Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 	 E ardhmja e seksit....  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 	 E ardhmja e seksit....  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja e seksit....

2 posters

Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Vizitor Sat 24 Jul 2010 - 0:17

Partnerë tredimensionalë të krijuar me laser dhe kompjuter, orgazma të
telekomanduara, gara "sportive", efekte via-internet, kukulla robotë,
superviagra... Po nis një erë e re kënaqësie?

Pas disa vitesh,
për të pasur një orgazëm do të duhet vetëm të shtypësh një tip
telekomande. Sinjali radio do të aktivizojë një elektrostimulator të
madh si një kartë krediti të mbjellë nën lëkurën e një prej shpatullave
dhe e lidhur me shtyllën kurrizore. Eksitimi, sipas kërkuesit që po
studion sistemin, kirurgut anestezist Usa Stuart Meloy, është i siguruar
dhe intensiv.

Në të njëjtën kohë, realiteti virtual do të bëjë
të mundur seks tredimensional në distancë me efekte gjithnjë e më të
rafinuara. Pomada afrodiziake, trashëgimtarë të Viagres së sotme, do të
garantojnë sensacione të kënaqësisë, në bazë të kërkesave vetjake. Pak
nga pak, seksi do të dalë nga dhoma e gjumit, për t'u transformuar,
mbështesin sociologët, në një lloj sporti. Me shfaqje publike, gara dhe
kampionate. Do të jetë një seks masiv, i mundur për të gjithë, por që
nuk do të mundë të finalizohet me riprodhimin.

Dhe lamtumirë
besnikëri: sipas zoo-biologut Robin Baker, autor i librit "Seks në të
ardhmen", gratë dhe burrat do t'i kushtohen seksit thjesht për kënaqësi,
edhe nëse i dashuri do të jetë me mijëra kilometra larg. Sipas Judith
MacKay, konsulente e OMS (Organizates Botërore të shëndetësisë) dhe
autore e një vëzhgimi mbi sjelljen seksuale njerëzore, zgjedhja e
partnerit ka shumë mundësi që të bëhet në katalogë orolografikë
tredimensional. Dhe, falë sensorëve që do të futen në trup ashtu si dhe
pircing, në të ardhmen do të mund të kemi raporte edhe "brenda" një
kompjuteri të lidhur me internet.

Seks me telekomandë
Elektrostimulatori
i Stuart Meloy, për shembull, ekziston edhe pse ende nuk është bërë i
përdorshëm me masë. Ky mekanizëm është i përbërë nga një gjenerator
sinjalesh elektrike që të implantohen nën lëkurën e një pacienti, që
vihet në punë me anën e një telekomande. Shpikja e realizuar nga
Metodics, që kërkon një ndërhyrje kirurgjikale për t'u aplikuar, ka një
mision mjaft të kufizuar. Ajo është e destinuar vetëm e vetëm për gratë,
që në asnjë tjetër mënyrë nuk arrijnë orgazmën. Megjithatë, falë
progresit të miniaturizimit, në të ardhmen ka mundësi të bëhet me pak e
dhimbshme dhe më pak invadive, duke u përhapur si një ilaç mjekësor për
gratë dhe burrat.

Pomada të mrekullueshme
Tani, të
gjitha shtëpitë farmaceutike po hidhen në kërkim të një versioni të
Viagres për gratë, 43% të të cilave, sipas një studimi të publikuar nga
"Journal of the American medical association", vuajnë nga disfunksione
seksuale. Dhe, në pritje që të vijë pilula rozë (jo më para 2004-es), në
Amerikë ngushëllohen me ‘kremin e ëndrrës’, një pomadë e zbuluar nga
Jed Kaminetsky, urolog në New York University Medical Center. E përhapur
në vendet e duhura, duket se ajo lehtëson dhe i jep fuqi orgazmës
femërore.

Nga kafeja tek ....
Por një "bum" të vërtetë
ka pasur seksi telematik. Webkamerat e para kanë lindur në një kampus
universitar, për të kontrolluar në distancë një makinë kafeje. Në fakt,
webkamerat edhe sot janë përdorur për të bërë seks në largësi me një
partner edhe të panjohur, nëpërmjet ekranit të kompjuterit: një mikrofon
dhe germat e tastieres. Ti shtyp dhe ajo nis të zhvishet, ajo shtyp dhe
largon çarçafët nga trupi yt, ti flet dhe ajo përkëdhelet...dhe kështu
me radhë, derisa të shkëputet linja ose derisa mos të shpërthesh në të
qeshur..

Aromë gruaje
Por shumë shoqëri, kanë kohë që
punojnë për shpikje të tilla që janë në gjendje të stimulojnë
elektronikisht edhe taktin (http//haptic.mech.neu.edu/). Dispozitivët më
të komplikuar për aplikimin e realitetit virtual, tashmë të furnizojnë
me iluzionin e të prekurit të një objekti të krijuar nga kompjuteri. Dhe
nëse do t'i shtonim kësaj edhe aparate për riprodhimin e aromave që së
shpejti do të hyjnë në treg, atëherë do të hapeshin horizonte të reja
edhe për seksin virtual. "Shoqëria e parë e aftë të izolojë dhe të
dekodifikojë qelizën e kënaqësisë mund ta përmirësonte atë, me pasojën
që, kushdo që të ketë një orgazëm, duhet të paguajë, le të themi, 50
cent. Por është e mundur që në vend që të bëjmë seks, do të përfundojmë
të stimulojmë drejtpërdrejt qendrat e kënaqësisë në tru dhe të ndajmë
kënaqësitë në fantazitë e të tjerëve", thotë Lanier, një prej
baballarëve të realitetit virtual.

Lodra të papërkryera

pritje të të tilla "mrekullive", realiteti i seksit kibernetik është
shumë i ndryshëm. Deri tani, kufiri i seksit virtual, i quajtur
"cyberdildonic", duket mjaft zhgënjyes. Lodrat për burrat mbetën më pak
efikase dhe sensuale sesa pëllëmbët e duarve të tyre. Lodrat femërore,
që të mund të përdoren njëkohësisht, ashtu siç edhe është parashikuar
nga një prej shpikjeve të testuara, do të duhet të kesh aftësitë e një
oktapodi. Më e thjeshtë është "Tuta kibernetike". Kanë dalë shumë
modele. Por asnjëri, për momentin, është realisht funksional dhe për më
tepër në shitje. Për shembull, shoqëria amerikane Vivid, e specializuar
në filma erotikë, ka vënë në shitje në faqen e saj të internetit, për
200 dollarë, një tutë të tillë të bërë me neopren dhe të përshkuar nga
sensorë që dridhen, duke ngrohur dhe masazhuar 36 zona erogjene të
trupit (27 në versionin mashkullor). Mjafton që të futësh një dvd në
kompjuter dhe, nëpërmjet mausit, të stimulosh partnerin tënd në
distancë. Sa keq që është vetëm një gjetje publicitare.

Kukull me mikroçip
Sot
për sot, mund t'i besosh vetëm realitetit pak makabër të RealDoll
(Kukull e vërtetë), një lloj kukulle Barbi porno me madhësi natyrore.
Firma prodhuese ka menduar ta pajise edhe me një mikroçip, në mënyrë që
ta bëjë të kundërreagojë me partnerin njerëzor. Atij që vëren se një
grua robot nuk është asgjë tjetër veçse personifikimi i fantazisë
klasike mashkullore mbi gruan objekt, krijuesi i saj i përgjigjet:
"Teknoseksi i është kundërvënë idesë së transformimit të gruas në një
objekt; kuptimi i saj është të feminilizosh dhe të transformosh në grua
një objekt. Përse të shtrëngosh dikë të bëjë diçka që nuk do, kur mund
të ndërtosh diçka pikërisht me këtë qëllim?"

Lamtumirë martesë?
Pikërisht
multiseksualiteti, riprodhimi artificial dhe seksi publik mund të
groposnin institucionin e martesës. Por, nuk mund të përjashtohet, që
për reaksion, të ndodhë pikërisht e kundërta. E përjavshmja "Time"
përshkruan një të ardhme të ngjashme me atë të predikuar nga sekti fetar
konservator i "Aktivistëve të krishterë", në të cilën, divorci, ... dhe
aborti do të konsiderohen akte të jashtëligjshme. Dhe që të gjitha
ilaçet për të favorizuar aktivitetin tënd seksual, do të të jepen vetëm
kur të kesh treguar licencën e martesës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 24 Jul 2010 - 1:07

Nuk e di se cfare mund te mendoni ju te tjeret, por personalishte as qe munda t'a lexoja te tere shkrimin me lart, per arsye se nuk ka te beje aspak me jeten e nje njeriu.
Me duket dicka shume absurde, per vete faktin se ashtu si shume e shume zbulime e shpikje te tjera qe ka arritur dhe do te arrije shkenca, po e shtyjne gjithnje e me teper njeriun, per te mos patur me nevojen e nje njeriu tjeter, qofte kjo per ndihme ne gjera te perditshme te jetes, qofte kjo per kenaqesine seksuale, per te cilen edhe po bisedojme ne kete teme. Dhe keshtu dale ngadale humbasin vlerat tona per njeri tjetrin, duke qene se nuk do te kemi me nevoje, per ndihmen e askujt per te ralizuar dicka te rendesishme.
Kjo eshte dicka qe bie ndesh me cdo rregull te natyres dhe jetes se njeriut, ndaj kam qene, jam dhe gjithnje do te jem kundra ketyre shpikjeve absurde, qe nuk kane asnje dobi per qenien njerzore, perpos zhvatjes se vazhdueshme te te hollave, dhe asgje me shume.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Vizitor Sat 24 Jul 2010 - 1:08

mbeshtes mendimin tuaj,keni shum te drejte dhe skam cte shtoj me shume rreth kesaj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 24 Jul 2010 - 1:10

Flm dhe me behet qejfi qe jo te gjithe e shohin per mire kete lloj zbulimi apo shpikje te shkences, qe fundja e fundit eshte shkaku numer nje, qe gjithnje ka shtyre dhe do te vazhdoje keshtu, per cthurjen e njerezimit, deri ne diten e fundit te botes.

Gjithe te mirat...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga virjon25 Mon 26 Jul 2010 - 7:46

po cbehet keshu vall ? u prish dynjaja !!! keta shencetaret lan kokrren e namit jo te meren te gjein ndonje ilac per diabetin , kancerin , hepatitin b etj . po rrin e meren me budallalleqe thua u shua dynjaja per keto gjera. une mendoj se krijimin e zotit te madh nuke zvendesoin dot kurr.

virjon25
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 26 Jul 2010 - 8:03

Po pse si mendoni ju, se me te vertete nuk i kane zbuluar keta shkencetaret ilacet e shume semundjeve qe vazhdojne te perpijne tragjikishte jeten e milionave njerezve cdo vit anembane globit!
Ata e kane zbuluar cdo ilac, por kane me shume perfitime te majme, qe te thone se nuk i kane. Madje shumicen e semundjeve shkencetaret jane ato qe i kane krijuar, duke bere te tilla eksperimente me njerezit e thjeshte.
Shkencetaret jane njerezit qe cojne me shume ne demtimin e natyres dhe te njerezimit, dhe per kete nuk ka asnje njeri qe te ma mbushe mendjen, qe seshte e vertete...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 E ardhmja e seksit....  Empty Re: E ardhmja e seksit....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi