Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë protokollin e bashkëpunimit diplomatik
Faqja 1 e 1
Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë protokollin e bashkëpunimit diplomatik
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme
Vlora Çitaku priti sot në një takim pune zëvendësministrin e Punëve të
Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Zoran Petrov. Dy zëvendësministrat
nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit mes dy ministrive të punëve të
jashtme, që paraqet dokument me rëndësi për konkretizimin e
bashkëpunimit në fushën e diplomacisë.
Në takim
u diskutuan çështje me interes për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve
duke shprehur kënaqësinë për arritjet e deritashme dhe për vullnetin
dhe planet për intensifikimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme me
interes të dy shteteve, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Të
dyja palët shprehën vullnetin e tyre politik për të gjetur zgjidhje
për çfarëdo çështje në raportet dypalëshe. Me nënshkrimin e këtij
protokolli arrin në gjashtë numri i dokumenteve të nënshkruara ndërmjet
Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Van Rompuy: Kosova, pjese e bashkepunimit rajonal
» Riker: Maqedonia nuk rrezikon identitetin
» Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray
» Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë
» Mora: Maqedonia së shpejti anëtare e BE-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi