E ardhmja e Kosovës është në BE
Faqja 1 e 1
E ardhmja e Kosovës është në BE
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti të martën kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Belgjikës.
Në një konferencë për media, Thaçi falënderoi kryeministrin Leterme për mbështetjen e plotë që Belgjika i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi dhe theksoi vizionin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha rrafshet.
“Perspektiva e Kosovës është perspektivë evropiane. Kosova do të jetë pjesë e NATO dhe e BE-së. Jemi duke ndërruar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, kemi vullnet të mirë që të kemi raporte të mira bashkëpunimi me edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, në shërbim të paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, perspektivës evropiane”, u shpreh Thaçi.
Kryeministri Leterme tha se Belgjika është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të inkurajuar edhe shtetet tjera që ta njohin Kosovën.
“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Edhe pse kjo rrugë sot mund të duket e vështirë dhe me shumë pengesa, Belgjika është e gatshme që ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë. Integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk do të kompletohet pa Kosovën”, tha Leterme.
Pas takimit që zhvilluan, Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës dhe Leterme në emër të Unionit Ekonomik Belgjikë-Luksemburg nënshkruan Marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin reciprok të investimeve.
Kryeministri Leterme me këtë rast ka ftuar kryeministrin Thaçi për një vizitë zyrtare në Bruksel, ftesë të cilën kryeministri Thaçi e pranoi me kënaqësi.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Relic: Ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë!
» Kristiano Ronaldo u jep fund dilemave 'E ardhmja ime eshte te Real Madridi'
» Dodiku: Serbia është rob i Kosovës
» Pse himni i Kosovës është pa tekst?
» GJND: Pavarësia e Kosovës është krejtsisht legale

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi