Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Demonstratat e dhunshme në Shqipëri, jehonë në mediat ndërkombëtare  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Demonstratat e dhunshme në Shqipëri, jehonë në mediat ndërkombëtare  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demonstratat e dhunshme në Shqipëri, jehonë në mediat ndërkombëtare

Shko poshtë

Demonstratat e dhunshme në Shqipëri, jehonë në mediat ndërkombëtare  Empty Demonstratat e dhunshme në Shqipëri, jehonë në mediat ndërkombëtare

Mesazh nga WebMaster Sat 22 Jan 2011 - 2:49

Demonstratat e dhunshme në Shqipëri kanë qenë kryefjala e shumë prej mediave më presitigjoze në botë. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar të gjithë demonstratën e organizuar nga opozita, e cila përfundoi duke përgjakur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. E nisur shumë paqësore, turma e organizuar ka ushtruar dhunë në drejtim të institucionit

të Kryeministrisë, çka ka vënë në lëvizje edhe forcat e gatshme të policisë, e cila është përleshur me demonstruesit, duke sjellë dhjetëra të plagosur edhe tre jetë të humbura, deri në momentin e raportimit nga këto media, megjithëse numri i të vdekurve deri në orën 11: 30, ka shkuar në katër. Reporterët e mediave më presitigjoze kanë qenë dje të pranishëm në demonstratën e cila ka përfunduar me një bilanc njerëzor. Routers, BBC si dhe mediat greke kanë pasqyruar me detaje të gjithë situatën në Tiranë, duke mbajtur lidhje direkte nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Këto media kanë pasqyruar me detaje të hollësishme episodet që kanë ndodhur dje në demonstratën e opozitës shqiptare përpara Kryeministrisë. Ato janë cilësuar episode dhune kundër qeverisë shqiptare. Përveç pasqyrimit të detajeve të kësaj demonstrate, e cila pati edhe tre viktima, këto media kanë pasqyruar edhe deklaratat e forcave politike si dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe të liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky i fundit ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për median prestigjioze Routers. Ndërsa një sajt grek e quan këtë ngjarje si ditët e ‘97, vit ky që është quajtur i mbrapsht nga kreu aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama. Mediat kanë pasqyruar në mënyrë të detajuar dhe me foto ilustruese gjithë dhunën e dyanshme që është ushtruar mes demonstruesve dhe efektivëve të policisë. “Ditë të 97-tës po përjeton Shqipëria”, ky është titulli i një prej artikujve të websaitit grek NEWSIT që përshkruan se në Shqipërinë fqinje mbizotëron një situatë e tensionuar. Protestat kanë shpërthyer, shkruhet në artikull, pas skandaleve të fundit.


Pasqyrimi
“3 të vrarë nga protestat antiqeveritare”. Është ky titulli i lajmeve të publikuara nga agjencitë më prestigjioze të lajmeve si CNN, Euronews, BBC, Associated Press, Wall Street Journal Reuters dhe Corriere Della Sera. Të gjitha agjensitë e lartpërmendura shprehen se situate e sotme ka degjeneruar në dhunë, në momentin kur vetë protestuesit kanë gjuajtur ndaj policisë me gurë, shkopinjtë, bomba molotov e sende të tjera të forta. Forcat e rendit që po ruanin godinat qeveritare shkruan Associated Press u detyruan të kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Rrjeti amerikan MSNBC shprehet se gjatë këtyre protestave të dhunshme që ishin në fokusin e liderit socialist u plagosën 30 civilë e dhjetëra policë. Corriere della Sera thotë se Partia Socialiste në opozitë me këtë protestë kërkon me forcë zgjedhje të reja parlamentare. CNN nga ana tjetër shprehet se këto janë ngjarjet më dramatike në vend në dhjetë vitet e fundit, ndërkohë që citon zyrtarë ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur keqardhjen për rrjedhën e dhunshme të ngjarjeve. Shqipëria zuri sërish vendin kryesor në mediat ndërkombëtare, fatkeqësisht kësaj here jo për arritjet e saj por për ngjarjet dramatike të ndodhura gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste.


Reagon diplomacie greke: Politika përgjegjëse
“Aktet e dhunshme të ditës së sotme në Shqipëri, nuk sollën vetëm vdekjen tragjike të tre njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, por ishin edhe një goditje kundër demokracisë”. Këtë pohim bëri Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras i cili dha sonte një reagim mbi ngjarjet e ndodhura në Shqipëri ku të paktën tre persona gjetën vdekjen dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një demonstratë të përgjakshme të opozitës, citon agjencia e lajmeve NOA. Delavekuras tha se “Shqipëria në këtë moment nuk duhet të rrëshqasë në dukuri dhune, nga kudo që vijnë ato”. Sipas kësaj media, përgjegjëse për këtë bilanc vdekje janë vetë partitë politike. “Përkundrazi, është përgjegjësi historike e të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë vetëpërmbajtje”, vijoi diplomati grek. Ai shtoi se mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi qe pengon modernizimin dhe minon ecurinë normale te vendit drejt BE është zhvillimi i dialogut konstruktiv, në fryme pajtimi, brenda kuadrit te Kushtetutës dhe të ligjeve.


BBC: Tre të vrarë gjatë protestave në Tiranë
Një ndër mediat më të njohura në të gjithë botën, është edhe ajo e Anglisë., e cila ka pasqyruar me të gjitha detajet demonstratën e përgjakur të opozitës. Me lidhje direkte, fotografi dhe detaje, BBC ka arritur të përcjellë në mënyrë koherente gjithë situatën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. BBC shkruan një artikull të veçantë për protestën e djeshme të opozitës në Tiranë. Ato kanë përcjellë deklaratat e dy krerëve të partive më të mëdha politike, njëkohësisht rivale të njëra- tjetrës. “Tre vetë janë vrarë gjatë përleshjeve midis policisë dhe mijëra protestuesve të opozitës në Tiranë”, thuhet në një shkrim të botuar tek BBC. Po sipas kësaj media botërore, burime të spitalit ushtarak në Tiranë konfirmuan se tre persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa në minutat e fundit të natës së djeshme ka shkuar në katër. Gjithashtu, burime të spitalit thonë se 17 policë dhe 22 civilë janë plagosur gjatë përleshjeve. Kreu i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama fajësoi dhunën e policisë për vrasjen e tre mbështetësve të saj. Policia ende nuk e ka konfirmuar lajmin e të vrarëve. Policia përdori shkopinjtë e gomës, pompat e ujit, gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë mijëra mbështetës të opozitës të cilët po demonstronin përpara selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra protestues nga i gjithë vendi u grumbulluan në orën 14 përpara zyrave të kryeministrit. Protestuesit me gurë e shkopinj u konfrontuan me policinë e pajisur me shkopinj gome skafandra dhe mburoja plastike. Protestuesit kaluan në akte dhune duke përmbysur e shkatërruar automjete të rastit dhe të policisë. Drejtuesit e opozitës fillimisht ishin mes protestuesve, por ata nuk u panë të ndalnin turmat e revoltuara. Rama fajësoi qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për degradimin drejt dhunës së protestës së opozitës. "Kryeministri ka lyer sot duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm”, është shprehur zoti Rama, gjatë një konference për shtyp, duke konfirmua vdekjen e tre protestuesve. “Sot po shfaqet qartë në sytë e opinionit publik natyra e vërtetë e këtij pushteti që duhet të largohet”, ka vijuar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Qeveria nuk ka reaguar ende ndaj protestave të sotme. Nëpërmjet një deklarate me shkrim presidenti i vendit Bamir Topi i bëri thirrje popullit për qetësi dhe stabilitet.


Kathimerin: Në Shqipëri kthehet viti 1997
Media greke ka pasqyruar me detaje episodet që kanë ndodhur sot në demonstratën e opozitës shqiptare përpara kryeministrisë. Ato janë cilësuar episode dhune kundër qeverisë shqiptare. Kathimerini shkruan se protestuesit janë përleshur me policinë jashtë ndërtesës së Kryeministrisë. Çdo gjë ka filluar kur një grup demonstruesish ka filluar të qëllojë me gurë kundër policëve të cilët janë përgjigjur me bomba me gaz lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë turmën. Sipas të përditshmes greke, opozita i qëndron kërkesës së saj për zgjedhje të parakohshme duke akuzuar qeverinë Berisha për korrupsion. Në artikull sqarohen deklaratat e kryeministrit Berisha që tha dje se në rast të shfaqjes së elementëve kriminalë të cilët do të kryejnë akte të paligjshme do të marrë masat e duhura. Ndërsa sipas opozitës gjendja dramatike e vendit është shkaku i kësaj proteste. Sipas udhëheqësit të kësaj opozite, Edi Rama, Shqipëria po përshkon një periudhë dramatike ku institucionet janë shembur, sidomos ato të zgjedhjeve dhe të drejtësisë. Ndërsa një sajt grek e quan këtë ngjarje si ditët e ‘97. Ky është titulli i një prej artikujve të websaitit grek NEWSIT që përshkruan se në Shqipërinë fqinje mbizotëron një situatë e tensionuar. Protestat kanë shpërthyer, shkruhet në artikull, pas skandaleve të fundit. Më pas, bëhet fjalë për deklaratat e udhëheqësit të opozitës se “nuk do të ketë flamuj apo pankarta në duart e demonstruesve, por do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme që të ikë kjo qeveri e korruptuar”. Apo edhe deklarata e udhëheqësit të qeverisë Sali Berisha se “nuk do të hap rrugën për pushtet socialistëve dhe se pushteti nuk fitohet me dhunë”. Më pas, bëhet fjalë për deklaratat e udhëheqësit të opozitës se “nuk do të ketë flamuj apo pankarta në duart e demonstruesve, por do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme që të ikë kjo qeveri e korruptuar”. Apo edhe deklarata e udhëheqësit të qeverisë Sali Berisha se “nuk do të hap rrugën për pushtet socialistëve dhe se pushteti nuk fitohet me dhunë”. Sipas burimeve qeveritare, përfundon saiti, ekzistojnë grupe të udhëhequra nga opozita që duan të krijojnë incidente.

La Republica: Tensione në Tiranë, policia përdorur gaz lotsjellës
Gazeta “La Republica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”. Kështu shkruhen në faqen e gazetës italiane për demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste. “Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeministrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar”, vijon me tej analiza e bërë në gazetë. Digjet një prej palmave te vendosura përballë godinës. Veprime të pakontrolluara shfaqen në çdo çast, ndërsa nga ana tjetër e Piramidës, mjaftë të rinj janë ngjitur, duke hedhur gurë në drejtim të policisë. Situata tashmë po paraqitet e normalizuar, pas fazës së parë të dhunës
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi