Kuçi: Nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s
Faqja 1 e 1

Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me NATO-n për të ashtuquajturin incident me FSK-në, por edhe do të mbrojë pozicionin shtetëror në çdo rast. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky rast nuk krijon hendek me NATO-n, duke thënë se nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s.
Kuçi ka thënë se në ditët e sotme kërkim-falja është ritual religjioz dhe për këtë shkak edhe nuk ka arsye që t’i kërkohet falje forcave paqeruajtëse të KFOR-it për shkak të dëshpërimit të tyre, kur Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte paraqitur e armatosur gjatë e kremtimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Numri dy i qeverisë së Kosovës saktësoi tha se në këtë rast nuk ka asnjë mosmarrëveshje apo betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë.
Ai tha se pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Megjithatë, Kuçi tha se edhe më tutje do të respektohen heronjtë dhe e kaluara e popullit të Kosovës .
“Këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo qeverisë. Ajo çka dua të them se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Por do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë dhe të kaluarën tonë . Mos të mendon dikush që përmes këtij rasti ta mohoj të drejtën tonë për shtet . Përndryshe garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur edhe kryeministra të ndryshëm dhe nuk u bë kiameti që kanë dal edhe atë ditë. Jemi të gatshëm që të bisedojmë me këdo, por jemi të gatshëm që ta mbrojmë pozicionin tonë në çdo rast”, tha Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi hodhi poshtë kategorikisht deklarimet se qeveria e vendit dhe KFOR-i janë në konflikt, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë. Kuçi tha se Kosova e dinë rrugën e saj e cila është e përbashkët me forcat e NATO-s për integrime euroatlantike. /

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Tuna: Noizy më ka kërkuar falje - ta ndihmojmë Valin
» Kuçi: Kemi kapacitete për të vendosur rendin në veri
» 10 njerezit me te kerkuar ne bote.....
» Cana: Arsenali më ka kërkuar si 16-vjeçar
» Pit Bull, këngëtari më i kërkuar i verës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi