Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Përmirësim klimës së biznesit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Përmirësim klimës së biznesit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Përmirësim klimës së biznesit

Shko poshtë

Berisha: Përmirësim klimës së biznesit Empty Berisha: Përmirësim klimës së biznesit

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Jun 2010 - 3:14

Berisha: Përmirësim klimës së biznesit Berisha-15_tn_6Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria e drejtuar prej tij po punon në mënyrë intensive për të lehtësuar më tej kushtet për investitorët e huaj.

Duke folur në konferencën e Bankës Botërore, Berisha është shprehur se qeveria po harton reforma të rëndësishme në bashkëpunim me këtë institucion ndërkombëtar.

“Shqipëria ka nevojë për lehtësimin e investimeve të huaja dhe për një klimë biznesi sa më të përshtatshme. Një reformë në bashkëpunim me Bankën Botërore për këtë qëllim është në hartim e sipër”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se një tjetër faktor i rëndësishëm për ekonominë vendase është stabiliteti makroekonomik, i cili sipas tij është jetik për zhvillimin.

“Stabiliteti makroekonomik është një faktor tjetër madhor që pëcakton qëndrimet e qeverisë sime. Është një kusht tjetër themelor për një zhvillim të qendrueshëm dhe të shpejtë”, ka nënvizuar Berisha.

Kreu i qeverisë ka shtuar më tej se një tjetër prioritet i kabinetit të tij është ulja e deficitit buxhetor, ndonëse ai nuk ka qenë në nivele shqetësuese, për faktin se Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike globale.

“Qeveria këtë vit ka vendosur të përforcojë synimin e saj, zvogëlimin e deficitit buxhetor. Ndonëse nuk ka qenë në shifra të papranueshme, ekzekutivi ka vendosur të reduktojë borxhin publik. Në këtë krizë botërore, ekonomia shqiptare qëndroi më mirë se shumica e ekonomive të tjera”, ka shtuar Berisha.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi