Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë

Shko poshtë

Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë Empty Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë

Mesazh nga Alberti Fri 2 Jul 2010 - 5:18

Krasniqi: Bisedimet me Serbinë t’i bëjnë përgjegjësit qeveritarë Thumbnail.php?file=krasniqi_745091112


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk e sheh të nevojshëm krijimin e ndonjë ekipi të ri të Unitetit për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Ai konsideron se bisedat do të jenë të karakterit teknik dhe në to nuk do të ketë nevojë të përfshihet as Kuvendi. Vetëm kur të vijë në shprehje çështja e kufijve, sipas tij, Kuvendi do ta thotë fjalën e vet. Megjithatë, ai nuk ngurron të rekomandojë çështjet për të cilat duhet biseduar palët.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, kreu i Kuvendit flet edhe rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, por edhe për pritjet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Krasniqi jep shpjegime edhe rreth Ligjit për të drejtat e deputetëve, si dhe rreth rolit mbikëqyrës të Kuvendit mbi Qeverinë.
Pasi ka folur për disa nga rezultatet e udhëtimeve në misione ndërkombëtare, që ka pasur gjatë muajve të fundit, i pyetur rreth
Ligjit për deputetët, Krasniqi ka thënë se është ndër ligjet që më së shumti është punuar në Kuvendin e Kosovës. “E kemi herrur shumë këtë ligj nga privilegjet që u janë dhënë deputetëve, e që aktualisht i kanë deputetët në rajon dhe në Evropën Perëndimore. Ka mbetur një nen që tash është i diskutueshëm, i cili i jep mundësi deputetit që ka një mandat, të përfitojë, siç po thuhet, pension suplementar. Konsideroj se këtu kemi një qasje paksa jo të sinqertë. Të gjithë deputetët e kanë mbështetur me shumicë votash miratimin e ligjit. Nuk ka pasur kundërshti për asnjë nen. Realisht edhe KDI-ja, që e ka ngritur këtë çështje, ka qenë pjesë e gjithë procesit nga fillimi i projektligjit”.
Krasniqi ka shfaqur bindjen se i pakti deputet, për të mos thënë asnjë nga ta, nuk do ta shfrytëzojë pensionin suplementar. “Konsideroj se akëcili që është futur në politikë nuk e lë politikën për të marrë pension në moshën 55-vjeçare”.
Rreth zhvillimeve të pritshme pas shpalljes së mendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ka rikujtuar se
shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës është shpallur në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Këtu, një kohë bukur të gjatë kemi pasur edhe administratën e Kombeve të Bashkuara dhe, po nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së qe caktuar edhe emisari për udhëheqjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Para fillimit të bisedimeve që kanë zgjatur dy vjet, ne kemi pasur një Deklaratë të Grupit të Kontaktit, me tri pikat e famshme, të cilat kanë qenë edhe orientuese për çdolloj bisede. Ato kanë qenë të pranueshme edhe për përfaqësuesin e Rusisë në Grupin e Kontaktit. Aty është qartësuar se nuk ka kthim në vitin 1999, nuk ka bashkëngjitje me një vend tjetër dhe se do të respektohet vullneti i shumicës qytetare. Janë këto tri parime që për ata të cilët i kanë përcjellë zhvillimet, kanë qenë mesazh i qartë se po flitej për një shtet të ri dhe të pavarur. Megjithatë, zhvillimet kanë ndodhur. Serbia e ka ndikimin e vet në Propozimin e Ahtisaarit. Edhe Rusia. Ata i kanë futur kërkesat e tyre. Kur kemi parasysh këto, pastaj numrin e njohjeve që është 69, krizën humanitare që ishte krijuar nga Serbia në Kosovë në vitin 1998-99, faktin se Kosova është trajtuar si rast sui generis, si dhe faktin se krejt kjo punë është bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, mendoj se edhe GJND-ja, që përbëhet nga 15 anëtarë që tash janë në Këshill të Sigurimit, e që shumica e tyre vijnë nga shtetet që e kanë njohur Kosovën dhe e kanë mbrojtur atë në gjykatë me avokatët e tyre, na çojnë në përfundimin se GJND-ja nuk do të nxjerrë opinion që do të jetë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Ndërkaq, rreth idesë së përfolur, sidomos javëve të fundit, për shkëmbim territoresh me Serbinë, ai u përgjigj përmes një anekdote popullore.
“Kapen dy veta për një at. Njëri i thotë tjetrit se ati është i imi. I zoti i vërtetë i atit, i thotë atij që pretendon t’ia rrëmbej atin, pse po përpiqesh të ma marrësh atin kur e dinë se nuk është i yti. E ai i përgjigjet: nëse s’mund ta marr atin, ndoshta e marr shalën. Me këtë dua të them se këto janë përpjekje të Serbisë që edhe ajo të dalë fituese nga situata, në të cilën është tani e në të cilën është futur për shkak të mitologjisë për Kosovën. Por faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë që të thyhen parimet e Grupit të Kontaktit. Nuk është interesi i askujt që të bëhen lëvizje të kufijve...” Por Krasniqi ka përmendur temat, për të cilat mund e duhet të bisedohet me Serbinë: çështja e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi, dokumentacioni kadastral dhe civil, lëvizja e njerëzve dhe e mallrave, lehtësitë e komunikimit. Ndërkohë, do të duhet të bisedohet edhe për kufijtë...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi