Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn

Shko poshtë

Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn Empty Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn

Mesazh nga Alberti Tue 27 Jul 2010 - 0:59

Qeveria premton mbrojtje institucionale për Haradinajn Thumbnail.php?file=93a6c3033c406d0c2690145ca15dc673_490x320_261086772

Qeveria e Kosovës thotë se do t’i kryejë të gjitha obligimet që i
kërkohen për mbrojtjen në Hagë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike kanë shprehur
besimin në drejtësinë ndërkombëtare, sikurse dhe në pastërtinë e luftës
së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj besojnë se Ramush Haradinaj, i
cili u ndalua dje nga dhoma e apelit në Hagë, do të shpallet i
pafajshëm në rigjykim.

“Qeveria e Kosovës do t’i kryej të
gjitha obligimet e saj që kërkohen edhe në kuadër të kornizave ligjore,
por edhe në kuadër të ekipit mbrojtës. Një veprim të tillë e kemi bërë
edhe herën e parë dhe nëse kërkohet do ta bëjmë prapë”, ka thënë
zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Edhe ministri i Punëve të
Brendshme ka shprehur besimin e plotë në pafajësinë e kreut të AAK-së,
duke thënë se Haradinaj do ta dëshmojë këtë. “Ne kemi besim edhe në
Gjykatën e Hagës, kemi besim edhe në pafajësinë e Ramushit dhe
sigurisht edhe ai do ta dëshmojë në këtë rigjykim”, ka thënë Rexhepi,
transmeton KosovaPress.

Vendimi i djeshëm i Tribunalit të
Hagës ishte befasues për nënkryetarin e LDK-së, Eqrem Kryeziu, i cili
megjithatë konsideron se një vendim i tillë nuk do të ketë ndikime
anësore, sikur që mund të konsiderohet se mund të ketë ndikim në
vendimin e GJND-së.

“Ky është një vendim befasues, por nga ana
tjetër institucionet e tilla serioze nuk e lidhin fatin e individit me
fatin e një vendi, kështu që nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim”,
ka thënë Kryeziu.

Kurse, nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova,
konsideron se shteti duhet të përkujdeset për të ndihmuar Haradinajn të
përballet sërish me Gjykatën e Hagës.

“Konform pozicioneve
që ka pasur Haradinaj, si lider i AAK-së, por edhe si një lider i
fuqishëm opozitar, vërtetë, shteti i Kosovës duhet të përkujdeset për
të ardhmen e tij dhe për ndihmat e gjithanshme që ka nevojë Haradinaj
dhe për procedurat që ka Tribunali i Hagës”, ka thënë Rugova.

Kurse nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka përcjell porosinë e Haradinajt dhënë nga Haga.

“Deklarata e parë e kryetarit Haradinaj dje ka qenë, saktësisht në këtë
drejtim, deklarata e tij e parë ka qenë se sot do të jetë një ditë e
rëndësishme për Kosovën, keni kujdes që çkado që bëni këtë ditë të jetë
në interes të vendit, në interes të popullit. Kjo ka qenë deklarata e
tij e parë. Sot kemi një ditë të rëndësishme, duhet të shohim t’i
ndihmojmë Kosovës, do të merremi me të gjitha çështjet në të ardhmen.
Çështja e ndaljes së zotit Haradinaj nuk ka qenë gjë e mirë, por edhe
njëherë po them se ka qenë porosi e tij e qartë se sot e kemi një ditë
të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Gjini.

Kreu i Aleancës
për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dje është ndalur në
paraburgim nga dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës, e cila ka
shfuqizuar pjesërisht vendimin e trupit gjykues për rastin e Ramush
Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, duke rikthyer në rigjykim 6
nga 32 akuzat fillestare për tre ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi