Kuçi: Kemi kapacitete për të vendosur rendin në veri
2 posters
Faqja 1 e 1
Kuçi: Kemi kapacitete për të vendosur rendin në veri
Qeveria e Kosovës ka kapacitete për të vendosur rendin dhe ligjin, edhe në pjesën veriore të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se në çdo rast kur shkelet rendi dhe ligji, këto kapacitete do të përdoren në përputhje me ligjin.
Ndërkohë, opozita nuk beson se Qeveria ka ndonjë plan veprimi konkret, për të zbatuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në këtë pjesë të vendit.
Çdo hap që do të merret në veri, sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, do të jetë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Kuçi i ka bërë këto komente, i pyetur nga gazetarët nëse Qeveria do të ndryshojë qasjen e saj për integrimin e pjesës veriore të Mitrovicës pas shpalljes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Zyrtarët qeveritarë presin që mendimi këshillëdhënës do të jetë në favor të pavarësisë së Kosovës.
Kuçi ka thënë se nuk do të thotë që me vendimin e GJND-së Qeveria do të ketë më shumë mandat në veri, ngase sipas tij, institucionet e Kosovës edhe më herët kanë pasur mandat ta ushtrojnë sovranitetin në tërë territorin, por kanë qenë më të kujdesshme.
“Ne do t’i ushtrojmë aktivitetet tona me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit atje, të forcimit të legjitimitetit demokratik dhe të zhvillimi socio-ekonomik në atë pjesë në koordinim të plotë më faktorin ndërkombëtar. Por ajo që dua ta them me bindje të plotë është që nuk do të ketë shumë hapësirë atje për njerëz që e shkelin ligjin, për ata që nuk e përfaqësojnë Republikën e Kosovës, por ndonjë shtet tjetër, dhe për ata që pengojnë proceset demokratike”, ka thënë Kuçi për Kosovapress.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur seriozitetin e Qeverisë për të vepruar me kapacitetet që ka. “Kosova i ka kapacitetet e saj institucionale dhe çdo rast kur shkelet rendi dhe ligji, në përputhje me ligjin do të përdoren ato kapacitete”.
Ndërkohë opozita konsideron se Qeveria është dashur vazhdimisht të jetë e orientuar kah integrimi i veriut, por sipas saj, institucionet shtetërore të Kosovës kanë vazhduar të jenë neglizhente ndaj kësaj çështje.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se institucionet qeverisëse të Kosovës nuk kanë ndonjë interesim të bëjnë veprimet e duhura në pjesën veriore.
“Kështu si ka vepruar deri më tani, Qeveria e Kosovës nuk besojmë se do të ketë ndonjë plan veprimi konkret, me të cilin do të mund të zbatonte kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në veriun e Kosovës, për arsye se kemi një neglizhencë të vazhdueshme qe dy vjet nga shpallja e pavarësisë dhe shikimi me indiferencë ndaj kësaj çështje bën përshtypje se nuk ka ndonjë interesim që vërtetë bëhen veprime të duhura, të cilat do të mundësonin edhe një stabilitet më të mirë në Kosovës, edhe një integrim të qytetarëve të veriut në Kosovë, por po ashtu edhe një gjendje normale në funksionimin e shtetit”, ka thënë Isufi, transmeton KosovaPress.
Hapat konkretë, sipas Isufit, përfshijnë ndarjen e buxhetit duke llogaritur specifikat që ka vendi, plani i sigurisë dhe plane tjera që mundësojnë funksionimin e jetës normale në Kosovë.
Ndërkaq nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Naser Rugova, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është dashur të fillojë masat konkrete për shtrirjen e pushtetit në veri që nga marrja e mandatit të saj qeverisës.
“Unë mendoj që Qeveria që nga marrja e mandatit qeverisës, si shtet i pavarur dhe sovran, me kohë është dashur të fillojë masat konkrete të veprimit të shtrirjes së pushtetit, sovranitetit, ruajtjes së integritetit territorial dhe funksionimit të legjislacionit në fuqi dhe aktit më të lartë të vendit, Kushtetutës së Kosovës. Edhe në vitin e tretë të shtetësisë, kjo nuk po ndodhë, atje vazhdon mosrespektimi i Kushtetutës, shkelja e integritetit dhe sovranitetit të vendit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, strehimi i kriminelëve të luftës, që u kanë bërë dëm të madh qytetarëve të Kosovës e që kërkohen nga drejtësia”, ka thënë Rugova.
Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kohë më parë ka hapur Zyrën për Shërbime Civile në veri, e cila ka ngjallur reagimin e serbëve. Megjithatë, ekzekutivi i vendit është i vendosur që kjo zyre të vazhdojë së funksionuari.
Për të përforcuar qëndrimin për vendosjen e ligjshmërisë në veri, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ditë më parë ka paralajmëruar se do të dërgohen njësitë speciale të Policisë së Kosovës në këtë pjesë për të vënë rend dhe ligj.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kuçi: Kemi kapacitete për të vendosur rendin në veri
Fjal shum gjuaj ne lum.......
albushi- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : GJakove
Postime : 306
Gjinia :
Anëtarësuar : 13/09/2010
Mosha : 35
Hobi : Skijatore ne breg te detit
Similar topics
» Kuçi: Nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s
» Presidenti Topi bën thirrje për qetësi: Politika të rikthejë rendin
» “Të vendosur për integrimin në BE”
» Serbia po bën agresion në veri
» Integrimi në BE, Nikolic: Gjermania na ka vendosur kushte të parealizueshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi