Kapet stjuardesa hajdute e “Air France”
2 posters
Faqja 1 e 1
Kapet stjuardesa hajdute e “Air France”
Ndërsa klientët e pasur dremisnin në klasën biznes të avionëve të kompanisë “Air France”, stjuardesa përfitonte për të futur duart në xhepat e bagazheve të tyre.
Ka përfunduar me një fund të hidhur karriera e punonjëses së kompanisë ajrore franceze Lucy R., e cila që nga marsi 2009 ka vjedhur dhjetëra pasagjerë të huaj.
Sipas gazetës “Le Figaro”, 47 vjeçarja është arrestuar të premten nga policia franceze në aeroportin “Paris-Charles-de-Gaulle”, ndërsa po zbriste nga një avion i kthyer nga Tokio, transmeton TCH. Ka qenë pikërisht kjo linjë ku ajo ka kryer vjedhjet më të mëdha dhe, pas ankesave të shumë pasagjerëve japonezë, policia ra në gjurmët e hajdutes.
“Japonezët janë preja ideale, pasi udhëtojnë me shumë para me vete, sepse nuk dëshirojnë të paguajnë me karta krediti”, tha një drejtues i policisë. Gjithsesi, Lucy mund të kalojë vetëm një periudhë të shkurtër në burg, pasi ka pranuar vjedhjet, duke u justifikuar se kishte nevojë për para.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kapet stjuardesa hajdute e “Air France”
turp te kete,i urrej hajdutet
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një linjë me stjuardesa transvestitë
» Stjuardesa ruse: A u rrëzua super- avioni? Hahaha
» Nga “hajdutë xhepash” në banda
» Zebra e arratisur kapet në mes të qytetit
» Lypës e hajdutë xhepash në Britani, milionerë në Rumani
» Stjuardesa ruse: A u rrëzua super- avioni? Hahaha
» Nga “hajdutë xhepash” në banda
» Zebra e arratisur kapet në mes të qytetit
» Lypës e hajdutë xhepash në Britani, milionerë në Rumani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi