Berisha: Ne tryeze me Ramen
Faqja 1 e 1
Berisha: Ne tryeze me Ramen
Nje dite pas rezolutes se Keshillit te Europes, kryeministri Sali Berisha ftoi liderin e opozites Edi Rama te nderprese bojkotin dhe te vendosin dialogun menjehere ne parlament me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet. (UPDATE)
Duke iu referuar disa here rezolutes, e cila e vendos hetimin e zgjedhjeve brenda kornizes kushtetuese, kryeministri Berisha beri te qarte se objekt i hetimit nuk mund te jete hapja e kutive dhe rinumerimi i votave.
“Mendoj se eshte bere universalisht e qarte se bojkoti nuk mund te pranohet. Une kam ardhur ketu per ftuar zotin Rama te degjoje zerin e sinqerte te tempujve te demokracise europiane. Hetimi mund te perfshije cdo gje tjeter, por jo vendimet e gjykatave, kjo eshte absolutisht jashte cdo lloj koncepti. Sovraniteti i gjykatave eshte i paprekshem nga cdo autoritet tjeter, parlament qeveri ose president qofte ai”, thote Berisha.
Ne keto rrethana kryeministri Berisha deklaroi se jo vetem mirepret ndermjetesimin e presidentit Bamir Topi per te bindur zotin Rama te hyje ne parlament, por rikonfirmoi gatishmerine e tij per bisedime direkte me zotin Rama.
“Gjate kesaj periudhe jane jo te pakte personat, personalitetet qe vijne dhe me thone: Do te ndermjetesojme!Une nuk refuzoj asnjeri. Nese presidenti e gjykon se mund te binde Ramen per t’u pershtatur me rregullat e shtetit ligjor qe jane respektimi i vendimit te gjykatave une e pres pa diskutim. Jam gati te ulem qe neser per bisedime me Ramen dhe me cilindo tjeter”, u shpreh Berisha.
Duke cituar disa deklarata te presidentit Topi se nuk del mbi vendimet e gjykatave, i pyetur nga gazetaret, kryeministri Berisha la te kuptohet se edhe me ndermjetesimin eventual, presidenti nuk do te pranoje si negociate rinumerimin e votave.
“Ti do qe te besh gjykates presidentin, por per presidentin eshte shume i papershtatshem per postin, marrja e nje roli te tille”, tha Berisha.
Dhe kur kane mbetur vetem pese jave nga afati 6 mujor i kushtetutes per mandatet, kryeministri Berisha beri te qarte se vazhdimi i bojkotit pertej kesaj periudhe do te thote djegie e mandateve te deputeteve aktuale socialiste, duke konsideruar njekohesisht si joserioz skenarin e perfolur per berjen e betimit dhe daljen serish nga parlamenti te deputeve socialiste
“Kushtetuta e vendit nuk mund te mbetet kurre peng i bojkotit. Ketu eshte zoti Rama qe vendos t’ua djege ose jo mandatin deputeteve te vet”, tha Berisha.
Similar topics
» Berisha akuzon Ramën për mashtrim
» PD sulmon Ina Ramën
» Paralajmerimi i SHBA per Ramen!
» E quajti Edi Ramën “Hitler” pezullohet nga detyra Breçani
» Topi të martën takime të veçanta me Ramën dhe Berishën
» PD sulmon Ina Ramën
» Paralajmerimi i SHBA per Ramen!
» E quajti Edi Ramën “Hitler” pezullohet nga detyra Breçani
» Topi të martën takime të veçanta me Ramën dhe Berishën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi