Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalendari historik !  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kalendari historik !  - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalendari historik !

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 6:49

First topic message reminder :

1492 – Christopher Columbus nga indianët e Kubës dëgjon për herë të parë për misrin.

1605 – Në Komplotin e Barutit, katolikët synojnë ta shkatërrojnë Parlamentin anglez. Komploti u zbulua, ndërsa ideatori Guy Fawkes varet. Dështimi i tij festohet për çdo pesë nëntor në Britani.

1789 – Seanca Kombëtare Franceze shpall të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit.

1911 – Italia zyrtarisht anekson Tripolin.

1940 – Franklin D. Roosevelt zgjidhet për herë të tretë president i SHBA-së, duke u bërë kështu lideri i parë që shërben në krye të Shtëpisë së Bardhë për më shumë se dy mandate.

1946 – Në moshën 29-vjeçare, John F. Kennedy bëhet anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

1956 – Fillon zbarkimi i forcave britanike dhe atyre franceze në Egjipt, në tentativën e kapërcimit të krizës së Kanalit të Suezit.

1963 – Në Newfoundland, arkeologët gjetën mbetjet e një vendbanimi viking.

1986 – Shtëpia e Bardhë rikonfirmon embargon e armëve për Iranin.

1998 – Shkencëtarët publikuan studimin gjenetik që tregonte se Thomas Jefferson ishte babai i së paku një fëmije të skllaves së tij, Sally Hemmings.

1994 – Ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, deklaron se e ka sëmundjen e alzhejmerit.

1998 – OKB-ja thotë se milicia talebane ka vrarë së paku 5 mijë civilë gjatë pushtimit të qytetit Afghani.

2001 – Prodhuesi evropian “Airbus” dhe një linjë ajrore e Dubait fillojnë projektin e përbashkët për specializimin e shërbimeve të udhëtimit ajror.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:04

1789 – John Adams dha betimin si nënpresidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1816 - Charlotte Bronte, autorja e romanit "Jane Eyre", u lind në Thornton të Anglisë.

1960 - Brazili inauguroi kryeqytetin e vet të ri, Brasilia, duke e transferuar selinë e qeverisë shtetërore nga Rio de Janeiro.

1975 - Presidenti vietnamezo-jugor, Nguyen Van Thieu dha dorëheqje pas 10 vitesh në pushtet.

1977 - Mjuzikli "Annie" filloi të shfaqej në Broadway.

1989 – Në Pekin, rreth 100.000 studentë mblidhen në Sheshin Tiananmen për të kujtuar liderin reformist kinez, Hu Yaobang.

1992 - Robert Alton Harris u bë personi i parë që u ekzekutua nga shteti i Kalifornisë pas 25 vjetësh, pasi që ishte dënuar me vdekje për vrasjen në vitin 1978 të dy tinejxherëve.

2004 - Pesë sulmues vetëvrasës aktivizuan autobombat në ndërtesat policore në qytetin Basra të Irakut, duke vrarë të paktën 74 persona.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:04

1500 - Lundërtari portugez, Pedro Alvares Kabral, shpalli Brazilin koloni të Portugalisë.

1724 - Lindi një nga mendimtarët më të shquar të njerëzimit, filozofi gjerman Emanuel Kant. Vepra e tij pati një ndikim të jashtëzakonshëm në filozofinë që pasoi më vonë.

1793 - Presidenti amerikan, George Washington, firmosi Deklaratën e Asnjanësisë, për të siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhyjnë në luftën midis Francës dhe Britanisë.

1904 - Lindi shkencëtari i energjisë bërthamore, Robert Openhaymer. Ai ishte shefi i laboratorit të Los Alamosit, që zbuloi bombën atomike.

1933 - Vdiq bashkëthemeluesi i kompanisë britanike të prodhimit të makinave "Rolls-Roys", sir Frederick Hanry Roys.

1944 - Trupat aleate zbarkuan në Guinenë e Re holandeze.

1984 - Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike midis Britanisë dhe Libisë.

1994 - Vdiq në moshën 81-vjeçare presidenti amerikan, Richard Nixon. Ai ishte presidenti i 37-të i SHBA-së, që nga viti 1969 deri në vitin 1974, kur dha dorëheqjen si rezultat i skandalit të "Watergate".

1995 - Pjesëtarë të armatosur të fisit tutsi në Ruanda hapën zjarr mbi refugjatët e kampit të Kibehos, duke vrarë më shumë se 300 pjesëtarë të fisit hutu.

1999 - Bill Clinton dhe Tony Blair miratuan vendimin e NATO-s, të njoftuar nga sekretari i përgjithshëm, Javier Solana, për një rishikim të planeve mbi një dërgim të mundshëm të forcave tokësore të NATO-s në Kosovë.

2001 - Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në provincën veriore kineze, Shaanxi, shkaktoi vdekjen e 48 vetëve. Katër nga 52 minatorët, të cilët mendoheshin se ishin brenda në minierë në kohën e shpërthimit, u gjetën të gjallë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:04

1564 – Lindi dramaturgu më i madh anglez i të gjitha kohërave, William Shakespear.

1616 – Vdiq në Madrid shkrimtari i famshëm spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famë botërore me romanin "Don Kishoti i Mançës".

1661 – Charlie II u kurorëzua mbret i Anglisë.

1858 – Lindi shkencëtari i famshëm i fizikës teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinë e kuanteve, për të cilën fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1918.

1897 – Lindi Lester Pirsen, burrë shteti dhe politikan i njohur kanadez. Pirsen fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1957 për përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kanalit të Suezit. Nga vitet 1963-1968 ai ishte kryeministër i Kanadasë.

1918 – Flota britanike, nën komandën e admiralit Kejs, goditi bazën e nëndetëseve gjermane në Zibrug.

1945 – Ushtria ruse çliroi kampet e përqendrimit të Sashenhauzenit dhe Ravensbrukut.

1952 – Vdiq sopranoja e famshme gjermane, Elizabet Shuman. Ajo shkëlqeu me "Don Zhuanin" dhe "Kështu bëjnë të gjithë" të Moxartit.

1990 – Vdiq Polet Godard, aktore amerikane dhe ish-bashkëshortja e Charlie Chaplin. Me bashkëshortin ajo interpretoi në filmat "Kohët moderne" dhe “Diktatori".

1990 – Kryeministri kinez, Lee Peng, vizitoi Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte edhe vizita e parë e një zyrtari të lartë kinez që nga viti 1964.

1996 – Britania mori një kthesë të fortë në politikën e saj lidhur me minat kundër forcave tokësore, ku theksoi nisjen e shkatërrimit të menjëhershëm të stoqeve të saj të minave dhe bashkimin me një fushatë ndërkombëtare për ndalimin e tyre. 28 shtete mbështetën ndalimin e përdorimit të minave tokësore. Sipas shifrave të OKB-së, në të gjithë botën ndodhen 100 milionë mina tokësore dhe çdo vit vriten dhe gjymtohen nga 250 mijë njerëz.

1996 – UNESCO-ja shpalli 23 prillin, si ditën e librit dhe të drejtës së autorit, në kujtim të gjigantëve të letrave të shekullit XVI, dramaturgut William Shakespear dhe autorit të "Don Kishotit", Miguel Servantes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05

1933 – Themelohet forca zyrtare e policisë sekrete të Gjermanisë naziste, e quajtur Gestapo.

1962 – Raketa e parë amerikane “Ranger IV” ulet në një pjesë të largët të Hënës, mirëpo dështon që të dërgojë në Tokë fotografi të planetit si pasojë e një prishjeje teknike.

1963 – Me amendamentet e ndryshuara kushtetuese, femrave libiane për herë të parë u lejohet pjesëmarrja në zgjedhje.

1965 – Koncerti në Londër i grupit të famshëm “Rolling Stones” ndërpritet nga policia, si pasojë e një proteste.

1984 – Presidenti amerikan, Ronald Reagan, arrin në Kinë për të filluar vizitën gjashtëditore në këtë shtet, të parin të ndërmarrë nga një lider amerikan që nga 1972.

1986 – Aksidenti fatal i reaktorit bërthamor ndodh në fabrikën e energjisë bërthamore Chernobyl në Ukrainë, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në botë.

1993 – Qeveria britanike shpall përfundimin zyrtar të recesionit, pasi të dhënat e fundit paraqitën një rritje ekonomike për të parën herë pas dy vjetësh.

2005 – Nën presionin ndërkombëtar, Siria tërheq 14.000 trupat ushtarake të saj nga Libani, për t’i dhënë fund dominimit ushtarak 29-vjeçar në këtë vend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05


1810 – Betoveni kompozon veprën e tij të famshme për piano “Për Elizën”.

1904 – Partia Laburiste e Australisë bëhet e para që themelon qeverinë kombëtare, nën udhëheqjen e Chris Watsonit.

1945 – Diktatori italian Benito Mussolini arrestohet nga partizanë italianë në Dongo, derisa tenton të ikë i maskuar si një ushtar gjerman.

1961 – Sierra Leone siguron pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, me Milton Margain si kryeministër të parë.

174 – Më shumë se 10.000 persona marshojnë në Washington D.C, duke bërë thirrje për nxjerrjen përpara drejtësisë së presidentit amerikan, Richard Nixon.

1978 – Ish-ndihmësit i presidentit amerikan Nixon, John D. Ehrlichman, lirohet nga një burg në Arizona, pasi vyajti dënimin prej 18 muaj burg për krime të ndërlidhura me skandalin “Watergate”.

1992 – Shpallet Republika Federative e Jugosllavisë, tashmë e përbërë vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi.

1992 – Rusia dhe 12 republika të tjera ish-Sovjetike bëhen anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

1993 – Të gjithë anëtarë e ekipit kombëtar të futbollit të Zambisë humbin jetë në përplasjen e aeroportit në Libreville, Gabon, gjatë udhëtimit për në Dakar, Senegal për lojën kualifikuese për Kupën Botërore të FIFA-s 1994.

1996 – Përfundon lufta e Libanit.

2006 – Fillon ndërtimi i Kullës së Lirisë për një Qendër të re Botërore të Tregtisë në New York.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05

1788 – Marylandi bëhet shteti i shtatë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjikën e sotme), duke filluar Luftën revolucionare franceze.

1920 – Azerbajxhani bëhet pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shkatërrua pas rënies së Murit të Berlinit. Shumë ish-republika sovjetike kanë shpallur pavarësinë.

1930 – Për herë të parë një ndeshje bejsbolli zhvillohet natën nën dritat e reflektorëve në Independence të Kansasit në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

1932 – Ishte njoftuar se mjekët prodhuan vaksinën kundër etheve të verdha.

1969 – Charles De Gaulles dha dorëheqje nga posti i presidentit të Francës. Aeroporti ndërkombëtar i Parisit mban emrin e ish-presidentit të njohur francez.

1994 – Aldrich Ames, një ish-zyrtar i CIA-s, shpallet fajtor për dhënie të informatave sekrete amerikane ish-Bashkimit Sovjetik, pastaj Rusisë.

2001 – Miliarderi Dennis Tito bëhet turisti i parë i hapësirës. Agjencitë hapësinore të shteteve të ndryshme kanë planifikuar organizimin e misioneve turistike në kozmos me qëllim të rritjes së fondeve për kërkime shkencore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05

1788 – Marylandi bëhet shteti i shtatë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjikën e sotme), duke filluar Luftën revolucionare franceze.

1920 – Azerbajxhani bëhet pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shkatërrua pas rënies së Murit të Berlinit. Shumë ish-republika sovjetike kanë shpallur pavarësinë.

1930 – Për herë të parë një ndeshje bejsbolli zhvillohet natën nën dritat e reflektorëve në Independence të Kansasit në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

1932 – Ishte njoftuar se mjekët prodhuan vaksinën kundër etheve të verdha.

1969 – Charles De Gaulles dha dorëheqje nga posti i presidentit të Francës. Aeroporti ndërkombëtar i Parisit mban emrin e ish-presidentit të njohur francez.

1994 – Aldrich Ames, një ish-zyrtar i CIA-s, shpallet fajtor për dhënie të informatave sekrete amerikane ish-Bashkimit Sovjetik, pastaj Rusisë.

2001 – Miliarderi Dennis Tito bëhet turisti i parë i hapësirës. Agjencitë hapësinore të shteteve të ndryshme kanë planifikuar organizimin e misioneve turistike në kozmos me qëllim të rritjes së fondeve për kërkime shkencore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05

1789 – George Washingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1803 – Franca u pajtua t'ia shesë Louisianan SHBA-së, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shteti i 18-të.

1804 – Predha ‘Shrapnel’, e shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Hanry Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883 – Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883 – Lindi shkrimtari çek, Jaroslav Hashek, autor i romanit "Ushtari i mirë Shvejk".

1945 – Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajhstagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Munihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1973 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, bëri një deklaratë në televizion mbi Watergate, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Washingtonit më 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për t’u përdorur nga hetuesia.

1980 – Në Londër forca të armatosura pushtuan Ambasadën e Iranit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Iran. Rrethimi zgjati gjashtë ditë.

2001 – Alpinisti Babu Chiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6.500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8.850 metra i lartë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:05

1789 – George Washingtoni u zgjodh presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1803 – Franca u pajtua t'ia shesë Louisianan SHBA-së, dorëzimi zyrtar i së cilës u bë në muajin dhjetor dhe po në atë ditë në vitin 1812 ajo iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shteti i 18-të.

1804 – Predha ‘Shrapnel’, e shpikur në vitin 1784 nga ushtari britanik, Hanry Shrapnel, u përdor për herë të parë në luftë nga britanikët kundër holandezëve në Surinam.

1883 – Vdiq piktori impresionist francez, Eduard Manet. Në fillim i destinuar për karrierë ligjore, ai studioi artin nga viti 1850 nën ndikimin e madh të Klod Monet.

1883 – Lindi shkrimtari çek, Jaroslav Hashek, autor i romanit "Ushtari i mirë Shvejk".

1945 – Adolf Hitleri dhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, kryen vetëvrasje në bunkerin e nëndheshëm në Berlin. Trupat ruse hynë në Berlin, duke pushtuar Rajhstagun dhe godinat e tjera qeveritare. Trupat aleate pushtuan Munihun dhe trupat franceze kaluan kufirin për në Austri.

1973 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, bëri një deklaratë në televizion mbi Watergate, duke pranuar përgjegjësinë për përgjimin që ndodhi në kompleksin e apartamenteve të Washingtonit më 1972. Po atë ditë në vitin 1974, ai dorëzoi dorëshkrimet e pjesshme të regjistrimeve për t’u përdorur nga hetuesia.

1980 – Në Londër forca të armatosura pushtuan Ambasadën e Iranit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë në Iran. Rrethimi zgjati gjashtë ditë.

2001 – Alpinisti Babu Chiri Sherpa i Nepalit që mbante rekordin për ngjitjen më të shpejtë të majës Everest, vdiq ndërsa po përpiqej të ngjitej në malin më të lartë të botës. Aksidenti ndodhi në lartësinë 6.500 metra në rrugën përgjatë kreshtës juglindore të malit që është 8.850 metra i lartë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:06

612 – Ka lindur Konstandini i Tretë, perandor romak.

1494 – Christophor Columbus do të zbulojë tokat e kontinentit amerikan, të cilat më vonë do të njihen si pjesë e shtetit të Xhamajkës së sotme.

1802 – Washington D. C. ishte inauguruar si qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Washington D. C. ndodhen institucionet kryesore amerikane.

1837 – Ishte themeluar Universiteti i Athinës, e cila që nga koha e Greqisë antike ishte e njohur për nivelin e lartë të edukimit.

1860 – Charlles i Pestë ishte kurorëzuar mbret i Suedisë, e cila kishte nën kontroll edhe territorin e Norvegjisë.

1920 – Një grusht shteti bolshevik kishte dështuar në Republikën Demokratike të Gjeorgjisë, e cila më vonë ishte bërë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Atdheu i Joseph Stalinit u nda përsëri pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve nëntëdhjetë.

1928 – Ushtria japoneze kryen krime lufte gjatë aksioneve luftarake në Kinë. Këto dy shtete aziatike janë armiq të vjetër. Secila mundohet ta shtrijë ndikimin në pjesën juglindore të Azisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:06

1818 – Filozofi politik, Karl Marx, u lind në Prusi.

1821 - Napoleon Bonaparta vdiq në ekzil, në ishullin St. Helena.

1891 - Carnegie Hall u hap në qytetin e New Yorkut.

1893 - Paniku goditi Këmbimoren e Aksioneve të New Yorkut.

1925 - John T. Scopes u arrestua në Tennessee, pasi që u kishte mësuar nxënësve Teorinë e Evolucionit të Darvinit.

1945 - Në sulmin e vetëm të tillë fatal gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombë japoneze shpërtheu në malin Gearhart në Oregon, duke e vrarë bashkëshorten shtatzënë të një ministri dhe pesë fëmijë.

1955 - Gjermania Perëndimore u bë shtet sovran.

1955 - Mjuzikli me temë nga bejsbolli “Damn Yankees" filloi të shfaqet në Broadway.
1981 - Grevisti i IRA-s, Bob Sands, vdiq në burgun e Irlandës së Veriut, në ditën e tij të 66-të pa ushqim.

1985 - Presidenti amerikan Ronald Reagan mori pjesë në ceremoninë e vënies së kurorave në një varrezë ushtarake në Gjermani. Vizita u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që 49 pjesëtarë të njësisë elite naziste ishin të varrosur atje.

2000 - Reformatorët i fituan zgjedhjet në Iran, duke e fituar kontrollin nga konservativët për herë të parë që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:06


1814 – U lind kompozitori i famshëm Heinrich Wilhelm Ernst.

1954 – Roger Bennister, studenti britanik 25-vjeçar i shëndetësisë, bëhet njeriu i parë që i kalon një milje për më pak se katër minuta.

1957 – Senatori amerikan John Fitzgerald Kennedy u shpërblye me çmimin “Pulitzer” për librin e tij "Profiles in Courage".

1959 – Piktura e Pablo Picassos, e një vajze holandeze, është shitur për 154.000 dollarë në Londër. Ishte ky çmimi më i lartë i paguar atëbotë për një pikturë të artistit që ende është i gjallë.

1960 – Princesha Margaret martohet me fotografin Anthony Amsstrong Jones, në Westminster Abbey. Ata u divorcuan më 1978.

1962 – Bomba e parë me kokë bërthamore u hodh nga nëndetësja "Polaris".

1966 – Ian Brady dhe e dashura e tij, Myra Hidley, dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjet e ashtuquajtura Moors.

1976 – Një tërmet i fuqishëm dridh Italinë. Tërmeti më i rëndë në historinë moderne të Italisë, me 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave dhe la me qindra të tjerë pa kulm mbi kokë.

1994 – Ish-nëpunësja shtetërore në Arkansas, Paula Jones, paraqiti padi kundër presidentit amerikan Bill Clinton. Rasti kishte të bënte me pohimet se presidenti e kishte ngacmuar atë seksualisht në vitin 1991.

1994 – Mbretëresha dhe presidenti i Francës, Francois Mitterrand, e hapën zyrtarisht tunelin Channel, me dy ceremoni të veçanta në Francë dhe në Britani.

1997 – Kancelari britanik, Gordon Brown, i dha Bankës së Anglisë pavarësinë e plotë nga kontrollet politike.

2001 – Një bombë shpërthen në zyrën postare të veriut të Londrës - për të dytën herë në sulmet e planifikuara brenda vetëm tri javësh dhe për të ishte zbuluar lidhja e IRA-s.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:06

1858 – Minnessota bëhet shteti i tridhjetedytë anëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë shtete amerikane gjatë luftës civile ishin shkëputur nga federata, por përsëri u bashkuan në unionin e madh politik.

1867 – Luksemburgu fiton pavarësinë.

1924 – Krijohet plani Mercedez-Benz nga Gottieb Daimler dhe Karl Benz, të cilët bashkojnë dy kompanitë në zbatimin e kësaj marke veturash.

1927 – Themelohet Academy of Motion Pictures Arts and Sciences e SHBA-së.

1949 – Izraeli i bashkohet Kombeve të Bashkuara. Izraeli është themeluar si shtet i pavarur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

1996 – Ndodhi fatkeqësia e Everestit. Tetë persona vdiqën gjatë përpjekjes së tyre për të arritur njërën prej majave më të larta të botës.

1998 – India kryen me sukses tri teste bërthamore nëntokësore. India kishte përshpejtuar përpjekjet për arritjen e prodhimit të armëve bërthamore për shkak të rivalitetit me Pakistanin fqinj. Të dyja shtet bëjnë pjesë në klubin botëror të shteteve bërthamore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:06

1610 – Mbreti francez, Henri IV, (Henri de Navarre), vritet nga François Ravillac, një murg fanatik.

1796 – Fizikani britanik, Edward Janner, teston vaksinën e parë kundër lisë tek një djalosh tetëvjeçar.

1805 – Lindi kompozitori i famshëm, Johann Peter Emilius Hartmann.

1904 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen për të parën herë nikoqire të Lojërave Olimpike, të cilat u mbajtën në Shën Louis.

1948 – Kryeministri David Ben-Gurion, formon shtetin e Izraelit.

1935 – Autoritetet në Filipine ratifikojnë marrëveshjen për pavarësi.

1940 – Holanda i dorëzohet Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1965 – Eksplodon bomba e dytë atomike në Kinë.

1973 – NASA lanson stacionin e parë hapësinor amerikan, “Skylab”.

1991 – Bashkëshortja e Nelson Mandelas burgoset për rrëmbime. Winnie Mandela, bashkëshortja e kundërshtarit kryesor të Aparteidit, u dënua me gjashtë vjet burg për pjesëmarrjen e saj në rrëmbimin e katër të rinjve.

2001 – Silvio Berlusconi bëhet kryeministër i Italisë, si pronar i klubit futbollistik “AC Milan” dhe tri stacioneve kryesore televizive italiane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1590 – Anne e Danimarkës kurorëzohet mbretëreshë e Skocisë.

1792 – Në New York themelohet bursa e shkëmbimit tregtar.

1805 – Muhamed Aliu shpallet guvernator i Egjiptit. Ai ishte njëri prej drejtuesve më të njohur të Perandorisë Osmane.

1809 – Napoleoni i Parë francez urdhëroi aneksimin e shteteve të papatit, duke kërkuar futjen e tyre nën regjimin e Perandorisë franceze.

1865 – Themelohet Unioni Telelgrafik Ndërkombëtar.

1940 – Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore pushton Brukselin, kryeqytetin e Belgjikës. Brukseli sot është kryeqendra e Bashkimit Evropian, ku bën pjesë edhe Gjermania.

1973 – Skandali “Watergate” i presidentit amerikan Nixon kalon në Senat, ku zhvillohen seancat e para dëgjimore. Kjo seancë ishte transmetuar edhe në televizion. Presidenti Nixon më vonë dha dorëheqjen, shkau i këtij skandali.

1983 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Libani nënshkruajnë një marrëveshje për tërheqjen e Izraelit nga territori libanez. Libani zhvilloi një luftë 34-ditore kundër Izraelit edhe në vitin 2006.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1152 – Henry i Dytë i Anglisë martohet me Elanorin e Aquaitines.

1498 – Vasco de Gama arrin në Kalkutë të Indisë.

1652 – Rhode Island bëhet vendi i parë në Amerikën Veriore që nëpërmjet ligjit shpall ilegale skllavërinë.

1756 – Fillon lufta shtatëvjeçare në momentin kur Britania e Madhe i shpalli luftë Francës. Këto dy shtete kanë pasur shumë lufta, por të dyja këto vende sot janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

1804 – Napoleon Bonaparta shpallet perandor i perandorisë franceze. Vendimin e mori senati francez. Bonaparta kishte filluar një seri luftërash për zgjerimin e perandorisë së tij.

1860 – Abraham Lincoln fitoi garën nominuese për kandidat presidencial nga Partia Republikane. Ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke drejtuar vendin gjatë luftës civile.

1969 – Lansohet programi hapësinor “Apollo 10”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1542 - Vdiq Hernando de Soto, zbuluesi spanjoll i Amerikës Latine dhe atyre shteteve që më vonë do të bënin pjesë në Amerikën Juglindore.

1860 - Lindi William Einthoven, filozof holandez, i cili ndihmoi në zhvillimin e elektrokardiografit. Në vitin 1924 ai fitoi çmimin ”Nobel” për mjekësi.

1904 - U themelua në Paris FIFA, Organizata Ndërkombëtare e Futbollit.

1961 – Ligji ushtarak është aplikuar në qytetin Montgomery, në Alabama, pas përleshjeve të dhunshme racore.

1981 - François Mitterand u shpall president i Francës dhe krijoi një qeveri nën udhëheqjen e kryeministrit Pierre Mauray.

1991 – Piyav Gandhi, ish-kryeministri indian, vritet në një sulm me bombë në Tamil Nadu.

1994 – Republika Demokratike e Jemenit ndahet nga Republika e Jemenit.

1998 – Suharto, diktatori indonezian, i cili ka udhëhequr vendin për më tepër se 32 vjet, jep dorëheqjen.

2002 - Qeveria britanike filloi një ofensivë kundër drogës në shkolla, duke u shprehur për përjashtimin përfundimtar të çdo nxënësi që kapet me drogë në mjedisin shkollor dhe duke shpërndarë fotografi të një studenteje që kishte vdekur nga mbidoza.

2003 – Një tërmet i fuqishëm godet Algjerinë Veriore, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 2.000 personave.

2006 – Republika e Malit të Zi mban referendum për pavarësimin nga unioni shtetëror me Serbinë. Populli i Malit të Zi zgjodhi pavarësinë me një shumicë prej 55 për qind.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1783 - Lindi William Sturgnon, shkencëtar anglez që ndërtoi elektromagnetin e parë praktik.

1813 - Lindi kompozitori i njohur gjerman, Richard Wagner, i njohur kryesisht për veprat "Mbreti i Nibelungen" dhe "Lohengrin".

1859 - Lindi në Edinburg, Sir Arthur Konon Doyle, romancier britanik që krijoi karakterin e detektivit Sherlock Holmes.

1885 - Vdiq Viktor Hygo, romancier, poet dhe dramaturg i famshëm francez, autor i veprës "Të mjerët".

1907 - Lindi aktori, producenti dhe regjisori i famshëm anglez, Laurence Oliver. Ai është konsideruar si aktori më i madh anglishtfolës i skenës. Ai u shpall Baron në vitin 1970.

1943 - Lindi Betty Williams, aktiviste e paqes nga Irlanda e Veriut dhe njëkohësisht fituese e çmimit 'Nobel' për paqe.

1945 - Trupat amerikane pushtuan ishujt Yonabaro dhe Okinava në Japoni.

1969 - Moduli hënor Snoopy i 'Apolo 10' mbërriti në distancën 15 km nga sipërfaqja e hënës.

1972 - Vdiq poeti i njohur anglez, Sesil Day-Levis.

1994 - Rebelët ruandezë rrethuan pjesën kryesore të ushtrisë qeveritare në Kigali, duke shmangur kështu pengesën kryesore në rrugën e tyre për pushtimin e kryeqytetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1568 – Holanda shpall pavarësinë e saj nga Spanja.

1805 – Napoleon Bonaparte kurorëzohet Mbret i Italisë në Katedralen e Milanos.

1813 – Lideri amerikanojugor i pavarësisë, Simon Bolivar, hyn në Merida, duke filluar okupimin e Venezuelës dhe shpallet El Libertador (“Çlirimtari”).

1949 – Themelohet Republika Federale e Gjermanisë.

1951 – Tibetianët nënshkruajnë marrëveshjen shtatëmbëdhjetëpikëshe për çlirimin paqësor të Tibetit.

1977 – Më shumë se 100 fëmijë dhe gjashtë mësues janë marrë peng në një shkollë fillore në Holandën Veriore.

1998 – Marrëveshja e së Premtes së Mirë pranohet në një referendum në Irlandën Veriore me 75 për qind të vota pro.

2004 – Një pjesë e terminalit 2E të aeroportit “Charles de Gaulle” të Parisit rrëzohet, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

2006 –Vullkani i Alaskës, Mali Cleveland, shpërthen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1543 – Nicolaus Copernicus publikoi provën e tij për një sistem diellor që ka në qendër Diellin.

1689 – Parlamenti anglez e miratoi Aktin e Tolerimit, duke i mbrojtur protestantët. Romano-katolikët u përjashtuan në mënyrë specifike nga kjo gjë.

1738 – U themelua Kisha Metodiste.

1798 – Duke besuar se një invazion francez ishte i pashmangshëm, nacionalistët irlandezë u ngritën kundër okupimit britanik.

1844 – Samuel F. B. Morse e vuri formalisht në shfrytëzim linjën e parë telegrafike. Porosia e parë u dërgua nga Washingtoni drejt Baltimores.

1980 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha vendimin përfundimtar, duke kërkuar lirimin e pengjeve të marra në Ambasadën Amerikane në Teheran, më 4 nëntor 1979.

1993 – Eritrea, provincë e Etiopisë, e shpalli veten shtet të pavarur.

1994 – Katër personat e shpallur fajtorë për sulmin në Qendrën Tregtare Botërore të New Yorkut u dënuan me nga 240 vjet burgim.

2001 – Temba Tsheri (15) u bë personi më i ri që arriti në majën e Everestit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:07

1805 – Napoleon Bonaparta kurorëzohet mbret i Italisë në Katedralen e Milanos.

1865 – Gjatë luftës civile në Amerikë rezistenca e fundit e konfederatës përfundon kur gjenerali Kirby Smith dorëzohet në Shreveport, pranë New Orleans. Megjithatë konfederata kishte nënshkruar më parë një dorëzim të plotë, në datën 9 prill.

1886 – Lindi në Rusi 'showmani', Al Jalson, emri i vërtetë i të cilit ishte Asa Jelson. Ai ishte këngëtari i këngëve të tilla si "Mami" dhe "Gjiri diellor", por i famshëm u bë me paraqitjen e tij në filmin e parë me metrazh të gjatë dhe me zë të titulluar "Këngëtari i xhazit" në vitin 1927.

1896 – Nikolai II kurorëzohet Car i Rusisë, pas një procesioni gjigant në Katedralen e Moskës.

1907 – Lindi aktori i famshëm amerikan, John Wayne. I njohur me nofkën "Duka", ai u bë i famshëm për tipin e heroit të ashpër në filmat "Western".

1971 – Bashkimi Sovjetik ndërton aeroplanin "TU-144" si kundërpërgjigje ndaj "Konkordit".

1979 – Presidenti finlandez Urko Kekonen emëron qeverinë e re të koalicionit, ku në krye të saj u zgjodh kryeministri Mauno Koivisto.

1993 – Gjykata e Lartë e Pakistanit ribashkon parlamentin e vendit dhe rivendos kryeministrin Namaz Sherif. Kjo ndodhi mbas shpërndarjes së parlamentit nga ana e presidentit të vendit Ghulem Ishaq Khan.

1999 – Kina përgënjeshtroi t'u ketë vjedhur Shteteve të Bashkuara sekrete bërthamore, duke akuzuar raportin 'COX' të Kongresit amerikan se ka formuluar akuza "absurde pa bazë dhe plot me paramendime". "Raporti Cox" e poshtëronte Kinën dhe e akuzonte se ka kërcënuar sovranitetin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Kina ka vjedhur të ashtuquajturat "Teknologji ushtarake".

2002 – Njeriu më i moshuar i Australisë dhe veterani më i vjetër i Luftës së Parë Botërore në vend, Jack Lockett, vdiq në moshën 111 vjeç. Lockett vdiq pasi u shtrua në spital në qytetin Bendigo në shtetin e Viktorias.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08

1875 – Vdiq kompozitori i famshëm francez Georges Bizet.

1931 – Lindi lideri aktual i Kubës, Raul Castro. Ai e mori pushtetin në Kubë nga vëllai i tij më i madh, Fidel, pas largimit të tij nga skena politike tre vjet më parë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

1944 – Forcat naziste tërhiqen nga Roma.

1944 – Kostumet e banjës, të njohura si bikini, prezantohen për të parën herë për publikun në një defile mode në Paris.

1962 – Një aeroplan i kompanisë “Air France”, “Bowing 7070” u përplas pak pas ngritjes nga aeroporti “Orly”, duke shkaktuar vdekjen e 130 udhëtarëve. Vetëm dy persona që ndodheshin në bordin e aeroplanit arritën të shpëtonin gjallë.

1965 – Majori Edward White bëhet astronauti i parë amerikan, i cili eci në hapësirë, gjatë misionit “Gemini 4”.

1979 – Ish-presidenti i Ugandës, Idi Amin, iku në Libi.

1979 – Ndotja më e madhe në botë e ujërave ndodh kur anija e mbushur me naftë “Ixtoc 1” shpërtheu, duke liruar mbi 140 milionë fuqi naftë në ujërat e Luginës Campeche, në brigjet e Meksikës.

1981 – Papa Gjon Pali i Dytë lirohet nga spitali, pas tentim atentatit.

1982 – Ambasadori i izraelit në Britaninë e Madhe, Shlomo Argov, qëllohet me armë zjarri në një rrugë në Londër. Ai i mbijeton atentatit, mirëpo mbeti i paralizuar përjetësisht.

1989 – Qeveria e Kinës dërgon trupa ushtarake për t’i larguar protestuesit nga sheshi “Tiananmen”, pas shtatë javësh okupim.

1989 – Vdes lideri iranian Ayatollah Khomeini.

1991 – Vullkani në malin Unzen në Japoninë Jugore shpërtheu, duke shkaktuar vdekjen e 40 personave.

1999 – Qeveria e Slobodan Milosheviqit pranoi planin ndërkombëtar të paqes për Kosovën. NATO-ja shpalli se bombardimet ajrore do të vazhdojnë derisa 40 mijë ushtarët serbë të mos tërhiqeshin tërësisht nga Kosova.

2006 – Bashkimi shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë përfundon zyrtarisht, pasi Mali i Zi edhe zyrtarisht shpall pavarësinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08

1794 – Trupat britanike okupojnë Port-au-Princen në Haiti.

1917 – Lura E. Richards, Maude H. Elliott dhe Florence Hall marrin çmimet e para “Pulitzer” për biografinë e Julia Ward Howe. Jean Jule Jusserand merr “Pulitzerin” e parë për histori, për punimin e tij “Me amerikanët në të kaluarën dhe ditët e sotme”. Herbert B. Swope merr “Pulitzerin” e parë për gazetari për artikullin e tij për “New York World”.

1920 – Hungaria humb 71 për qind të territorit dhe 63 për qind të popullatës së vet, kur Traktati i Trianonit u nënshkrua në Paris.

1928 – Presidenti i Republikës së Kinës, Zhang Zuolin, vritet nga agjentët japonezë.

1940 – Forcat britanike kompletojnë evakuimin e 300.000 trupave nga Dunkirku në Francë, duke i dhënë fund zyrtarisht rrethimit të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1943 – Puçi ushtarak në Argjentinë rrëzon Ramon Castillon.

1986 – Jonathan Pollard deklarohet fajtor për spiunim, me ç’rast ia kishte shitur Izraelit sekretet kryesore të inteligjencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1989 – Ali Khamenei zgjidhet lideri i ri suprem i Republikës Islamike të Iranit nga Asambleja e Ekspertëve, pas vdekjes së Ayatollah Ruhollah Khomeini.

1989 – Protestat në Sheshin Tiananmen përfunduan me dhunë në Pekin, pas intervenimit të Armatës Popullore të Çlirimit.

1989 – Fitorja e “Solidarnostit” në zgjedhjet e para të lira parlamentare në Poloninë e pasluftës nxit një mori revolucionesh paqësore antikomuniste në Evropën Lindore, duke çuar kështu në krijimin e të ashtuquajturit “Contract Sejm”.

2001 – Gyanendra, Mbreti i fundit i Nepalit, merr fronin në vend pas masakrës në Pallatin Mbretëror.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08

1494 – Spanja dhe Portugalia ndanë tokat e reja që i kishin zbuluar bashkërisht.

1498 – Kristofer Kolombo u nis në ekspeditën e tij të tretë.

1654 – Luigji i Gjashtëmbëdhjetë u kurorëzua si mbret i Francës.

1775 – Kolonitë e Bashkuara ndërruan emrin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

1863 – Mexico City u vu nën kontrollin e trupave franceze.

1903 – Profesori Pierre Curry e bëri të ditur zbulimin e elementit Polonium.

1929 – Shteti sovran i Vatikanit u krijua pas shkëmbimit të kopjeve të Traktatit Lateran në Romë.

1939 – Mbreti George VI dhe bashkëshortja e tij Elizabeth e vizituan SHBA-në. Ishte kjo vizita e parë e një monarku britanik në SHBA.

1948 – Komunistët morën tërësisht kontrollin mbi Çekosllovakinë.

1966 – Korporata “Sony” prezantoi videon shtëpiake. Videoja e parë e kësaj korporate u shit për 995 dollarë.

1981 – Aeroplanët luftarakë izraelitë F-16 shkatërruan reaktorin e vetëm bërthamor të Irakut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08


1870 – Autori Charles Dickens vdiq në moshën 58-vjeçare.

1891 – Kompozitori Cole Porter lindi në Peru të Indianas.

1940 – Norvegjia iu dorëzua nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1958 – Mbretëresha hapi aeroportin e rregulluar në Gatwck, në jug të Londrës, që ishte modernizuar me një kosto prej shtatë milionë sterlinash.

1969 – Senati amerikan konfirmoi Warren Burger në krye të drejtësisë të SHBA-së, duke e pasuar Earl Warrenin.

1970 – Mbreti Hussein i Jordanisë i shpëtoi një tentativë atentati, pasi që persona të armatosur kishin hapur zjarr mbi automjetin e tij zyrtar rrugës për pallat.

1978 – Liderët e Kishës së Jezu Krishtit hodhën poshtë politikën 148-vjeçare të moslejimit të njerëzve me ngjyrë që të bëhen priftërinj mormonë.

1993 – Princi japonez në fron, Naruhito, u martua me qytetaren Masako Owada.

1995 – Andrew Richard dënohet me burgim të përjetshëm për tentativë dhunimi të një burri tjetër, në rastin e parë të këtij lloji në Britani të Madhe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08

1955 – Shtatëdhjeteshtatë persona humbën jetën dhe 77 të tjerë u plagosën, kur një veturë e garave u rrotullua dhe doli nga pista e garës, duke u përplasur në turmën e shikuesve.

1976 – Gjykimi i 13 mercenarëve – 10 prej të cilëve britanikë – fillon në Angolë, me një heshtje të madhe publike lidhur me akuzat konkrete kundër tyre.

1987 – Margaret Thatcher udhëheq Partinë Konservatore drejt fitores së tretë radhazi në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.

1998 – Më tepër se një milion njerëz në Sudan përballen me urinë, gjë kjo që nxit Kombet e Bashkuara që të shpallin katastrofë në rajon.

2001 – Timothy McVeigh, bombarduesi i Oklahoma Cityt, ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2004 – Zhvillohet funerali shtetëror për ish-presidentin amerikan, Ronald Reagan, në Washington.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:08

1953 – Egjipti rrëzon mbretërinë dhe zyrtarisht shpallet Republikë, me gjeneralin Neguib si president të parë.

1954 – Pierre Mendes-France bëhet kryeministër i Francës.

1972 – Ndodh katastrofa ajrore Staines me vdekjen e 118 personave, kur një aeroplan rrëzohet vetëm dy minuta pas që të ngrihet nga aeroporti ndërkombëtar i Londrës “Heathrow”.

1981 – Epidemia e AIDS-it zyrtarisht njihet nga ekspertët mjekësorë në San Francisco të Californias.

1984 – Një përleshje ndërmjet rreth 5.000 policëve dhe një numri të përafërt të minatorëve ndodh në Orgreave, Yokshiren jugore, gjatë protestës së viteve 1984-1985 të minatorëve britanikë.

1997 – Sirhan Sirhanit i refuzohet lirimi me kusht për të dhjetën herë. Ai kishte vrarë kandidatin presidencial amerikan, Robert Kennedy, më 1968.

2002 – Në Algier, Algjeri, ministrat e Jashtëm të Etiopisë dhe Eritresë nënshkruan një marrëveshje preliminare të armëpushimit dhe u pajtuan të punojnë se bashku për një paqe të përhershme pas luftës dyvjeçare për kufijtë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:09

1967 – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.

1972 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe shefi i kabinetit të tij i Shtëpisë së Bardhë, H. R. Haldeman, incizohen gjatë bisedave të tyre ku përpiqen ta përdorin CIA-n për ndaljen e hetimeve të zhvilluara nga FBI-ja pas dyshimeve për aferën Watergate, shkak i së cilës Nixon dha dorëheqjen.

1981 – Një aeroplan i kompanisë “India Air” kishte humbur kontrollin mbi territorin ujor irlandez, duke lënë 329 pasagjerë të vdekur. Aeroplani nuk kishte kaluar më shumë se 45 minuta fluturim pas ngritjes nga aeroporti londinez në momentin kur ka humbur kontaktin me radarët.

1983 – Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i “Solidaritetit”, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.

1991 – Moldavia, ish-republikë sovjetike, shpall pavarësinë e saj pas fillimit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

1992 – “Teflon Don” u dënua me burgim të përjetshëm. Bosi i krimit të New Yorkut, John Gotti, ishte dënuar me dënimin kapital. Atij nuk i ishte lejuar as e drejta e ankesës. Ai ishte drejtuesi i mafisë më të madhe njujorkeze, që zhvaste dhe vriste njerëz të biznesit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:09

1950 – Me një forcë ushtarake prej mbi 100.000 trupash, Koreja Veriore sulmon fqinjin e vet jugor, duke e filluar në këtë mënyrë edhe zyrtarisht luftë ndërmjet dy Koreve.

1963 – Lindi ylli britanik i rockut, George Michael.

1975 – Mozambiku shpall pavarësinë nga Portugalia.

1985 – Policia britanike arreston 13 persona për lidhjet e tyre me IRA-n kryengritëse, e cila kishte filluar një fushatë masive të bombardimeve në vend.

1991 – Kroacia dhe Sllovenia shpallin zyrtarisht pavarësinë nga ish-Federata e Jugosllavisë.

1993 – Kim Campbell jep betimin si kryeministrja e parë femër e Kanadasë.

1997 – Hulumtuesi francez i gjallesave të nëndetshme dhe oqeanografike, Jacques Cousteau, ndërron jetë në Sydney të Australisë, në moshën 43-vjeçare.

2005 – Mahmoud Ahmadinejas zgjidhet president i Iranit, duke i dhënë kështu një kah më ekstrem Republikës Islamike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Alberti Wed 4 Aug 2010 - 7:09

1540 – Kryeministri i mbretit Henry VIII, Thomas Cromwell, u ekzekutua. Të njëjtën ditë, monarku anglez u martua me Catherine Howard, të pestën nga gjashtë gratë e tij.

1750 – Kompozitori Johann Sebastian Bach ndërroi jetë në Leipzig të Gjermanisë, në moshën 65-vjeçare.

1794 - Maximilien Robespierre, figura kryesore e Revolucionit Francez, u dërgua në gijotinë.

1821 – Peruja shpalli pavarësinë nga Spanja.

1914 – Filloi Lufta e Parë Botërore, pasi që Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.

1929 - Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis, zonja e parë e SHBA-së në vitet 1961-1963, lindi në Southampton.

1965 – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, bëri të ditur se do ta ngrinte numrin e ushtarëve amerikanë në Vietnamin Jugor, prej 75.000 në 125.000.

1976 – Një tërmet shkatërroi veriun e Kinës, duke lënë të paktën 242.000 të vdekur.

2005 – Armata Republikane Irlandeze hoqi dorë nga dhuna kundër britanikëve në Irlandën e Veriut dhe bëri të ditur se do të çarmatosej.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalendari historik !  - Faqe 3 Empty Re: Kalendari historik !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi