Situata në veri, Ashton: Palët t'i përmbahen dhunës
Faqja 1 e 1

BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton përshëndeti aksionin e sotëm për vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.Sot EULEX dhe KFOR filluan zbatimin e marrëveshjeve të reja doganore në pikët kufitare në pjesën veriore të Kosovës. Këto rregullime të reja synojnë rivendosjen e marrëdhënieve normale tregtare dhe heqjen e embargove të përbashkët të tregtisë mes Serbisë dhe Kosovës, në përputhje me rregullat e CEFTA’s dhe vlerave europiane”, thuhet në deklaratën e Ashton.Baronesha nënvizon se “Implementimi i marrëveshjes për vulat doganore nuk paragjykon statusin. Ka të bëjë me tregtinë e lirë dhe përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë”.
Në deklaratën e saj Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri shton se pret që dialogu mes dy vendeve të vazhdojë, “duke na lejuar ne të zgjidhim problemet dhe të përmirësojmë më tej jetën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. “
Me një apel të veçantë baronesha Ashton i është drejtuar edhe banorëve të veriut duke i bërë thirrje palëve që të përmbahen nga aktet e dhunshme.
“I bëj thirrje cdo njeriu në veri të Kosovës të tregojnë vetëpërmbajtje e qetësi. Është në interes të të gjithë palëve të qetësojnë tensionet, të ulin retorikën dhe të veprojnë me përgjegjësi. Dhuna do të ishte e papranueshme”
Ashton në deklaratën e saj vlerëson bashkëpunimin mes EULEX dhe KFOR dhe punën profesionale të misionit të BE-së.
Operacionet në pikat kufitare do të zhvillohen nga policë kufitarë dhe ekspertë doganorë të EULEX në përputhje me mandatin e tyre ekzekutiv.
Ashton mbyll deklaratën e saj duke deklaruar se ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen dhe të dy nënvizuan rëndësinë e “veprimeve të përgjegjshme të cdo kujt, në mbështetje të zbatimit të ligjit."
(s.g/BalkanWeb)

Similar topics
» Rendohet situata ne veri
» Shqipëri: Situata e përmbytjeve në veri, e rënduar
» GNK: Në veri situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit
» Tadic: Të qetësohet situata në veri, të ndalohen ekstremistët
» Thaçi: Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi