Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në kërkim të lexuesit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në kërkim të lexuesit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në kërkim të lexuesit

Shko poshtë

Në kërkim të lexuesit Empty Në kërkim të lexuesit

Mesazh nga WebMaster Sun 31 May 2009 - 6:19

Në kërkim të lexuesit

Nga Bledar Lumani

Libri për shumë ka qenë kohë miku më i mirë i shqiptarëve, veçanërisht gjatë viteve të komunizmit, kur mediet elektronike dhe ato të shkruara pothuajse mungonin. Për vite me radhë në vendin tonë ekzistonte dhe funksiononte vetëm një radio dhe televizion, çka ka bërë që shqiptarët të kenë qenë shumë të lidhur me librin. Por a vazhdon tashmë libri të mbetet miku më i mirë i shqiptarëve? Shumica e njerëzve, mes tyre autorë dhe shkrimtarë, mendojnë që jo. Hapja e vendit tonë nga izolimi prej pothuajse 50 vjetësh, lindja e medieve të reja, elektronike dhe të shtypit të shkruar, interneti etj., ka bërë që shqiptarët gjithnjë e më shumë ta drejtojnë vëmendjen e tyre drejt këtyre të fundit, duke i ftohur në njëfarë mënyre marrëdhëniet me librin. Fakti i ftohjes së lexuesit me librin justifikohet nga këta të fundit edhe për arsyen se, sipas tyre, në treg mungojnë titujt dhe autorët cilësorë shqiptarë. Ftohja e lexuesit shqiptar me librin pohohet edhe nga shkrimtarja Diana Çuli, e cila shprehet se në krahasim me vitet e mëparshme, numri i lexuesve ka rënë. “Unë mendoj padyshim që numri i lexuesve ka rënë. Edhe i të rinjve ka rënë, në krahasim me 20 vjet përpara ose dhe 25 vjet përpara. Por kjo ka rënë në gjithë botën. Nuk është vetëm në Shqipëri. Kjo, për shkak të internetit, për shkak të televizionit. Ne lexonim shumë më tepër, kur ishim të rinj, sepse nuk kishte as internet dhe as televizion, apo jo? Kështu që nevoja që njeriu ka për fantazi, për të njohur botën, për të zhvilluar mendimin, i mbushet edhe nga këto hapësira. Nga ana tjetër, libri është i pazëvendësueshëm. Megjithatë, ajo shtresë shoqërore që sot lexon libra, është gjithnjë e lidhur me librin. Është më e paktë, por shumë solide. Dhe kjo është vënë re dhe me qëndrueshmërinë që kanë shtëpitë botuese. Derisa kemi kaq shumë shtëpi botuese dhe kaq shumë libra që botohen, kjo do të thotë që ato mbijetojnë, sepse ka lexues”, - shprehet shkrimtarja.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në kërkim të lexuesit Empty Re: Në kërkim të lexuesit

Mesazh nga WebMaster Sun 31 May 2009 - 6:20

Mungesa e kritikës letrare


Shkrimtarja Diana Çuli shprehet se në tregun shqiptar ka mjaft autorë dhe libra cilësorë, duke përfshirë këtu edhe autorët e librat e huaj. Por, sipas saj, në Shqipëri mungon vlerësimi i kritikës letrare, e cila, nëse do të ekzistonte, do të ndikonte ndjeshëm në afrimin e lexuesit. “Unë mendoj që autorë cilësorë ka shumë, sepse ka autorët cilësorë botërorë, që këtu botohen të gjithë dhe që janë gjithmonë fjala e fundit, çmimi Nobel, autorët më të mirë të botës, apo jo? I keni parë dhe kohët e fundit që janë botuar. Unë mendoj që autorë të mirë shqiptarë ka disa. Nuk ka nevojë të kemi dhjetëra, se ne tre milionë jemi, apo jo? Dhe popujt më të mëdhenj se ne, Italia apo Franca 3-4 kanë të mirë. Dhe ne 3-4 kemi të përkthyer në botë apo me kandidatura për Nobel, siç kemi Kadarenë. Kështu që ne shkrimtarë të mirë kemi. Ne na mungon vlerësimi i kritikës letrare për shkrimtarët dhe nuk iu tregojnë lexuesve shqiptarë se ku janë vlerat e atyre shkrimtarëve që kemi, cilët janë shkrimtarët e rinj që po dalin, ku ka arritur sot letërsia jonë. Dhe ky vlerësim nuk është bërë. Dhe atëherë njerëzit janë të paorientuar dhe nuk e gjejnë këtë gjë”, - përfundon mendimin e saj Çuli. Ashtu si shkrimtarja Diana Çuli, edhe shkrimtari Besnik Mustafaj, njëkohësisht botues i shtëpisë “Ora”, thekson faktin që në Shqipëri mungon kritika letrare. Mustafaj shprehet se marrëdhëniet e lexuesit shqiptar me librin nuk janë ftohur, duke parë dhe numrin e titujve të shumtë të botuar, por, sipas tij, kjo marrëdhënie është konfuze dhe e pastrukturuar. “Përkundër çka thuhet shpesh, unë mendoj se marrëdhëniet e lexuesit shqiptar me librin nuk janë ftohur, madje nuk janë larguar, dhe krahasuar me vitet para ’90 janë shtuar. Sepse mjafton që të kujtojmë se gjatë një viti në vendin tonë botohen më shumë se 2000 mijë tituj. Është një prurje e jashtëzakonshme. Në kohën e komunizmit botoheshin 100 tituj vetëm. Pra, në këtë kuptim unë do thosha se libri në marrëdhëniet me lexuesin shqiptar janë forcuar, por janë konfuze dhe të pastrukturuara. Në kuptimin që mungon mundësia sugjeruese, pra mungon kritika letrare, që është në dëm të vajtjes së librit te lexuesi ose të vajtjes së librit të mirë te lexuesi, sepse kritika letrare është edhe orientuese, përveçse bën seleksionimin në raport me historinë e letërsisë, por edhe orienton për librat aktualë”, - thotë Mustafaj. Sipas tij, mediet merren shumë pak me provimin e librit, ndërsa thotë se problem për shitjen e librave është edhe mungesa e një rrjeti të shpërndarjes së librave. “Mediet e shkruara, sidomos, por edhe mediet elektronike, merren pak me promovimin e librit, çka do të thotë se lexuesi përsëri në mënyrë spontane duhet të gjejë librin që është i përshtatshëm për të. Gjithashtu, mungon një rrjet i mirë i librarive. Libraria nuk është një institucion më vete. Dhe kjo mungon. Dhe libri që shitet nëpër kioska nuk ka të njëjtën lidhje me lexuesin si ai që shet një librari serioze”, - shprehet shkrimtari Mustafaj. Rektori i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj, shprehet se, pavarësisht se ka një rritje të prodhimtarisë së letërsisë, vihet re një rënie e theksuar e leximit të librave. “Se sa lexuesit shqiptarë janë të lidhur me librin sot, unë mendoj se përgjithësisht ka një rënie të theksuar të marrëdhënies me librin, ndonëse mund të konstatohet me kënaqësi që ka një prodhimtari të jashtëzakonshme të të gjitha llojeve të letërsisë, që nga ajo artistike, por dhe në gjini të tjera, dhe nga ana tjetër ka një rënie të lexuesit. Kjo vjen për arsye që dihen dhe nuk janë tipike vetëm për Shqipërinë. Janë për të gjitha ato vende, te të cilat ka filluar të funksionojë teknologjia e informacionit. Këto vende natyrisht parapëlqejnë shumë t’i ndjekin gjërat nëpërmjet televizionit, pra të gjejnë rrugët më të shkurtra të arritjes së asaj që quhet brendi. Por, natyrisht, janë pak të lidhur me librin. Dhe kjo duhet thënë që është një fatkeqësi, sepse atë kënaqësi që të ofron libri, nuk ta ofron një gjë tjetër, për faktin se libri ka të fshehta ato gjëra të tjera që asnjë gjini tjetër nuk mund t’i shfaqë në atë mënyrë”, - shprehet Rrokaj..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi