Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

+5
Leo_uk
Tonii
Poeti Dhimbjes
Alberti
aLbinna.
9 posters

Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty A na i shkatron mardheniet facebook-u?

Mesazh nga Vizitor Sun 25 Jul 2010 - 3:09

Kudo qe shkosh nuk mund te kalosh duke mos degjuar te flitet per
facebook-un. Per gjashte vite arriti te bejje 500 milion perdorues.
Thuajse cdo i ri eshte i antarsuar (bile bile ka edhe shume prinder
fansa te webit qe i regjistrojne dhe femijet e vegjel, ju duket normale
kjo do e benit dhe ju?).

Eshte studiuar nga akademike te
ndryshem dhe rezultatet jane qe po fokusohen vetem se cfare i ben
mardhenieve tona ne afat te shkrurter. Kush e din se cfare do ndodhe pas
10 ose 20 viteve. Ju cfare mendoni qe ja vlen te regjistrohesh, apo me
mire te krijohet shoqeria dhe te vazhdosh shoqerine face to face; sa
mund te jete vertete e mire dhe sinqerte shoqeria qe krijohet permes
facebook-ut; dhe sa deme mund ti beje mardhenieve ne cift?keni ndonje
shembull konkret qe ja vlen te marin mend te tjeret?

Diskutim te kendshem
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga aLbinna. Sun 25 Jul 2010 - 5:40

Hmm , per fACEBOOK ..!

Muaa personalisht sme pelqen shoqeria ne facebook!
E kam pasurr ,(kamqene e rregjistruar) deri para 1 muaji apo me teper , porr sot nuk e kam !
Ashtuu shpejtt me erdhi ne mendjee te fshij fotot, te fshij te gjitha te dhenat e mia , dhe te largohem!
Edhe pse shoqeria shpesh me thot ,, prap do ta hapesh , ose pse e mbylle? , por un nuk jam aspak pishman , dhe jam me rehat dhe kam me shum kohe te merem edhe me pune me te rendeshishme se shoqerimi ne facebook , kur jam e shoqeruar dhe mund te shoqerohem edhe me njerez liwe !
Thjesht , me duket humbje kohe , prishje mardhenjesh ndaj ciftewe , dhe nje gje e pawlere Facebook-u ! Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten 644123 Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten 366681
aLbinna.
aLbinna.
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 4808
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/12/2009
Mosha Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Alberti Mon 26 Jul 2010 - 7:06

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Thumbnail.php?file=facebook4_428462256
Këtë javë Facebook-u do regjistrojë anëtarin e 500 miliontë. Është një
rekord aq sa domethënës aq dhe pa kuptim. Por, është një kujtesë e
faktit se sa gjigand është bërë rrjeti social. Facebook-u tashmë është
pjesë e jetës së përditshme të një numri të madh njerëzish në botë. Por,
mënyra se si po e prek jetën tonë vazhdon e vazhdon të ekzaminohet. Ne
dimë se Facebook-u mund të jetë i mirë për shëndetin, por gjithashtu
mund të ketë dhe një anë tjetër të ligë. Por, cilat janë dhjetë mënyrat
se si Facebook-u mund t’u shkatërrojë jetën. Një prej tyre është se
mund të bashkoheni me prindërit biologjikë. Ky mund të jetë lajm i
mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për shembull, i gjeta fëmijët e
saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët pretendon se janë grabitur
një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti. Nëna dhe fëmijët u bashkuan.
Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën me të atin dhe nuk donin të
kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës iu dha kujdestaria.
Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve
dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për
të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin
Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi.
Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të
zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar. Mary Ellen Hause, një mësuese
nga Ohajo u u përpoq të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua
sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (nxënëse në shkollën ku
punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e
incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e
shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e
Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë
prej 500 dollarësh. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër
njëri-tjetrit në çësthjen e divorcit. Facebook-u është kthyer në një
mjet përdorimi mjaft popullorë për avokatët e divorcit, të cilët
“krehin” faqet e bashkëshortëve të klientëve të tyre për të gjetur të
dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose mashtrimin. Një grua humbi
kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi ish-bashkëshorti i saj dha prova se
ajo shpenzonte kohë duke korrur të mbjellat në Farmville, në vend që
të kalonte kohë me fëmijët. Studiuesit nga universiteti “Stony Brook”
në Nju Jork kanë zbuluar se vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke
diskutuar jetën e tyre me miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në
depresion. Të kalosh shumë kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke
diskutuar problemet mund t’ju bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit në Facebook janë më
në kontakt me miqtë e tyre, duke folur vazhdimisht për problemet. Kur
një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e
tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte
shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë
paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur
mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte
sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij
kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë. 1. Mund të bashkoheni me prindërit biologjikë
Ky mund të jetë lajm i mirë, por jo gjithnjë. Prince Sagala për
shembull, i gjeta fëmijët e saj biologjikë në “Facebook”, për të cilët
pretendon se janë grabitur një dekadë më parë nga i ish-bashkëshorti.
Nëna dhe fëmijët u bashkuan. Problemi i vetëm ishte se fëmijët u rritën
me të atin dhe nuk donin të kishin të bënin me nënën e tyre, së cilës
iu dha kujdestaria. 2. Kreditorët mund t’ju gjejnë në Facebook
Kreditorët përdorin Facebook-un për të gjurmuar lëvizjet e borxhlinjve
dhe për të vëzhguar çdo aset potencial që mund të shtihet në dorë për
të mbuluar borxhin. Fillimisht, huadhënësit mund ta përdorin
Facebook-un për të kuptuar nëse jeni një kandidat i vlefshëm për kredi.
Por nëse bëheni borxhli, atëherë kompania mund t’ju gjurmojë dhe të
zbulojë asetet tuaja duke ju monitoruar. 3. Mund të përfundoni në burg
Mary Ellen Hause, një mësuese nga Ohajo u u përpoq të ishte mama
moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse
tifozësh (nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e
saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u
zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin
hundët në profilet e Facebook-ut të nxënësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg
dhe mori një rrogë prej 500 dollarësh. 4. Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër jush
Ish-bashkëshortët mund ta përdorin kundër njëri-tjetrit në çësthjen e
divorcit. Facebook-u është kthyer në një mjet përdorimi mjaft popullorë
për avokatët e divorcit, të cilët “krehin” faqet e bashkëshortëve të
klientëve të tyre për të gjetur të dhëna mbi neglizhimin, tradhtinë ose
mashtrimin. Një grua humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi
ish-bashkëshorti i saj dha prova se ajo shpenzonte kohë duke korrur të
mbjellat në Farmville, në vend që të kalonte kohë me fëmijët. 5. Mund t’ju fusë në depresion
Studiuesit nga universiteti “Stony Brook” në Nju Jork kanë zbuluar se
vajzat adoleshente, të cilat kalojnë duke diskutuar jetën e tyre me
miqtë kanë më shumë mundësi që të bien në depresion. Të kalosh shumë
kohë duke u marrë më thashetheme dhe duke diskutuar problemet mund t’ju
bëjë të ndjeheni më keq e jo më mirë. Studiuesit kanë arritur në
përfundimin se njerëzit në Facebook janë më në kontakt me miqtë e tyre,
duke folur vazhdimisht për problemet. 6. Mund t’ju bëjë të humbisni punën
Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në
statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai
kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit
janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e
pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se
ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e
tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë. 7. Sjelljet raciste mund t’ju kushtojnë shtrenjtë
Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur
“Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader
(kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi.
Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte
fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në
trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën
naziste. 8. Facebook-u të bën të varur në mënyrë ekstreme
Ti e
kupton se je i varur nga Facebook-u, kur nuk mund të grabisësh një
shtëpi pa u futur në faqen e rrjetit social. Në prill, një grabitës që
ishte duke vjedhur një shtëpie në Romë u fut në internetin e kësaj
shtëpie për të postuar disa mesazhe në profilin e Facebook-ut, por
harroi të çregjistrohej kur iku. Kur gruaja e shtëpisë ishte kthyer ajo
kishte gjetur kompjuterin hapur bashkë me të gjitha të dhënat e
nevojshme për të kapur hajduti 9. Mund të paditeni për shpifje
Ka shumë padi për shpifje që bazohen në përmbajtjet e publikuara në
Facebook. Në Britani, ku shpifja provohet më lehtë se në disa vende të
tjera, një biznesmen fitoi 22 mijë sterlina, kur një ish-shok i klasës
krijoi një profil të rremë të tij me informacione diskredituese. E ky
nuk është rasti i parë. Po rritet gjithnjë e më shumë ndërveprimi
negativ mes njerëzve që nuk pëlqehen në jetën reale duke shkatuar kështu
precedentë në këtë fushë. 10. Fëmijët tuaj mund të bien pre e grabitqarëve
Pasi një vajzë adoleshente në Angli u vra nga nja maniak seksual, i
cili ishte shfaqur në Facebook si një adoleshent, versioni britanik i
Facebook-ut ka shtuar një “buton paniku” që i lejon adoleshentët anglezë
të raportojnë për çdo lloj vëmendjeje të padëshiruar tek autoritetet.
Por, butoni nuk është ende në versionet ndërkombëtare të Facebook-ut
dhe nuk është ende e qartë nëse kompania planifikon ta shtojë këtë
buton në çdo version të rrjetit social.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 30 Jul 2010 - 12:34

Gjithsejcili ka pikepamjet e veta ne jete, dhe ka te drejte te zgjedhe gjithashtu se cfare deshiron apo jo, por per sa i perket facebook-ut, une per vete nuk e perdor fare, madje edhe llogarine time e kam fshire prej kohesh. Ne fillim ishte dicka ndryshe, mbase ishte si gje e re, por pas gjithe atyre marrezirash qe po ndodhin koheve te fundit ne kete faqe, une e urrej jashte mase...
Per sa i perket atyre prinderve, qe i regjistrojne edhe femijet e vegjel ne kete faqe, me duket shume absurde nje gje e tille...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Tonii Sat 20 Nov 2010 - 12:26

nuk kam facebook, dhe mendoj te mos hap,
te vetmin kontakt virtul publik ne net kam vetem kte forum
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Leo_uk Sat 20 Nov 2010 - 12:35

Nese s'ju pelqen facebook, thjesht delete account dhe mbarom problemi.

Une kam dhe eshte menyr e mire per te qene ne kontakt. Megjithese, antar te familjes sime nuk i kam ne listen e miqve sepse eshte private mendoj. Me teper e mbaj per miqte e punes.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 20 Nov 2010 - 12:40

Une e kam edhe pse nuk hyj cdo dite...por skam askend qe nuk e njoh ne listen time..gjithe i kam shoke/shoqe shkolle dhe disa te aferm qe kane fb.

Nuk mendoj qe eshte i keq...por ama femijet qe hapin fb dhe jane te vegjel ne moshe mendoj qe eshte faji prindit.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga CuN@BosS/ Sat 20 Nov 2010 - 12:53

Vetem shkaterrus nuk eshte fb quhet komunitet komunikimi ,po eshte kthyer ne bisnes per ate lojen zynga poker dhe per perfitimin e kesaj loje hapen adresa fallce qe jan emra gocash e ne fund dalin alamet cunash mireseerdheet
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Anila Sat 20 Nov 2010 - 20:11

Nuk kame,dhe sme bie ndermende te hape ndojhere surratliber....
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Anakonda Fri 6 Apr 2012 - 3:36

e hapa,por vec sa dergoj ca ftesa,e shoh naj mesazh se me shum rri ne forum
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten Empty Re: Menyra si Facebook mund t’iu shkaterroje jeten

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi