Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seks nxitimthi. Avash! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seks nxitimthi. Avash! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seks nxitimthi. Avash!

Shko poshtë

Seks nxitimthi. Avash! Empty Seks nxitimthi. Avash!

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Jun 2010 - 12:32

Disa njerëz mendojnë se seksi mes njerëzve të panjohur është më i nxehtë se sa seksi mes njerëzve të dashuruar. Ndonjëherë takimet e rastësishme mund të jenë me të vërtetë të nxehta. Joshja fillestare që mund të ndjesh për dikë të sapo njohur është e papërsëritshme.
Kur merr guximin dhe e lë veten në dorë pasionit, seksi mund të jetë me të vërtetë i nxehtë. Por, seksi i rastësishëm ka edhe pasoja. Gjithmonë duhet të përdorësh kontraceptiv përveç prezervativëve, për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet ngjitëse seksuale. Për ata që bëjnë seks të mbrojtur dhe që pëlqejnë seksin e rastësishëm, duket sikur seksi nuk ka zinxhirë.
Ka mundësi që për momentin në qoftë se ka problem të ndodhet brenda trupit të dikujt tjetër, ose nuk e ka problem që dikush tjetër të ndodhet brenda teje pa praninë e dashurisë, atëherë seksi i rastësishëm mund të jetë i përshtatshëm për ty. Por, nëse ti je një person që mendon se seksi është diçka tejet e veçantë dhe personale, atëherë ti mbase nuk je një kandidat i mirë pallime të çastit.
Me avash!
Zakonisht, kur njerëzit flasin për rreziqet e seksit të rastësishëm, ata kanë ndërmend SIDA-n. Megjithatë, ekziston edhe rreziku që i panjohuri të jetë i rrezikshëm dhe i dhunshëm (ose më keq akoma). Nëse ti ke dëshirë që të bësh seks të rastësishëm por të parrezikshëm, atëherë mos e bëj asnjëherë me dikë që është krejt i panjohur.
Po qe se nuk e ke problem t’i ndash ndjenjat nga seksi, mos ta shohësh më tjetrin/ën asnjëherë në jetën tënde dhe mbrohesh nga sëmundjet dhe shtatzënia e padëshiruar, atëherë seksi pa dashuri mund të jetë i mrekullueshëm për ty. Për të qenë sa më i qartë për këtë çështje, është mirë që më përpara të mendosh se si do të ndihesh ditën, apo javën tjetër. Nëse ekziston rreziku që ti të ndjesh depresion apo vetmi pasi ke bërë seks të rastësishëm, më mirë që t’ia kursesh vetes këto.
Edhe orgazma, sado e paparë që të duket gjatë seksit, nuk ka asnjë vlerë nëse pastaj të bën të ndjehesh keq. Përpiqu që të mos bësh asnjëherë, asnjë gjë për të cilën mund të pendohesh. Ah, po qe se pas seksit do jesh për bukuri, atëherë jepi.
Qartësohu në lidhje me kërkesat e tua seksuale. Fakti që e trupi mund të ndihet i shpërblyer, nuk do të thotë se po ashtu do të ndihen edhe zemra, mendja dhe shpirti. Po qe se kërkesat e tua shkojnë më tutje se sa thjeshtë miq për seks, më mirë që të presësh kur të jetë momenti i duhur, qoftë me dashuri, qoftë pa dashuri.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Kur është koha e duhur?
Nuk ndonjë kohë veçanërisht të duhur për të bërë seks. Duhet ta vendosësh vetë nëse je gati për më shumë intimitet. Duhet patjetër të marrësh parasysh vlerësimin tënd për seksin e rastësishëm, seksin dhe dashurinë, gjithashtu edhe për nevojat e tua emocionale në një marrëdhënie.
Disa njerëz mendojnë se të shkosh drejt e tek seksi, bën që marrëdhënia të bazohet vetëm në seks, kështu që nuk mund të ketë shpresa për një marrëdhënie afatgjatë. Intimiteti fizik me dikë ndaj të cilit nuk ke intimitet emocional mund të jetë paksa çoroditës.
Ky lloj mospajtimi mund të të bëjë ty që të vësh në dyshim të ardhmen e marrëdhënies tënde edhe para se të jesh me faktin nëse e dëshiron personin tjetër që të jetë pjesë e jetës tënde apo vetëm e shtratit.
Por nga ana tjetër, disa njerëz mendojnë se po nuk bënë seks që në takimin e tretë, atëherë personi tjetër do të humbasë interesin për ta. Disa njerëz mendojnë se intimiteti fizik (seksi) mund të tregojë më shumë gjëra për një person sesa një bashkëbisedim i gjatë.
Për të rënë rehat në lidhje me këtë paqartësi, ti duhet që të vendosësh rregullat e tua që përcaktojnë se kur duhet apo nuk duhet bërë seks. Sido që të jetë situata, qëndroi atyre besnike. Nëse ti e vendos paraprakisht se kur është koha e duhur për të bërë seks, më vonë do të jesh më i/e lumtur sesa po t’ia lësh fatit në dorë.
Disa gjëra që duhen mbajtur mend:
* Dashuri është një ndjenjë shumë e ndërlikuar dhe ngatërrohet shpesh me pasionin.
* Dashuria të bën që të ndjehesh i/e gjallë, energjik/e dhe i/e kënaqur.
* Nëse e shpreh dashurinë atëherë kur e ndjen, ke mundësi që të marrësh dashuri si shpërblim. Por mund edhe të mësosh se dashuria nuk është gjithmonë e ndërsjellë.
* Me kalimin e disa etapave, që nga tërheqja e deri tek dashuria, intimiteti pëson ndryshime.
* Disa njerëz mendojnë se dashuria e përmirëson seksin, ndërsa të tjerë parapëlqejnë seks të rastësishëm pa dashuri.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi