Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete ne Islam

2 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 Empty Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Alberti Fri 20 Aug 2010 - 22:58

First topic message reminder :

Sikur nga te gjithë ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do të mbulohej gjithë siperfaqja e tokes sone me një shtrese prej rreth 130 metrash.



-Jupiteri është aq i madh sa që mund të zinte brenda tij të gjithë planetët e tjerë..





-Dielli mund të nxërë brenda tij një milion Toka.





-Grimcat e hekurit të gjetura në Hënë dhe të sjella në Tokë kanë një veti të veçantë, ato nuk ndryshken





20% e energjisë së trupit përdoret nga truri





-Në Detin e Vdekur për shkak të përqindjes së lartë të kripës nuk ka qenie të gjalla.





-Përgjatë 75 vjetësh jetë kalon më tepër se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë.





- I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.





-Në shekullin e X, Raziu bëri operacionin e parë me qepje, ku pejtë e nevojshëm i përgatiti nga zorrët e kafshëvë.



-Portreti i Raziu, mjek dhe filozof i dëgjuar arab, i cili u bë i dëgjuar sidomos me veprën e tij "Kitabul Havi", mbahet akoma i varur në Universitetin e Prixhetonit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 6:09

2.Druri i ullirit është bekuar në Kur'an,kurse dega e ullirit simbolizon Paqen.Vaji i ullirit nxirret nga frutat e pjekur të drurit të ullirit të familjes Oleacea.Qender e kultivimit të tyre është bazeni i Mediteranit që shkon nëpër Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore. Ku gjithashtu eshte në vendet e Afrikës Veriore,si: Marok dhe Tunis.Ebu Hurejre,r,a,ka shënuar se i Dërguari i All-llahut,s,a,v,s,ka thënë: ''Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem,sepse ai nxirret nga druri i bekuar''.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 6:10

3. Profeti Muhamed (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe, si një doktor i vërtetë i ka dhënë zgjidhje sëmundjeve të ndryshme. Në një hadith Profeti (a.s.) ka thënë: “Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes”
Kjo është një recetë e qartë që muslimanëve i është ofruar që në shekullin e 7-të, por fatkeqësisht si shumë receta të tjera edhe kjo pothuajse është lënë e pa shfrytëzuar. Shekujt e fundit në botën islame, përparimet në lëmin e shkencës kane ecur me hapin e një “çalamani” dhe detyrimisht, si shumë hadithe të tjerë, edhe ky thesar ka mbetur jashtë vëmendjes së shkencëtarëve derisa i ra në dorë doktorit gjerman, Maren Franz.

Nisur nga hadithi i profetit Muhamed (a.s.), siç e përmend në parathënien e librit, doktori gjerman kreu një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i përmblodhi në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë”.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë • Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Këto ishin disa pjesë të shkëputura nga libri i mjekut gjerman, Maren Franz, i cili është një pohim modern i fjalëve që Profeti a.s ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.”
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete ne Islam - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete ne Islam

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi