Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë

2 posters

Shko poshtë

Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë Empty Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë

Mesazh nga Durrsaku Sat 26 Nov 2011 - 23:07

Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë 48811TIRANE - Gjaku që mbetet në placentë menjëherë pas lindjes së fëmijës është i çmuar, sepse është i pasur me qeliza staminale. Ato mund të izolohen dhe të përzgjidhen për përdorim në të ardhmen, nëse do jetë e nevojshme. Por në cilat raste mund të përdoren dhe si ndihmojnë ato për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme?
Qelizat staminale janë qeliza primare që kanë veçantinë të autorigjenerohen dhe të diferencohen në inde të caktuara. Ato gjenden në palcën e kockës, në gjakun periferik por dhe në atë të kordonit umbilikal (kërthizës). Gjaku i kordonit umbilikal është gjaku që qarkullon midis placentës dhe kordonit umbilikal gjatë shtatzënisë. Kur lind fëmija dhe pritet kordoni umbilikal, një sasi e konsiderueshme gjaku ruhet në placentë. Ky gjak është i pasur me qeliza staminale që izolohen me një procedurë specifike, duke na dhënë kështu mundësinë e mbledhjes së menjëhershme dhe ruajtjes së këtij materiali biologjik të çmuar. Këto qeliza primitive, në kushtet e duhura mund të krijojnë qeliza specifike (të zemrës, mëlçisë, trurit, etj) dhe të shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ku përdoren qelizat staminale?
Qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal përdoren për trajtimin e sëmundjeve të gjakut që prej vitit 1988, vit ky i suksesit të parë të aplikimit të këtij trajtimi. Përdorimet e tyre kanë të bëjnë me trajtime të neoplazive të gjakut, hemoglobinopatitë e trashëguara dhe sëmundjet metabolike. Në vitin 1988 ato u përdorën për herë të parë për trajtimin e anemisë aplazike Fanconi dhe që nga viti 1995 konsiderohen të barabarta me qelizat staminale të palcës së kockës dhe mund të kenë të njëjtat aplikime trajtuese. Qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal mund të përdoren jo vetëm nga personi në fjalë, por edhe nga persona gjenetikisht të përshtatshëm me të. Ato trajtojnë leuceminë mieloide akute dhe leuceminë limfoblastike akute, leuceminë mieloide kronike dhe leuceminë limfocitare kronike, sindromat mielodisplazike, anemitë e tipit aplastik dhe sëmundjet e trashëguara të gjakut (tasaleminë dhe drepanocitozën). Pranohet gjerësisht se kur flasim për përdorime alogjenike, dhuruesi më i mirë është pjesëtari i familjes dhe mundësisht vëllai i shëndetshëm.
Në vitin 1988 u bë transplanti i parë i qelizave staminale të gjakut të kordonit umbilikal (u përdorën qeliza staminale të vetë fëmijës) tek një fëmijë me tumor malinj të sistemit nervor. Që atëherë, përdorimet e qelizave staminale për vetë fëmijën janë rritur dhe kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura si edhe tumore të sistemit nervor dhe sëmundje autoimune. Së fundmi, këto qeliza kanë filluar të përdoren për përdorimin autolog në rastet me paralizë cerebrale me rezultate shumë të mira.
Transplantet e suksesshme me qelizat staminale të gjakut të kordonit umbilikal, në vitin 1993 çuan në krijimin e bankave të para të gjakut të kordonit umbilikal, me qëllim krijimin e depozitave të transplanteve të ruajtura në të ftohtë me përdorim të menjëhershëm për transplant.
"E ardhmja e Mjekësisë"
Qelizat staminale përbëjnë materialin parësor për ndërtimin e indeve dhe organeve, dhe në të ardhmen priten përdorime edhe më të gjera. Kështu duket se këto qeliza do të përdoren për trajtimin e sëmundjes Parkinson, të paraplegjisë dhe tetraplegjisë nga dëmtimi i shtyllës kurrizore, të sëmundjes Alzhaimer, rigjenerimin e muskulit kardiak nga infarkti i miokardit, sëmundje të trashëguara si fibroza kistike, diabeti, artriti, rigjenerimi i epidermës (shtresa e sipërme e lëkurës), strukturës qelizore të mëlçisë dhe rigjenerimin e përgjithshëm të çdo indi dhe organi. Është e sigurt se qelizat staminale përbëjnë material biologjik të çmuar, dhe përdorimet e deritanishme të tyre kanë treguar se janë shpëtimtare për mijëra njerëz dhe të gjitha tregojnë se në të ardhmen përdorimi i tyre do zgjerohet.
*Këshilltare e Prindërve, Stem-Health, pjesë e Grupit HYGEIA
Biologe Molekulare, PhD

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë Empty Re: Qelizat staminale, e ardhmja e Mjekësisë

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 19:05

Ka ec shkenca po zbulohen eksperimente te reja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi