Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë besimtarët?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush janë besimtarët?! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë besimtarët?!

Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Gerushi Tue 27 Oct 2009 - 6:11

Besimtarët para se të dalin prej
shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do
bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"




[01]

Ata që adhurojnë Zotin me përkushtim.

Ata që respektojnë Allahun dhe dëgjojnë të dërguarin e Tij.

Kur hynë në shtëpitë e Allahut, janë të përulur, të heshtur, të butë.

Kur kërkohet prej tyre të japin në rrugën e Zotit, japin e nuk kursejnë.
Kur
ecin rrugës, vërehen gjurmët e besimit; ulin shikimet, ecin shpejtë,
flasin me zë të ulët, shpërndajnë fjalën e paqes, dashurisë dhe
respektit.

Janë të dashur për njëri-tjetrin. Nuk janë të ngutshëm. Janë të mëshirshëm mes

njëri-tjetrit, ndërsa shprehen me urtësi, me mençuri, me këshilla të buta kur takohen me të tjerët.

Respektojnë prijësin e zgjedhur. Nuk shkaktojnë përçarje, urrejtje e dhunë.

Shpata e tyre është urtësia e butësia, në kohën e paqes.

Dinë të dallojnë nevojën dhe sfidën, dallojnë parësoren prej dytësores.



[02]

Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshëm, por ngadalë dhe e zotërojnë gjuhën.

Kur dikush u flet, dëgjojnë me vëmendje.

Kur rëndohen me fjalë, nuk nxitojnë por durojnë e këshillojnë.

Janë të turpshëm. Turpërohen edhe prej mëkateve të të tjerëve.

Mendojnë vetëm për mirë. Janë optimistë. Nuk mallkojnë. Luten për të gjithë.

Çështjet e tyre ia dorëzojnë Zotit.

Janë të guximshëm. Nuk druhen prej askujt. Kudo që janë, predikojnë fjalën e Zotit, nëse s'dëgjohen, në paqe largohen.

Janë vazhdimisht të buzëqeshur. Të qeshurën e tyre mezi veshët e tyre e dëgjojnë.

Kur hidhërohen a mërziten, vetëm Zotit i drejtohen, Atë e lusin dhe prej Tij mbrojtje kërkojnë.

Nuk
veshin rroba të ngushta. Ngjyrat i përshtatin. Më së tepërmi u pëlqen
ngjyra e bardh (për të ruajtur pastërtinë). U pëlqen parfumosja dhe
aromat e mira.

Paragjithash, përkujdesen së tepërmi për higjienën.



[03]

Besimtarët
para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë,
pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"

Janë
të shoqërueshëm. Janë të hareshëm, por edhe të përmbajtur. Janë mendje
hapur. Nuk janë të ngushtë, as në zemër po as në mendje.

Pranojnë
gabimet e të tjerëve duke i arsyetuar, e para se të qortojnë,
vështrojnë në vetvete e thonë: "po unë kam gabuar ndonjëherë dhe pse
kam gabuar?"

Nuk flasin të parët (vetëm kur ndiejnë urgjencë).
Nëse sytë e njerëzve drejtohen kah ata, në qetësi të plotë pyesin:
"çfarë ju intereson t'ju flas për të, nëse kam dituri?"

Kur flasin të tjerët, nuk ndërhyjnë. Edhe nëse bëjnë ndonjë lëshim a gabim.

Korrigjojnë
me maturi, vetëm pasi të përfundojnë së foluri. Kujtesa e tyre më së
tepërmi është e zënë duke kujtuar lidhjet e tyre me Zotin.



[04]

Besimtari
kur hidhërohet vetëpërmbahet. Para se të gjykojë të tjerët gjykon
vetveten. Urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja. Kur të tjerët
dëshpërohen, besimtari veç çka bëhet edhe më i pamposhtur. Është i
qëndrueshëm. Sfidon kur sfidohet e kurrë s'di të dorëzohet.
Nuk i
bën përshtypje çka sheh jashtë njeriut por, çka brenda tij. Është i
thellë dhe gjithnjë është optimist e pozitiv. Bindjet e tij janë më të
forta se gjithçka tjetër. Është i sigurt në ngadhënjim. Zemra dhe truri
i tij gjithnjë janë aktivë e funksionalë.
Besimtari nuk pret
njerëzit të gabojnë që të mësohet. Librin e Zotit e ka udhëzim e merr
mësim prej rrëfimeve për njerëz të mëhershëm. Nuk heziton të shpërndajë
atë që e di dhe përvojën në dobi të të tjerëve. Nuk është egoist.
Besimtarët lexojnë, e kërkojnë diturinë e dobishme edhe kur janë të
mërzitur. Harmonizojnë për mrekulli trekëndëshin: shpirt – mendje -
trup.
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi