Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LETËRSIA DHE KLANET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LETËRSIA DHE KLANET People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LETËRSIA DHE KLANET

Shko poshtë

LETËRSIA DHE KLANET Empty LETËRSIA DHE KLANET

Mesazh nga Shaban Cakolli Sat 31 Jul 2010 - 9:17

A PO I JEPET VENDI I MERITUAR SHOQËRISË ATY KU I TAKON?


Shkruan:Shaban Cakolli

Krijimtaria e jonë letrare sot,deshëm ne apo nuk deshëm është e rrezikuar nga sëmundëja
e shoqërisë në tranzicion,në te ka klane dhe pikërisht janë klanet ato
që i bëjnë pengesat.Talentët rrallë lindin si ishte Naimi,Gurakuqi,Pasho Vasa,Kadareja,
të tjerët ndoshta duhen të stërviten shumë e shumë për të fituar një lloj eksperience.Fatkeqësisht
shumë nga shkaqet thuajëse një numër të madh krijuesish të hapësirës
shqiptare krijojnë jashtë atdheut shqiptar;Krijuesit jashtë atdheut vetëm të nxitur nga dëshira e madhe
mundohen të krijojnë diç nga dëshira e madhe!Ata nuk i njeh institucioni i kulturës sonë,nuk kanë kurfarë stimulimi,ata
botojnë duke fituar nga puna e krahut,duke nda kafshatën e familjeve ,për të botuar një libër.
Tani pasi krijuesit tonë veprojnë në Evropë,ata duan të njihen me kulturën e popujve ku jetojnë,dhe anasjelltas Evropianet duan të njohin kulturën tonë.
Kjo është shumë mirë të njohin dhe shkëmbejnë kulturën e njëri tjetrit:Por si bëhet kjo?
Nuk ka dyshim se gjuha e komunikimit është urë që lidhë popujt dhe kulturat e kombeve.
Në këtë rast dëshira për të u njohur me kulturat e popujve tjerë,si dhe për të i shtyrë popujt europian të njohin kulturën tonë,disa krijues tanët i ka nxitë
të përkthejnë libra në gjuhë të ndryshme europiane.Krijuesi ynë nuk do e ketë leht të bëjë këtë,nga se për të bërë këtë mrekulli duhet paguar përkthyesin
me paga të majura,dhe në fund nga përkthimi i keq mund të del i zhgënjyar!Kohë më parë në një panair libri në Prishtinë u tha:




Institucionet kulturore, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, janë të fokusuar më shumë në promovimin e autorëve dhe veprave të ndryshme dhe në anë tjetër ata harrojnë të mbështesin prodhimin letrar, i cili e dëmton dukshëm letërsinë shqipe. Në panairin e fundit të librit, që u zhvillua në Prishtinë, patëm rastin të shohim një vërshim të letërsisë së huaj, të përkthyer në gjuhën shqipe. Një fakt shqetësues në këtë drejtim ishte prezenca e cilësisë së dobët të përkthimit, madje disa nga veprat e përkthyera, i ofrohen lexuesit edhe të pa lekturuara.

Se sa po dëmtohet letërsia shqipe në këtë aspekt, një nga autorët e shquar shqiptar, Amik Kasoruho, e vë theksin pikërisht tek problemi i përkthimit, përkundër faktit se autori i veprës, mund të jetë shumë i mirë. “Nuk ka një përzgjedhje as të botuesit, por as të përkthyesit. Kjo mua më trishton, sepse më parë kur unë hap një libër e shoh se kush e ka përkthyer atë. Kur përkthimi është i dobët, unë nuk e blej librin, sepse ka një inflacion përkthimesh”, - shprehet ai. Ai më tej ka vijuar se gjuha shqipe nuk mund të ruhet nëse vazhdohet ky inflacion përkthimesh.


Përse ndodhë kjo?Asnjëherë më tepër se sot në shoqërinë shqiptare nuk ka pasur katedra të gjuhëve të huaja,nga aftësohen shumë të rinjë.
Unë nuk di sakt nëse në Kosovë ka apo jo shoqata përkthyesish,që më parë përkthehej në gjuhën sërbe,por pavarësisht ka apo nuk ka shoqata përkthyesish,sot ne kemi njerëz të aftësuar për përkthime.
Dikur në Kosovë kishte pak përkthyes shqiptar që mund të i njihëje me gishta,por ata e bënin punën e tyre në përkthim të nivelit,si psh:Rexhep Ismajli,Ymer Jaka,Masar Stavileci,Halil Murati,ky më duket ishte nga Shkupi,etj........
si mund të jetë e mundur që sot përkthyesit tanë të përkthejnë mos të flasim për kryevepra botërore në gjuhën shqipe,por thjesht një përmbledhëje të sotëme poetike,të e përkthejnë ashtu si në shkXV,duke hedhur mbi te
barbarizma që nuk din si të u thuash në shqipe?!
Diqka duhet të i jetë e qartë çdo përkthyesi:Për të përkthyar tekstin në gjuhën që përkthen,duhesh së pari të njohish mirë atë gjuhë.Nuk përjashtohet këtu edhe dhuntia,nga se përshtatëjen nuk mund të bësh pa një lloj dhuntie.Së pari të përkthesh veprën e dikuj
duhesh të kesh moral që të pranosh përgjegjësinë që do ta marrish për individin që i përkthen,por edhe për opinjonin që të lexon.Kam dëgjuar një thënëje:Kur të përkthesh librin tënd je i lirë,po kur të përkthesh
librin e dikuj nuk mund të lëvizish sa andej,sa këndej,pra duhesh të bëhesh pjesë e tij,të shoqërohesh,begatohesh dhe krenohesh me te.Unë mendoj se edhe po more librin tënd të e përkthesh,largoje ate nga vetja,bëne sikur të jetë i huaj-po deshe të e përkthesh mirë.
Përkthimet nuk janë të gjitha të një lloj,zyrtari përkthen në stilin
zyrtar,poeti në stilin poetik,gjuhëtari ate gjuhësor,etj....
Përshtatëja zë vendin qenësor në përkthim,nga se duhesh të stërvitesh shumë të gjesh shprehëjet
që në asnjë mënyrë nuk e deformojnë kuptimin e domethënëjes së autorit të cilin e përkthen.
Nëse përkthyesi lë këto deformime kjo do të thotë i ka gëlltitur pagat autorit,i ka humbur librin dhe ka nevrikosur opinjonin.
Ashtu si një mjeshtër i keq ndërtimtarie,që heq diqka nga fasada e një ndërtese,e i jep deformim dhe pamje shëmtuese ndërtesës,ashtu përkthyesi i dobët shëmton librin dhe autorin e tij!
Edhe diqka ndikon këtu;Sot në Kosovë të rinjët mësojnë shumë gjuhë të huaja,po shqipja flitet në një metodë konstruktive(ping-pong),kurse duhet njohur mirë gjuhën letrare,për të bërë përkthim niveli.Nuk them se stimulimi nuk është i vogël,prap mendja më thotë
se shtëpitë botuese gjejnë mjete për të përkthyar,po pengesat vijnë nga klanet,ato janë të përhapura në çdo pjesë shoqërie,edhe te letërsia.Sot shihet qartë se ky klan është i përhapur në gazeta dhe revista,shumë krijues me emra nuk mund të botojnë fare po nuk gjetën ndonjë lidhje aty
kurse emra që nuk jan hiq krijues mbushin faqet e revistave.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi