhe bashkohen me procesin e integrimit evropian. Prandaj, ai pamëdyshje, e shpie Kosovën në Evropë, aty ku e ka vendin dhe ku mundet ta marrë rolin e vërtetë të zhvillimit! Kjo vetëdie ! është kategoria themelore që ia ka mundësuar Ukshin Hotit të dalë poaq kuptimplotë dhe kompetent për atë që e synon në zhvillimin politik!

Në këtë distancë kohore, kur rrjedhat e zhvillimit dhe zgjidhja e Kosovës kanë një kuptim të vulosur, del amshimi i Ukshin Hotit me fuqinë intelektuale, por, mbetet misteri rreth zhdukjes së tij, e cila flet për vrasjen e talentëve! Kjo praktikë famëkeqe i ka ndjekur gjithmonë gjenitë, prandaj edhe këtë herë, me veprimin kundër Ukshinit, dhe dijes shkencore, u bë një vepër groteskë e cila ka në tërësi bilancin e kanibalizmit, por me specifikën e këtij rasti, ajo ka shkuar edhe më larg kufinjve të atij ekstremi egërsues, të përzgjedhjes dhe zhdukjes së gjenive! Duke ia njohur dimensionet e një intelektuali - njohësi të shkencës politike, tiranët e sërbosllavisë, e kanë marrë në shënjestër bardin e kësaj sfide i cili, me qëndrimin e drejtë rrethë pozitës dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare, ka bërë ndriçimin mbi të vërtetën shkencore politike, e me të ka atakuar afirmimin e gënjeshtrës institucionale t! ë perandorëve sërbosllavë dhe gjithë mekanizmave të instrumentalizuar të irreales paqësore!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 16 May 2009 - 10:56

Ukshin Hoti - Kundër sindromit të përkuljes, ngriti arkitekturën e mospajtimit


Është shumë e domosdoshme të hyjë në rrjedhat e një studimi të mirëfilltë domethënia dhe qëndrimi politik i Ukshin Hotit! Sepse, ai mbështetet në vlerat reale që i duhet t’i ketë përparasyshë një shtet dhe komb! Duke i ditur në hollësi teoritë e zhvillimit, ai ka shtruar në rrafshin e zgjidhjeve obcionin i cili i përjashton gjithë solucionet e amalgam - alternativave gjymtake. Metaforikisht, Ukshin Hoti kauzën e zgjidhjes shqiptare gjithmon e nxori në autostradën e një funksioni demokratik që lidhej direkt me Evropën dhe Amerikën si vende me nivel zhvillimi dhe me ndikim në zgjidhjen e çështjeve, për tu arritur sovraniteti dhe mirëqenia e popujve të robëruar. Ndërsa, makineria shqiptare e poviniencës paqësore dhe pushtuesit e sërbosllavisë po këtë domosdo të kauzës shqiptare e shëtitën nëpër rrugicat dhe qorrsokakët e lokalizmit, që ta mbajnë në oborrin e eksperimentimit të durimit dhe në sprovimin gjith! ëjugosllav të kolonializimit! Kundër sindromit të përkuljes, Ukshin Hoti, ngriti arkitekturën e mospajtimit , veçmas, nuk u pajtua me modelet e jugosllavizimit, prandaj me këtë sfidim u përpoq për të dalë jashtë kornizave të asaj robërie klasike, dhe me një elokuencë u përball deri në pyetjen:

-”Gjer kur? Përse akoma po zgjat injorimi i heshtur dhe bllokimi i “Demokracisë Autentike”? Athua njëmend pritet të mos dihet se heshtja është e lidhur me inteligjencinë dhe bllokimi me shtetin? Proceset demokratike të Evropës e nënkuptojnë emancipimin e inteligjencisë nga shteti dhe instrumentalizimin e shtetit në funksion të demokracisë?”, shkruan ai në librin “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.

Kundër kësaj konkurrence të qëllimeve ku synon mendja e këtij shkencëtari të politikës reale, është ngritur pushtuesi sërbosllav. Prandaj ai me çdokusht e bën privimin e Ukshinit, për ta privuar edhe karakterin e drejtë të politikës shqiptare e cila, duke i marrë nivelet e vetëdies do të bëhej kundërshtare e kodikut të doktrinës okupuese! Në këtë relacion, Ukshini shumë çartë i ka bërë analizat e shtetit dhe interesat vitale të kombit, i cili qëndronte në kornizat e parimeve sipas proviniencës së Perëndimit dhe, kundërshtonte proviniencën e Lindjes. Në këtë rrafsh të sintezës analitike, Ukshini ka pasur parasyshë ta nxierrë të vërtetën e shtrirjes së problemit shqiptar, të cilët “ Sipas parametrave statistikorë të botës së sotme, janë popull relativisht i vogël për kah numri, por i shpërndarë gati në të gjitha anët e globit. Megjithatë me këtë relativitet, në përputhje me gjithë veprimtar! inë që e kanë bërë, nuk janë si ato kombe që nuk mund ta mbrojnë veten!”. shkruan Ukshin Hoti:

-”Qasja e jonë ka të bëjë me definimin e shqiptarëve të konstituar si komb - shtet, në mesin e kombeve-shtete të tjera. Nga ky aspekt mund të thuhet se jemi një popull relativisht i vogël për kah numri, por jo edhe popull numerikisht i vogël. Shqiptarët fizikisht janë të aftë për mbrojtjen e vet dhe shekulli që pason duhet t’u hapë rrugë të reja për rritën dhe zhvillimin e tyre”.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Gjakush Tana Sat 16 May 2009 - 10:57

Qenësia e Ukshin Hotit ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar!

Doza optimiste dhe karakteri pozicional i qëndrimeve të paluhatshme e kanë bërë Ukshin Hotin shtyllë të pamposhtur që di t’i nisë proceset e demokracisë të cilat dominuan që nga “Viti 1981” dhe u bënë lëvizje konvulzive për pavarësinë e Kosovës, për shqyrtimin e drejtë të qëllimeve shqiptare për t’ia ndryshuar historinë e aneksimit duke u integruar si tërësi dhe pa kufinj administrativë në Bashkësinë Evropiane, dhe, në institucionet botërore! Në këto relacione, Ukshin Hoti ka mundur t’i bëjë edhe analizat por edhe t’i shpjegojë fenomenet të cilat ishin të një prejudikimi paradoksal për ngjarjet e “81-it”, ashtu siç ishin pozicionet e inteligjencisë së asaj kohe, bartësit e proceseve, dhe kuptimi i atij karakteri demokratik, kundër dominimit sistemor dhe ekskluzivitetit gjithjugosllav nga njëra anë, dhe shurdhërisë Botërore nga ana tjetër!

Në këtë kontekst, Ukshin Hotin, Enciklopedinë e peripetive, e shndërruan në peng misterioz , dhe qenësia e tij ka marrë trajtën e një shenjtori të ngujuar! Vetëm shkrimet e shkruara që i la, dalin me nivelin e lartë dhe flasin rreth trajtimit të fenomeneve dhe qëndrimit dinjitoz të një personaliteti unikat , indikatorët e të cilit mbeten përjetësi...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 10:59

Ne shenje respekti per kete njeri te madh shumedimensional, me kete rast sjelle perpara jush shkrimin e Moikom Zeqos:

Ukshin Hoti UKA_99

IDETË E PAVDEKSHME TË UKSHIN HOTIT

Shkruan: Moikom ZEQO

Kam ndjerë një tronditje të madhe, të pazakontë, tërësisht njerëzore, kur më sollën dorëshkrimin e kompjuterizuar të librit "Filozofia politike e çështjes shqiptare" të Ukshin Hotit.

Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër. Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaportë emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.

Dhe kam besuar akoma më shumë tek idetë e pavdekshme.
Kam shpresuar te forca e pamposhtur e njeriut shqiptar.
Kam parandjerë se historia nuk humb, nuk e asgjëson kurrë vetveten, nuk është vetëm një vorbull e marrëzishme apo cikël i përjetshëm humbjesh absurde, nuk është aspak një "perpetuum mobile" ekzistencial i një jete të rreme, i një kronologjie të rreme, i një statu kuoje fatale.

Kam rigjallëruar vetëdijen time.

Kam luftuar dhe kam fituar mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin e neveritshëm, mbi kultet dhe mbi tabutë, mbi përçarjen e përbindshme, mbi mungesën e stimuluar të perspektivës, mbi vdekjen e programuar dinakërisht dhe kafshërisht të kombit.

Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.

Kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore.

Kam analizuar edhe një herë rrethanat antishqiptare për të mësuar se si mund të kthehen në shanse shqiptare.

Se filozofia politike e çështjes shqiptare buron nga filozofia e historisë shqiptare, e pashkëputur nga filozofia e historisë botërore.

Se kënga funebre e mjellmës nuk mund të jetë edhe kënga e fluturimit të lirë të shqiponjës.

Se vonesat historike mund të jenë deri diku vonesa kalendarike po aspak edhe vonesa shpirtërore e sidomos mendore.

Se në fundin e mijëvjeçarit të dytë ne shqiptarët nuk do të kemi asnjë apokalips.

Se mijëvjeçari i tretë është Shpresa e Madhe, me substancën e shenjtë dhe ndjellandritëse të realitetit.

Libri i mençur dhe kurajoz i Ukshin Hotit është libri i një tribuni popullor dhe kombëtar.

Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare.

Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme.

Për Hotin çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Po as edhe një fantazi e kabinetit intelektual.

Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, - shton ai, - do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura."

350 vjet pas Frang Bardhit, Ukshin Hoti ecën në të njëjtën hulli të filozofisë politike të historisë.

Ukshin Hoti e konsideron politikën si një modus operandi të pashkëputur nga moraliteti historik dhe i perspektivës. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë.

Politika si teori e një pozitivizmi shkencor, si art, si funksionalitet, si tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme. Politika si operacionalizim i teorisë është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale dhe vizionare të vetë teorisë, në përputhjen adekuate të teorisë me realitetin. Sociologjia politike ka karakter progresiv, e kushtëzuar nga këndshikimi, nga premisat dhe thelbi i socialitetit e i zhvillimit të saj. Bota si politikë e një hierarkie bizantine të elitës nuk mund të jetë edhe botë e njeriut kolektiv si popull, sepse homo politikus-i nuk mund t'i kundërvihet e ta asgjësojë homo homonis-in që e parakupton edhe homo etnikus-in.

Nocionet politike që shpesh janë shumë relative dhe aspak tabu të primitivitetit të së kaluarës, nuk mund të jenë gjithmonë dhe in infinitus shtrat i Prokrustit.

Nocionet politike burojnë nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Ato janë instrumente të njeriut që merret me politikë, për ta "asgjësuar" një ditë vetë politikën, dmth., për ta bërë atë të panevojshme, mbasi kështu njeriu do ta realizojë vetveten si qenie e plotë njerëzore, pa qenë nevoja që të jetë vetëm qenie politike. Ky kuptim filozofik i politikës është i përjetshëm dhe i pakundërshtueshëm.

Ukshin Hoti e di mirë thelbin e politikës, duke e refuzuar politikanizmin e stilit barok, dogmatik, apo të llojit folklorik e të vulgarizuar.

Ukshin Hoti në analizat e tij të guximshme dhe aspak konformiste i shikon realitetet politike në optikën shqiptare, por edhe në atë globale-botërore. Për të bota evro-amerikane nuk duhet t'i kundërvihet çështjes shqiptare, pavarësisht nga pengu tragjik i së kaluarës, pavarësisht nga luhatjet dhe marrëzitë e sotme të politikave të liderëve të përkohshëm shqiptarë.

Ukshin Hoti e shtjellon tezën e një demokracie autentike, si tezën e një integrimi universal, ku nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar, po afirmohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjektet etnike të botës, ashtu siç ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës të garantuara përjetësisht nga një gramatikë e brendshme e padeformueshme. Demokracia autentike është një gramatikë e lirisë dhe e dinjitetit, e kulturës, por edhe e kulturave, e së veçantës, por edhe e së tërës. Në një Evropë, apo në një botë dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhmemec, një komb handikapat, ose një manekin i skenës.

Historia politike e fundit të shekullit XX me bipolarizimin, me prishjen e Murit të Berlinit, me projektin e Evropës së Bashkuar etj., është në fakt një materie e gjallë përplot kontradikta. Naiviteti në të kuptuarit e këtyre kontradiktave është i pafalshëm. Këto kontradikta duhet të na e mprehin vetëdijen akoma më shumë ne shqiptarëve. Nuk mund të jetë dhe nuk ka liri themelore të njeriut pa lirinë e tij etnike. Të drejtat civile nuk i mohojnë të drejtat që e strukturojnë këtë liri etnike. Në këtë kuptim, demokracia e nënkupton atdhetarizmin dhe atdhetarizmi është shprehje e demokracisë, në atë masë që lejon të realizohet liria e lirive të njeriut dhe të kolektiviteteve etnike të secilit njeri në botë.

Kombi shqiptar është i pjesëtuar padrejtësisht në struktura shtetërore të huaja dhe të ndryshme, duke qenë de facto një subjekt etnik i papjesëtueshëm dot.

Ky komb po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet.

Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë. Nga ana tjetër, teoria e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën është e papranueshme nga Karta e OKB-së, ku të paktën juridikisht nuk njihet asnjë formë e kolonializmit, sepse nuk përputhet me parimet universale të të drejtave të njerëzve dhe të kombeve.

Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.

Politika shqiptare e një rezistence pasive është një degradim dhe falsifikim i vetë gandizmit, i cili çoi në pavarësinë e Indisë. Rezistenca si afirmim është e ndryshme nga rezistenca në heshtje e humbjes së personalitetit.

Për Ukshin Hotin kompleksi i inferioritetit të kombit shqiptar është një fatalitet që duhet kapërcyer. Nuk mund të ketë histori të shqiptarëve të bërë nga të tjerët, po ka histori të shqiptarëve të njohur më në fund nga të tjerët.

Nga kompleksi i inferioritetit kombi shqiptar ka pësuar disa herë disfata gjatë historisë dhe e ka viktimizuar vetveten.
Nga kompleksi i inferioritetit humbet perspektiva dhe tabuizohet statukuoja.

Nga kompleksi i inferioriteit nuk do të ketë asnjëherë kapërcim të Rubikonit në historinë tonë, që është një kapërcim nga ferri në purgatorin e një të ardhme më shpresëndjellëse.
Prandaj ky libër me plot argumente është kundër kompleksit të inferioritetit.

Prandaj ky libër është një pasqyrë morali për secilin nga ne, një monument sigurie dhe vetëdieje.

Ukshin Hotin kam pasur rastin ta njoh më 23 nëntor të vitit 1992 në Tetovë gjatë një tubimi mbarëkombëtar për çështjen shqiptare. Ai ishte me trupin plot plagë nga të rrahurat e policisë serbe. Po erdhi në tubim, sepse në të shihte një shprehje të ideve të tij politike dhe të jetës.

Sot Ukshin Hoti është i burgosur. Por që nga burgu, ai na i dërgon akoma më i plotfuqishëm dhe madhështor mesazhet e tij të urta dhe afatgjata.

Ai është një intelektual i martirizuar dhe kjo ka një kuptim të vërtetë dhe të madh. Është vetë kombi shqiptar një komb i martirizuar. Për çdo intelektual shqiptar, të veshur me këmishat ceremoniale të konferencave të shtypit, të masmedias, të mjediseve moderne të aeroporteve dhe të hoteleve luksoze, imazhi i këtij të burgosuri është një thirrje për ballafaqim moral dhe shpirtëror.

Vetëdija e tyre duhet të bashkohet me vetëdijen e tij për të mos u tjetërsuar.

Historia nuk e pranon asnjë lloj alibie, qoftë e formuluar mjeshtërisht, si truket e prestidigjitatorëve të paarritshëm. Historia është mbi individët, dhe individët bëhen të saj në atë kuptim kur ata shndërrohen në histori.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 11:15

Emri i Ukshin Hotit është i njeriut të shndërruar në histori, ku e ardhmja do të kuptimësojë pafundësisht të tashmen, por edhe të kaluarën.. Dje dhe sot! „Dora që shkruan, ka thënë Da Vinçi, është vegla e trurit“. Dora e Ukshin Hotit, që shkroi librat e guximshëm e të mençur, është truri i tij i memorizuar në përjetësi. Ai qe paralajmërues dhe një argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton përherë në këtë vizion ndërtues horizont-ndritës për të gjithë. Dje dhe sot!

Kriticizmi i tij qe human dhe modern.
Substanca e librave dhe shkrimeve të tij, qe ajo e një intelektuali dhe politikologu të klasit të parë. Me një formim të shkëlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetë dhe sulmoi tabutë e fosilizuara. Për Ukshin Hotin, politika si një teori e një pozitivizimi shkencor, si një art i mundësive ( edhe mbi pamundësitë) si funksionalitet , si një tërësi kategorishë institucionale, është një gjë jashtëzakonisht serioze dhe e një rëndësie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !

Politika si operacionalizim i teorisë, është e suksesshme në raport të drejtë me vërtetësinë racionale, burimore dhe vizionare të vetë teorisë. Nocionet politke burojnë, ftillësohen nga historia e vërtetë dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (…) Instrumentet politike janë dinamike, jo të ngurta, ato shërbejnë për të realizuar autenticitetin e individit dhe të shoqërisë, dhe jo për t’i deformuar. Kjo filozofi e politikës është shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerëzimit. Dje dhe sot!

Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti të shqiptarëve të mitizuar nga të tjerët, kapërcen funksionin e strukturave arkaike të strukturave të pa drejta dhe shpall se të drejtat etnike nuk mund të kuptohen pa të drejtat civile, se vetëdija e së vërtetës bën që politika teorike të bëhet politikë historike. Kjo vërteton se duart e heronjëve të armëve të UÇK-së dhe dora që shkruan librat, janë e njëjta gjë, të formësuara nga liria.

Historia nuk pranon asnjë lloj alibie, qoftë edhe e formuluar mjeshtërisht si truket e perstixhiatorëve të famshëm. Luftëtari i mendimit, i epikës shqiptare dhe ndërkombëtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !

Kosova e martirizuar është një plebishit i çdoqastshëm i martirëve të saj. Kjo është tashmë një shembëlltyrë universale, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjithë të tjerët. Dhe mos të harrojmë se liria e Kosovës është edhe një premisë e lirisë së vetë Serbisë. Aksioma madhështore historike; një popull që robëron një popull tjetër, nuk është vetë i lirë, është absolutisht një e vërtetë që çliron, krijon liri për të gjithë. Dje dhe sot!

Qytetërimi juridikisht… i të drejtave të njeriut dhe kombeve, është mrekullia e integrimit demokratik. Në këtë rrafsh, Kosova dhe pavarësia e saj, janë në pararojë së bashku me komunitetin progresiv botëror dhe jo në një periferi të mjegulluar dhe të harruar të historisë moderne. Beteja e fituar e juridicitetit të pavarësisë së Kosovës, pasuroi shkencën politike të njerëzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesër !

Mendimtarët politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, në rrafshin e mendimit politik ndërkombëtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenë të fortë…

Në arkivin tim ruaj dy fotografi; njëra tregon shtëpinë e djegur të Ukshin Hotit dhe tjetra nënën e tij të ndjerë. Do t’ja dhuroj Muzeut të Kosovës. Në fund shtëpia e Ukshin Hotit, nuk është varri i pagjetur, por tërë Kosova dhe njerëzimi. Nëna e tij janë tërë nënat shqiptare dhe të botës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 11:26

Profesor i nderuar,

Më falë që e zgjodha këtë lloj komunikimi me ju. Në fakt, nuk e di nëse ekziston apo edhe më lejohet një komunikim i këtij lloji për faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni të konsideroheni si i zhdukur. Shumë nga të gjallët e vdekur do të habiten me këtë letër, do të thonë: si është e mundur të komunikohet me një të zhdukur apo siç e thonë pas shpinës, me një të vdekur që nuk i dihet varri, edhe pse gjithçka mund të ketë për ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë sepse jeta dhe vdekja në ditët tona i kanë ndërru rolet, askush nga ne nuk e dimë se ku jemi. Sot jemi jeta, nesër mund të jemi vdekja, e pasnesër kush e di ...? Ka shumë arsye që më shtynë ta bëj një komunikim të tillë me ju, ndoshta të pazakontë por gjithsesi të domosdoshëm për kohën në të cilën po jetojmë,,,kjo leter vazhdon akoma ,,,,, me rrespekt klea
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Tue 11 May 2010 - 4:33

KU ASHT UKSHIN HOTI?!…
Pyeta të gjithë njerzit
Asnjë fjalë s’më thanë
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanë parë!?…
Psherëtinë Kosova
-Po ku gjëndet vallë?…
Po thotë Krushë e Madhe:
“Mbeti në Dubravë…”
Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftëtarët po pyesin:
Ku …asht Ukshin Hoti?!
Po të pret Prishtina!
Po të pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po të pret Kuvendi!
Mbi supet e tua
Peshon vetë lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptarija!
Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retë
Birin e Kosovës
Atje e ka gjetë!
Ti je tek Flamuri
Tek palët e tija.
Je tek rranjët e Burrit
Që ka SHQIPTARIJA!
Agim Doçi
Rreth Ukshin Hotit …

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë.
Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite
pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin
për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi
një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin
e Harvardit
Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të
ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në
Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai
haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës
në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga
gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në
vendlindje ku u izolua.

1990
punoi në Lubjanë
(Slloveni)
në revistat shqiptare “Alternativa”, “Republika” dhe “Demokracia
Autentike – DEA” si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato.
Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin
e Prishtinës
.

Në mars të 1993 u burgos për herë të
dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e
demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat
speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë
në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori
pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik
TetovëMaqedon)
ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të
vetëm.
(
17
maj
1994
e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për
Republikën e Kosovës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 15 May 2010 - 7:20

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Sat 15 May 2010 - 7:21

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Fri 21 May 2010 - 11:04

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga WebMaster Fri 21 May 2010 - 11:08

Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues zyrtar i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes “Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Ishte kjo një vizitë tejet emocionuese dhe mbresëlënëse, si për mysafirët e nderit, ashtu edhe për nikoqirët, që pa dyshim mbetën tejet të kënaqur dhe mirënjohës nga ky takim. Këtë vlerësim me përplot ngazëllim dhe dashamirësi, e vërtetuan edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Ukshin Hotit të cilën e deklaruan edhe publikisht: “Pas 10 vite sa ende konsiderohet ai i zhdukur, është hera e parë që një autoritet dhe personalitet me bagazh të madh atdhetar sikurse është Albin Kurti, ta vizitoj zyrtarisht këtë familje. Por, sikur kjo vizitë e paralajmëruar disa ditë më parë nga lëvizja “Vetëvendosje”, nuk mbeti pa u hetuar edhe nga qeveritarët tanë në pushtet. Nuk e di se kjo ndodhje në vazhdim, a mund të merret si e qëllimshme, apo koincidencë rasti, por, menjëherë posa përfundoj kjo vizitë nga lëvizja “Vetëvendosje” familjes së Ukshin Hotit, aty arriti një delegacion i komisionit qeveritar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve?


“Për të gjithë ne që në njëfarë forme merremi me politikë, Ukshin Hoti dhe filozofia e tij e zgjidhjes së çështjes tonë kombëtare, është si Dielli i cili na ka përcjellë dhe na përcjell kudo. E, Dielli, dihet! Nuk mund të përvesohet dhe as të futet në xhep nga askush. Ai shndrit pandërprerë, dhe pa marrë parasysh se sa dikush e dëshiron apo nuk e dëshiron atë ngrohtësi që flakëron, rrezet e tija depërtuese nguliten thellë në zemrën, mendjen, arsyen dhe ndërgjegjen e çdo veprimtari që sado pak e ndjen veten shqiptar” – tha në mes tjerash Albin Kurti në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve.




Ku është Ukshin Hoti?!




Ajo dilemë që sot e 10 vite e mundon, jo vetëm familjen e ngushtë të tij, por edhe shumë adhuruesit dhe përkrahës të tij shtegtarë që i ndjekin mësimet e filozofisë atdhetare të dhe rrugës së drejtë kombëtare të trasuar nga ky kolos, mysafirit si pyetje nga të pranishmit ju parashtrua edhe në këtë takim: “Ku është Ukshin Hoti dhe

pse aq gjatë nga dikush, sikurse me qëllim, lihet anash dhe margjinalizohet çështja e rastit të zhdukjes pa gjurmë të tij? Përgjigja e Albinit në këtë dilemë ishte e prerë dhe koncize: “Sepse, posa një politikan i yni aktual, ta zëmë, do ta kishte përmendur në ndonjë fjalim emrin e Ukshin Hotit, atëherë, pa dashas dhe intuitivisht, do të na lindte krahasimi: Kush është ky që flet për Ukshinin, e kush është Ukshin Hoti, emrin e të cilit e përmend ai? Kështu, me shfaqjen e një krahasimi të tillë psikologjik, këta si vetvete do të duken shumë të vegjël dhe minorë...”.

Se vërtet kjo përgjigje alegorike e Albinit në këtë pyetje, duhet merret si e saktë, u tregua edhe në flagrancë, kur, të paraprirë nga nikoqirët, delegacioni i lëvizjes Vetëvendosje, vizitoj gërmadhat e shtëpisë personale, në të cilën me vite të tëra ka jetuar dhe vepruar Ukshin Hoti.

Indiciet e theksuara që edhe më tepër e vërtetojnë tendencën e lënies së qëllimshme në harresë nga ana e institucioneve tona të çdo gjëje që ndërlidhet me emrin dhe personalitetin e Ukshin Hotit u bë e dukshme menjëherë: Posa u afruam shtëpisë së tij, merrni me mëndë se çka pamë aty...?!! Rrënime e gërmadha, ku fare as pas 10 vite nuk është prekur nga dora e njeriut...

A thua, kush mundet ta paramendoj këtë?! Në vend se kjo hapësirë me vlerë dhe rëndësi të veçantë kombëtare të jetë një shtëpi muze, fatkeqësisht, edhe pas 10 viteve në liri, ajo ka mbetur gërmadhë që nga shkatërrimi i dhunshëm i saj, me një pamje aq të shëmtuar, në të cilën as macet dhe qentë endacak nuk tentojnë të gjejnë më strehë aty.

A nuk është kjo marrëzi?!

Po, po, marrëzi, kryetar dhe kryeministër! Por turp edhe për ju ministra që më së shumti ju shohim në opinion me lopata në dorë duke vërë gurë-themele dhe me gërshëra në xhep duke prerë shirita promovuese anë e kënd Kosovës ..




Pse shtëpia e rrënuar e Ukshin Hotit të mos shndërrohet në MUZE?




Do ta eliminoj me këtë rast qeverinë dhe politikën në pushtet, por, për idenë e hedhur si të mirëfilltë që shtëpia ende gërmadhë e Ukshin Hotit të shndërrohet në muze, jam më se i bindur se vetëm me një nisëm të sinqertë nga dikush, populli ynë kudo që të jetë, do ta ndihmonte edhe financiarisht me donacione realizimin e saj.

Të mbetemi edhe ca tek vizita e delegacionit të lëvizjes “Vetëvendosje” në familjen e Ukshin Hotit!

“Të gjithë ne, anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje”, me përkushtim të madh i lexojmë dhe i studiojmë veprat e shkruara të Ukshin Hotit, dhe ato si mësime bazë, tentojmë t’i aplikojmë edhe në praktikë. Në bibliotekën e lëvizjes, i kemi të gjitha veprat e Ukshinit, dhe ato konsiderohen si literaturë obliguese për çdo anëtar.. “ – tha në vazhdim të fjalimit të vetë të rastit, Albin Kurti.

Dhe, çka të themi për fund?! Sikur po duket, ideali ynë kombëtar i kristalizuar qartë nga Ukshin Hotit si filozofi, mbetet të realizohet në tërësi, jo nga këta politikan tanë që sot i kemi në pushtet dhe opozitë, por, pikërisht, nga ai brez i ri, të cilin, qysh moti, edhe vetë Ukshini e ka parathanë se do të lindi patjetër dikur.

“Sipas mendimit tim, rrugën e vërtet kombëtare të trasuar nga vëllai im Ukshini, si duket me devotshmëri e vazhdojnë dhe e kultivojnë drejtë vetëm këta djelmosha të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të paraprirë nga lideri i tyre Albin Kurti. Ata, tani e tutje, për këtë veprim, do ta kanë edhe bekimin tim si vëlla ...” – deklaroi me këtë rast, në një prononcim para mediave, vëllai i Ushin Hotit, Afrim Hoti.

Krejt në fund, këtë artikull do ta përfundoj me një përmbyllje që si vegim patetik po më shfaqet reshtur në mua në këto momente: Vallë, le të më thotë dikush: a thua, a mund të vritet pavdekësia? Si mund të vdes ajo? A ka dikush në botë që mund ta bëjë këtë?! Askush, pa dyshim! Andaj, pa marrë parasysh se si do të jetë lajmi për gjetjen e tij gjallë apo të vdekur, falë brezit të rij që veç ka lindur dhe po na vjen, Ukshin Hoti, ka qenë, është, dhe do të mbetet përherë pavdekësi..




Adnan Abrashi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ukshin Hoti Empty Re: Ukshin Hoti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi