Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush jane Kodiket e Shqiperise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush jane Kodiket e Shqiperise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush jane Kodiket e Shqiperise

4 posters

Shko poshtë

Kush jane Kodiket e Shqiperise Empty Kush jane Kodiket e Shqiperise

Mesazh nga WebMaster Tue 2 Jun 2009 - 22:25

Nga Dr.Shaban Sinani
Koleksioni i kodikeve (the codex) perben nje prej pasurive me te rendesishme kulturore te popullit shqiptar ne te gjitha koherat dhe nje pasuri me vlera boterore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, perbehet nga mbi 100 vellime, qe perbejne vepra te plota (doreshkrime) dhe 17 fragmente, te cilet, te gjithe se bashku, njihen si "fondi 888". Jashte ketij fondi numerohen edhe disa dhjetera kodike te tjere, qe i takojne kishes se shen Gjon Vladimirit (Durres). Pervecse ne AQSH, kodike ka pasur edhe ne muzeun e artit mesjetar ne Korce. Per here te pare ekzistenca e kodikeve te Shqiperise eshte bere e ditur boterisht nga nje botim ne gjuhen greke i peshkopit te Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Ne vitin 1886 nje studiues francez (P. Batiffol) pershkroi shkurtimisht ne nje katalog 16 kodike qe iu lejuan te shihte ne arkivat dhe bibliotekat e kishes ortodokse te Beratit. Batiffol, i cili u ankua ne artikullin e tij se murgjit vendes "nuk e lejuan" te njihte shume doreshkrime te tjera, pagezoi tre prej kodikeve me te lashte te Shqiperise: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Arte i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atehere, ne listen boterore te letersise se krishtere te tipit bizantin, njiheshin jo me shume se nje dyzine doreshkrimesh te tipit "kodik". Me kalimin e kohes nga kjo liste jane zhdukur emra veprash te rendesishme liturgjike, duke perfshire edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qe gjendej ne Shqiperi.
Kodiket e Shqiperise jane nje fond me rendesi boterore per historine e zhvillimit te letersise se vjeter biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr- "i shenjte"). Keto kodike kronologjikisht ndjekin njeri-tjetrin gjate 13 shekujve me rradhe (prej shekullit te 6-te - deri ne shekullin e 18-te). I shkruar vetem nje shekull e gjysme pas "La Vulgata-s", perkthimi latin i Bibles sipas shen Jeronimit te Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit eshte nje doreshkrim me rendesi historike per fillimet e letersise biblike. Sipas dijetareve bibliologe dhe paleografe, duke iu referuar teknikes se shkrimit, eshte nje doreshkrim jo me i vonshem se shekulli i 6-te pas Krishtit. Ai eshte nje nder kater kodiket me te vjeter ne gjithe boten. Bashkekohes me doreshkrime te tilla te famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet ne themelet e letersise kishtare te ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 flete dhe permban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshte shkruar me germa te derdhura prej argjendi, sipas vleresimit te eksperteve, "ne flete te ngjashme me letren e zakonshme, qe ka te ngjare te jete prodhuar nga ngjeshja e shume elementeve petezore me natyre bimore, sic jane fletet e papirusit". Por bizantologet mendojne se lenda e doreshkrimit eshte pergamene. Sfondi mbi te cilin jane derdhur germat eshte e kuqe e thelle (e purpurt), prej nga ka marre edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, eshte zbehur. Disa pjese te rendesishme te tekstit te kodikut jane te derdhura ne ar. Germat e aplikuara jane kapitale te vogla (majuscule). Kapaku i doreshkrimit eshte metalik, me zbukurime biblike, por duhet te jete disa shekuj me i vonshem se vete vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" eshte shkruar ne stilin antik scripta-continuae, domethene pa ndarje te fjaleve nga njera-tjetra, pa thekse dhe shenja te tjera te vecimit te fjaleve. Ai eshte vendosur ne nje sfond qe permban zemra te stilizuara. Ne brendesi te zemrave qe zbukurojne fleten gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden ne kufijte e dy vijave paralele vertikale, qe kthehen ne kend te drejte horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjezim i fatit vdeketar-kalimtar te njeriut. Bibliologet mendojne se ky motiv, qe rimerret edhe ne doreshkrimet e mevonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjte) qe jane ruajtur ne Shqiperi, paraqet ekuilibrin shpirteror te individit.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Arte i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-te pas Krishtit) ishin dy prej veprave qe gjendeshin ne listat e objekteve te shpallur "ne kerkim" ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Kleri, keshilli kishtar (sinodi), patriarket dhe populli besimtar i Beratit, te cileve iu kerkua dorezimi i menjehershem i dy kodikeve, vendosen te bejne cdo sakrifice dhe te mos e tregojne vendndodhjen e tyre, ne cfaredo rrethane. Ato u fshehen ne gryken e nje pusi, ne nje arke metalike. Per nje kohe, ne vitet qe pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin te zhdukur. U rizbuluan ne kishen e kalase se qytetit ne vitin 1968, ne nje gjendje tejet te demtuar.
Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, "Codex Purpureus Beratinus" u dergua per restaurim prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua nje riprodhim identik, plotesisht i shfrytezueshem per studime. Vete origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetegjatesi, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda ne nente vellime, te cilat ruhen prane Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane.
[/td][/tr]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Kodiket e Shqiperise Empty Re: Kush jane Kodiket e Shqiperise

Mesazh nga princesha Sun 5 Jul 2009 - 3:45

Gjate historise se tyre mijravjecare Iliret dhe pasardhesit e tyre Arberit-shqiptaret e sotem kane treguar me shembuj te shumte qe qyteterimi i tyre i vecante ishte jo vetem krijues por dhe mares-huazues dhe ruajtes i kontributeve te kulturave perparimtare, te cilat u bene pjese integrale e trashegimise se tyre sidomos kur shfaqen si aspekte te nje kredoje te vecante e te shendoshe. Ne kete rast ato nuk jane vetem doktrina dhe sende per perdorim por dhe ruhen si pjese e qenies se tyre intime, e kultures se tyre shpirterore e materiale, si shprehje e nivelit te artit te kohes dhe qe i percillen brezave te mevonshme. Ne nje suaze te tille, megjithe veshtiresite qe rrjedha e historise ju kishte rezervuar shqiptareve, kane ardhur deri ne ditet tona keto deshmi te vyera njeheresh te kultures materiale e asaj shpirterore, per te na treguar ne menyre te pakundershtueshme, me forcen e faktit apo deshmise reale, per te kaluaren dhe rrugen neper te cilen u formuan shqiptaret e sotem. Ndodhite historike deri ne drame per shqiptaret, fatkeqesite kombetare deri ne tragjedi, dhunimi i shpirtit te tyre dhe i gjitheshkaje qe dilte jashte kontrollit te "materiales", pra dhunimi i asaj cka ishte vetem njerezore, kane zvogeluar kete pasuri dikur te madhe dhe te gjitheanshme, por kjo nuk ja ul vlerat asaj qe ka arritur deri ne ditet tona, nje pjese e se ciles paraqitet e sistemuar shkencerisht dhe ne menyre dinjitoze ne kete botim. Ky vellim, jashte cdo dyshimi eshte pritur prej kohesh nga studiuesit e disiplinave te ndryshme dhe nga te tjere te interesuar brenda dhe jashte vendit, vetem pak prej te cileve i paten konsultuar sepse ishin "herezi" ne kohe te diktatures. Pra, me se fundi, ne te shohin driten e botimit kataloge dhe studime te hartuar nga studiues te ndryshem, te huaj dhe vendas, vleresime shkencore per to, ashtu dhe ilustrime te miniaturave ,per te gjykuar realisht kete trashegimi. Ky vellim, qe mund te jete shterrues per nje pjese prej nesh, kerkon studime e botime te metejshme per te tjere. Sido qe te jete, nuk mund te mos pergezojme ketu per botimin, Arkivin Qendror te Shtetit dhe drejtuesit e tij, ashtu sic nuk mund te mos kujtojme ketu ata studiues, klerike,dhe qytetare te thjeshte, te cilet, nga ndjenja e besimit apo per vleresim e per respekt te deshmive te kultures, i ruajten dhe i grumbulluan ato ne vitet e veshtira te marrezise shkaterimtare te deshmive te kunderta e te ndryshme te se kaluares. Nder ta, ze nje vend te vecante Theofan Popa, i cili per vite me rradhe punoi per te grumbulluar ne gjithe Shqiperine keto vepra e per ti sistemuar ato, nje pune ne nje fushe te ndaluar (dhe ketu flas si nje deshmimtar i drejteperdrejte) qe konsideruar personaliteti i tij dhe besimi ne fene e krishtere, cka dihej nga te gjithe dhe qe kurre nuk e mohoj, i kushtoj rende atij dhe familjes se tij. Me kete rast do te shikonja me vend qe kjo nisme e Drejtorise se Pergjitheshme te Arkivave te vijonte me botimin, detyrimisht me cilesi te larte, te studimit te tij per miniaturat qe do te mirepritej nga studiuesit vendas dhe te huaj, duke nxjere ne pah faqe te panjohura te krijimtarise te te pareve tane. Le te veshtrojme ne hollesi botimin ne permbajtjen e tij. Fillimisht duhet te falenderojme UNESCO-n per mbeshtetjen e dhene ne realizimin e ketij projekti te perbashket si dhe botimin e tij. Ne te, sic permendet dhe ne hyrje, jane pefshire pjesa me e madhe e punimeve qe jane publikime te kodikeve dhe studime per to, duke kuptuar ketu vetem ato kodike qe pefshihen ne Fondin 488 te AQSH. Vellimi ka rreth 240 faqe tekst dhe 65 ilustrime ne artikujt. Pas shkrimeve hyrese te patroneve kemi nje hyrje shkruar nga Shaban Sinani dhe Kaliopi Naska, parashtruese e permbajtjes dhe kritereve te perdorura, per te cilat gjykimi yne eshte pozitiv. Ne fillim ne kete liber jane perfshire punime te fundit te shek. 19, por qe jane themeltare, si ato te Aleks Aleksudhit dhe Pierre Batiffol per dy Kodiket e famshem te Beratit dhe vazhdohet pas tyre me studimin e Llambrini Mitrushit per Kodikun e manastirit te shen Kozmait ne Kolkondas. Me tej kemi ne liber Kataloget e mirfillte per keta Kodike, duke filluar me ate te Johannes Koder dhe Erich Tripp, per te vijuar me dy shkrime te prof. Aleks Budes dhe prof. Koder qe flasin per "evenimentin". I tille realisht ka qene ai per Historine dhe kulturen shqiptare, dmth rizbulimin e dy Kodikeve te Beratit ne vitin 1968 ne Katedralen e shen Merise ne Kalane e Beratit. Me tej vazhdohet me punimin e mirfillte shkencore te Theofan Popes, qe eshte me teper se nje katalog per te dhenat e shumta qe na jep, me analizen e permbajtjes, e shkrimit dhe te miniaturave ashtu dhe per shkallen e ruajtjes. Ne te paraqiten gjithashtu te dhena krahasimore ashtu dhe datimi apo dhe shkruesi kur keto gjenden apo eshte e mundur te behen. Duhet shenuar se jane me interes dhe ilustrimet sado te pakta, per mjaft nga Kodiket e katalogut Popa te cilat ndihmojne lexuesin per nje vleresim real. Me interes eshte dhe shkrimi tjeter i Theofan Popes "Doreshkrimet kishtare mesjetare te Shqiperise" i menduar si nje hyrje me karakter shpjegues per Katalogun e kodikeve. Ai pasohet me nje artikull te Kosta Nacos, pak a shume divulgativ "Rreth "vendlindjes"se kodikeve mesjetare te Shqiperise", por qe ofronte ne ate kohe te dhena te dobishme, rezultat i studimeve te tija . Botimi i ketij vellimi merr vlera te vecanta me perfshirjen ne te Katalogut te hartuar nga studiuesi britanik Roderic L.Mullen ne maj te vitit 2002, te cilit materialin ja vuri ne dispozicion AQSH, per cka duhet pergezuar. Ky eshte mendimi im. Katalogu i tipit te pembledhur perfshin ne vija te pergjitheshme Fondin 488 dhe 16 nga 17 fragmente bashkengjitur me vone atij. Sic thote vete autori, ai eshte perpjekur te "analogoje" keto kodike te botuar ne disa kataloge, duke ju permbajtur numurimit dhe datave sipas Theofan Popes. Katalogu i Mullen mbyllet me nje vleresim te shkurter te kesaj pasurie, duke vecuar faktin e vlerave te tyre ne kuader boteror dhe rendesine (apo pasurine) e kishes vendase ne shekullin e 6-te. Po ashtu Mullen shpreh mendimet e tija orientuese per drejtime te studimeve dhe kerkimeve te metejshme , te cilat, sipas tij, do te hapin horizonte te reja per studimet shqiptare. Drejtuesit dhe punonjesit e AQSH duhet te pergezohen dhe per studimet e tyre qe paraqiten pas Katalogeve. Se pari, Sh.Sinani me artikullin "Beratinus-1 nje reference themelore ne traditen e shkrimeve te shenjta". Ky studim eshte mjaft interesant, me te dhena per rigjetjen e tij, historikun e botimeve, analizen ne vija te pergjitheshme te permbajtjes dhe vlerave.Ky shkrim se bashku me skeden shpjeguese te hartuar se bashku me studiuesin italian Edoardo Crisci per botimin e Vatikanit ne vitin 2000 "I Vangeli dei Popoli". Se dyti, Nevila Nika me artikullin "Rreth nje studimi monografik te pa perfunduar per kodiket e Shqiperise (Katalogu i Kosta Nacos)".Me kete rast shpreh mendimin se edhe pse i paperfunduar, Katalogu i hartuar nga Kosta Naco duhet botuar sa me pare, per vete nivelin mjafte te mire te hartimit te tij dhe analizen shkencore te materialit te perfshire. Vellimi mbyllet me nje Fjalorth te gjere te terminologjise se fushes perkates dhe te perdorur ne kete vellim, i domosdoshem per te kuptuar Kataloget dhe sidomos studimet e paraqitura. U munduam te paraqesim nje pershkrim te shkurter te permbajtjes se vellimit te sapobotuar Kodiket e Shqiperise, per aq sa lejon vendi por dhe duke mos dashur te futem ne nje fushe ngushtesisht jo tonen. Por, me qene se per tre dhjetevjecare jam familjarizuar me historine dhe artin mesjetar, i lejoj vehtes te verej se perpara publikut te gjere shqiptar dhe studiuesve vihet, e realizuar me kritere shkencore dhe mjaft te sakta, nje pasuri e jashtezakoneshme, me vlera te larta dokumentare dhe historike dhe nje virtyt shqiptar per ti ruajtur dhe vleresuar ato. Studimet per to, pjese e ketij vellimi na vlejne te gjitheve. Libri nuk eshte i manget, ai qendron mjaft mire ne kete forme dhe permbajtje. Kodiket dhe dokumentacioni tjeter kishtar, qofte ky i perfshire ne kete vellim ashtu dhe ai ende i pabotuar dhe studiuar,ofrojne edhe me anash-shkrimet e tyre, te dhena te shumta per njohjen e historise se kishes ne Shqiperi, ashtu dhe per vete historine e Shqiperise. Kjo eshte nje arsye e mjaftueshme, per studimin dhe botimin e tyre, qofte ne forme katalogesh ashtu dhe si studime paraprake. Vetem ne kete menyre bota shkencore do te njihet me mire me nivelin e zhvillimit te pergjithshem dhe atij kultural te Shqiperise gjate mesjetes. Nje fushe tjeter studimore pak sa e cekur deri me sot eshte analiza e permbajtjes, ajo stilistike dhe e vlerave te miniaturave dhe ilustrimeve ne pergjithesi te kodikeve, qe paraqet interes te madh per historine e artit, liturgjine, datimin dhe per vendin e tyre ne teresine e kodikeve te tjere qe ruhen ne bote. Ne kete menyre do te ofrohen te dhena te reja dhe me bindese per autoret dhe vendin e realizimit te tyre, per rendesine e kishes dhe poseduesve te tjere te tyre. Me studimin me te imet te tyre do te sqarohen aspekte te tilla si lidhjet ndermjet kodikeve, kontributi shqiptar ne letersine ungjillore dhe vendi ku shkruheshin ato, si dhe prania e ateljeve vendase. Sic veren Mullen, eshte e rendesishme qe bota shkencore ti njohe keto pasuri te medha kulturore dhe ne kete drejtim, botimi i tyre eshte nje hap i pare dhe i rendesishem. Vetem atehere mund te kemi studime te plota e te gjitheaneshme te tyre, te cilat do te japin nje ndihmese edhe disiplinave te tjera te studimeve shqiptare. Gjithashtu per tu vlereuar eshte dhe nisma per ti ofruar studiuesve dhe publikut keto pasuri, sigurisht pas sistemimit te tyre. Do t'i uronja perseri AQSH te botoje ne cilesi te larte studimin pe miniaturat qe permenda me larte. Po keshtu eshte e nevojshme te katalogohen dhe studiohen kodiket dhe te gjitha doreshkrimet e tjera duke ja u vene sa me pare ne dispozicion publikut dhe studiuesve. E njejta gje duhet thene dhe per doreshkrimet turko-arabo-persiane qe ruhen. Te gjitha ato, se bashku me studimin dhe dokumentimin e trashegimise ne kete fushe, qe ruhet nga qytetaret, do te krijojne nje tablo me te plote per historine, kulturen dhe jeten shoqerore ne shekujt 4-20 ne Shqiperi. Po keshtu, duhen shtrire kerkimet dhe studimet ne te gjitha trojet shqiptare dhe arkivat jashte vendit, ku dihet qe gjenden dhe ruhen vlera tonat po me kete rendesi. Edhe njehere Ju lumte!
princesha
princesha
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ITALI ROME
Postime Postime : 237
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009
Hobi Hobi : MODELLE

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Kodiket e Shqiperise Empty Re: Kush jane Kodiket e Shqiperise

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:25

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Informacioneve te Ndryshme...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Kodiket e Shqiperise Empty Re: Kush jane Kodiket e Shqiperise

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Nov 2012 - 5:10

se paska kodik shqipria tashi jom te marr vesh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush jane Kodiket e Shqiperise Empty Re: Kush jane Kodiket e Shqiperise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi