Ku ta gjesh burrin e duhur
3 posters
Faqja 1 e 1
Ku ta gjesh burrin e duhur
Problemi nuk është të gjejmë një njeri për të bërë seks. Problemi është të gjejmë një njeri me të cilin është bukur të darkosh. Një njeri me të cilin, kur njihesh, dëshiron të dalësh për darkë dhe pasi të dalësh, do që ta takosh përsëri. Ja sugjerimet.
Hapi i parë: stop pretendimeve
I bukur, i pasur, sportiv, me shëndet të mirë. Nuk ka të tillë vërdallë. Duhet të dorëzohemi. Në fakt, po të mendoni historitë e shkuara, kur na i paskan plotësuar këto kritere?!... Mund të kujtosh që dikush që e ke dashur shumë, e kishte lënë shkollën përgjysmë apo ai që doje të fejoheshe dhe të theu zemrën, nuk ishte i bukuri i dheut. Na duhet të shkojmë përtej aparencave.
Harta Girls Generated
Nëse qëllimi është të gjeni një burrë, duhet që mbi të gjitha të jeni të vendosura të qëndroni larg femrave për ca kohë. Palestra dhe kurset e kërcimit, teatri, një panair i librit... Mjafton të vrisni pak mendjen dhe të bëni një hartë me dhjetë vendet më të mira në qytet (duke përjashtuar këtu pabe dhe klube të ndryshëm) ku mund të njihni njerëz interesantë.
Internet me doza të vogla
Mos humbisni kohë me agjencitë martesore online: mund të gjeni vetëm njerëz me vese apo me flokët e lyera me reflekse të kuqe. Pastaj nëse në fushën përballë do të fusnit kërkesën për t’u njohur vetëm me të diplomuar, që nuk pinë duhan dhe që banojnë dhjetë hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnë njerëz që i kanë këto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetëm nëse jeni më pak se tridhjetë vjeç, nëse doni vetëm të argëtoheni dhe keni mjaft kohë për të harxhuar. Por një nga avantazhet është se nuk jeni të detyruara të takoni askënd, derisa të jeni gati.
Aktivitetet për beqarë
Deri tani për këto gjëra kishim dëgjuar vetëm të flitej... Por tashmë edhe tek ne kanë nisur të promovohen të tilla aktivitete, si vrapi i organizuar për njohje të reja. Përvoja tregon se përgjithësisht në këto aktivitete ka femra të mrekullueshme dhe meshkuj zhgënjyes. Mosha mesatare mund të jetë e lartë ose moshë e deklaruar – siç ndodh online – paksa e ndryshme nga ajo reale. Problemi tjetër i këtyre aktiviteteve është se mund të bëjnë të ndihesh si “në kurthin e dëshpërimit”. Por gjithsesi mund të kalosh njëherë andej... “in incognito”, me justifikimin se po shoqëroni një mikeshë.
Kurset ideale
Tani besoj se e keni kuptuar që meshkujt nuk bëjnë joga. Do të ishte ideale ta bënin: mund të fillonit një bisedë të këndshme teksa qëndroni ulur mbi tapet, se sa i rëndësishëm është meditimi dhe sesa tip me këmbë në tokë jeni (pra mëse e përshtatshme për martesë)... Nejse, kjo është fjali kushtore... Ajo që dimë me siguri, është se nëse nuk preferojnë jogën, ka mjaft djem që ndjekin të tjera kurse. Gjuhët e huaja apo kompjuteri dhe fotografitë janë argumente të mira për të krijuar miqësi të reja. Dhe frekuentimi i shpeshtë i tyre është rast ideal për të gjetur këto mundësi. Në fund të fundit, dhe nëse nuk do arrinit qëllimin që i keni vënë vetes, do dilnit me një tjetër diplomë në xhep, që do t’ju shërbejë jo pak në të ardhmen.
Zhytuni në... sport!
Nëse dëshironi një lidhje të lumtur me një burrë, duhet të dini se sportet ndahen në dy grupe: ato që edhe ju mund t’i bëni dhe ato që nuk mund t’i bëni. Futbolli është sigurisht shembulli më i keq i grupit të dytë. Një sport që s’të ngjall aspak shpirtin konkurrues dhe që është mëse i përshtatshëm për këtë “hallin” tonë, është zhytja në ujë: një ambient mjaft mashkullor, por që u pëlqen edhe femrave.
Pastaj, kur vjen puna te sportet, mund të përftoni edhe nga vendet ku ato bëhen pa u përfshirë edhe vetë. Nuk e kishte keq Ovidi që këshillonte frekuentimin e garave si vendin e duhur për të gjetur partnerë: mjafton që të informoheni paraprakisht për ata që garojnë. Gara kuajsh e qerresh nuk ka më, por kjo nuk ju pengon aspak që bashkë me mikeshën tuaj të ndiqni në një lokal të dielën në drekë garën e radhës të Formula 1...
Dhe nëse filloni e bëni pak tifo për makinën që bën edhe dikush në tavolinën ngjitur, vëmendjen e keni të garantuar. Me ndeshjet e futbollit është pak më e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh këtu, është se nuk mund ta tërhiqni vëmendjen me anë të sharmit tuaj: mjafton të dukeni e interesuar për skuadrën (të tijën sigurisht) dhe u bë!
Si të martohesh me një milioner
“E pra, si?!” – mund të pyesni. Po shihni njëherë filmin, jo për t’u argëtuar dhe të qeshur me gafat e tre mikeshave njujorkeze, as për të admiruar Marilyn Monroe-në, por për të mësuar filozofinë e tyre: që të gjesh një burrë të pasur, duhet të frekuentosh ambientet ku rrinë këta burra. E meqë Tirana e viteve 2000 nuk është Nju Jorku i viteve ‘50 dhe ju në fund të fundit nuk po kërkoni një miliarder që merret me tregtinë e naftës, por një 35 – 40-vjeçar me të ardhura të mira dhe të veshur bukur, ju mbetet që këtë “princ të kaltër” ta kërkoni në ato vende ku mblidhen princat e kaltër që vishen me kostum të zi, këmisha me button manchette e kollare “Hermes”: konferenca, seminare, takime biznesi, mëngjese pune... Lobet e hoteleve kryesore janë vendi i duhur për një takim “të rastësishëm”. Sajoni një punë andej rrotull. Ka njëmijë arsye pse mund të merrni pjesë në këto konferenca. Pastaj, nëse do keni veshjen e duhur (serioze e diskrete, ama me detaje femërore), askush nuk do guxonte të mendonte qëllimin tuaj të vërtetë. Dhe mbi të gjitha një këshillë: askujt mos ia thoni qëllimin që i keni vënë vetes. Tregohuni e painteresuar. Ju thjesht keni punë. Të tjerat lëruani në dorë fatit dhe princave të kaltër.

Vizitor- Vizitor
Re: Ku ta gjesh burrin e duhur
sipas teje un dhe pse jam 22 vjec ta ndaj mendjen qe sdo gjej nuse ndonjeher?
ose duhet te jemi me manual perdorimi dhe me opsione ndryshimi...
ose duhet te jemi me manual perdorimi dhe me opsione ndryshimi...
Re: Ku ta gjesh burrin e duhur
ne radio dardania kishin dalur per ti gjetur ata qe jan te duhur [You must be registered and logged in to see this image.]
Elisaaa- I/e Regjistruar
- Postime : 2900
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/05/2010
Re: Ku ta gjesh burrin e duhur
klea varet ne ckuptim ai opsioni ndryshimit sdo te thot te na hiqni veglen muzikore
Re: Ku ta gjesh burrin e duhur
[You must be registered and logged in to see this image.] pak me me lezet ore burri i duhur gjehet ne kine ore hahaha
Re: Ku ta gjesh burrin e duhur
sbesoj, kinezet pastro fjalorin pak me respekte nga eleunora00 nuk kemi mbetur per keso gjera te flasim ne Forum [You must be registered and logged in to see this image.]
Similar topics
» A mund te gjesh pune sot nqs nuk ke mik?
» Vendet më të mira ku ta gjesh dashurinë e vërtetë
» Pa para dhe pa makine eshte me e veshtire te gjesh dashurine
» Tatuazhi i duhur per ty
» Emigrimi, zgjidhja e duhur ... ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi