Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tërmkolli: Dikush po i gëzohet ndaljes së Haradinajt në Hagë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tërmkolli: Dikush po i gëzohet ndaljes së Haradinajt në Hagë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërmkolli: Dikush po i gëzohet ndaljes së Haradinajt në Hagë

Shko poshtë

Tërmkolli: Dikush po i gëzohet ndaljes së Haradinajt në Hagë Empty Tërmkolli: Dikush po i gëzohet ndaljes së Haradinajt në Hagë

Mesazh nga Alberti Tue 27 Jul 2010 - 0:54

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për ndaljen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në rigjykim në Hagë. Por, ata kanë shprehur besimin e plotë në drejtësinë e Tribunalit të Hagës dhe në pafajësinë e Haradinajt.

Nga ana tjetër, deputetja Melihate Tërmkolli ka akuzuar se “dikush po gëzohet” për ndaljen e Haradinajt në Hagë.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e popullit shqiptar, ka qenë e imponuar, për paqe dhe prosperitet për gjithë qytetarët e Kosovës.

“Një lajm i tillë ka shqetësuar gjithë opinionin, veç tjerash edhe për faktin se ai është bërë në prag të një vendimi të madh (vendimi në GJND) që është pritur nga të gjithë qytetarët dhe forcat politike dhe nga institucionet e Kosovës, sikurse edhe Kuvendi. Prandaj ky rast është i dhimbshëm, është shqetësues dhe nuk duhet politizohet për ta akuzuar këtë apo atë. Ne edhe në të kaluarën, jemi përmbajtur në gjykime të tilla. Edhe kësaj radhe drejtësia do të triumfojë dhe ne kemi besim në drejtësinë ndërkombëtare dhe presim të dalë e vërteta në shesh dhe Haradinaj t’i kthehet edhe familjes edhe politikës në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar nga institucionet e vendit të bëjnë të gjitha veprimet zyrtare që Haradinaj të kthehet i pafajshëm në Kosovë, ta vazhdojë punën e tij, ndërkohë që ka shprehur bindjen e thellë për pafajësinë e tij.

Duke shprehur indinjatën e thellë për vendimin e Tribunalit, Isufi ka thënë se qëndrimi i Haradinajt në Hagë i ka konvenuar dikujt.

Kurse deputetja tjetër e AAK-së, Melihate Tërmkolli ka shkuar më larg, duke paragjykuar se dikush po i gëzohet mbajtjes së Haradinajt në Hagë.

“Për rigjykimin e Haradinajt në këtë kohë po shihet shumë qartë se është e interesuar Serbia. Nuk duhet të gëzohet askush për këtë. Po vjen koha e Ramush Haradinajt dhe ai si kryeministër i Kosovës do të ketë shumë punë për ta ndërtuar vendin, të cilin po e shkatërrojnë kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu. Haradinaj po sakrifikon, sepse sakrifikoi dhe luftoi ai dhe familja e tij. Ai po paguan, sepse punoi me presidentin Rugova, ai po paguan sepse nuk u bë hajni i Kosovës”, ka thënë Tërmkolli, transmeton KosovaPress.

Edhe deputeti i PDK-së, Rexhep Hoti ka kërkuar nga institucionet që të ofrojnë gjithë ndihmën dhe garancitë e nevojshme, në mënyrë që Haradinaj dhe të tjerët të mbrohen në kushte dhe rrethana normale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi