Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme

Shko poshtë

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Empty Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme

Mesazh nga Alberti Fri 2 Jul 2010 - 5:20

Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme Thumbnail.php?file=Hashim_Thaqi_Parlament_805346980_352051713

Me rastin e incidentit që sot ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, me ç'rast një person vdiq, kurse 11 të tjerë u plagosën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi doli me një deklaratë për opinion.

“Fillimisht, dua të shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen fatale që rezultoi me humbjen e jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës në veri të Mitrovicës. Më këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Njëkohësisht, i ftoj organet kompetente që t'i ndriçojnë rrethanat e këtij rasti”.

Më pastaj në deklaratë, kryeministri i vendit thotë se Qeveria e Kosovës sot në mëngjes ka hapur një Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës, e cila do të ofrojë shërbime që janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë.

“Në këtë qendër do të punojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të autoriteteve lokale të Komunës së Mitrovicës. Qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve do të mund të pajisen me dokumente të ndryshme personale për nevojat e tyre. Kjo qendër i shërben të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Mitrovicës dhe nuk paraqet asnjë rrezik për askënd. Përkundrazi. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që t'i sigurojë shërbime të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jetojnë ata pavarësisht përkatësisë etnike”, thuhet në këtë deklaratë.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t'i shprehin në mënyrë paqësore e demokratike, thuhet më tutje, dhe në fund shtohet: “Ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe për t'iu shërbyer qytetarëve anekënd Kosovës. Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi