Kali i Harbuar, një mit i gjallë për indianët e Amerikës
2 posters
Faqja 1 e 1
Kali i Harbuar, një mit i gjallë për indianët e Amerikës
Vdiq saktësisht 133 vjet më parë, më 5 shtator të vitit 1877, në Fort Robinson (Nebraska). Jetoi një jetë legjendare: ishte kryetar i një prej fiseve indiane siuks; udhëhoqi me Demin e Ulur (një tjetër udhëheqës indian) rezistencën e popullit indian kundër të bardhëve të Amerikës; poshtëroi ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në betejën e vendit, i njohur si i Vogli Bri i Madh. Tani Hollivudi po i kushton një dokumentar
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Kali i Harbuar, një mit i gjallë për indianët e Amerikës
Ditën që lindi, e ëma e quajti Ça o Ha, që përkthehet Mes Pemëve, duke qenë se e kishte sjellë në jetë në një pyll.
Por ai, me t‘u rritur, vendosi të merrte emrin e të atit, i ndarë nga jeta në moshë të re: Tashunka Vitko, që të bardhët e quajtën Kali i Harbuar (Crazy Horse, në të vërtetë përkthimi i saktë është kali i çmendur). Jetoi një jetë legjendare: ishte kryetar i një prej fiseve indiane siuks; udhëhoqi me Demin e Ulur (një tjetër udhëheqës indian) rezistencën e popullit indian kundër të bardhëve të Amerikës; poshtëroi ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në betejën e vendit i njohur si i Vogli Bri i Madh, për t‘u dorëzuar në fund, i mposhtur nga një dimër veçanërisht i ashpër më shumë se sa nga xhaketat blu.
Kali i Harbuar vdiq më 5 shtator të vitit 1877, në Fort Robinson (Nebraska). U vra me bajonetë nga një ushtar, teksa ishte rob i të bardhëve. Ajo ditë do të shënonte edhe fundin e "luftës indiane" në Ultësirat e Mëdha. Në fakt, gjakderdhjet që vazhduan edhe për 13 vjet të tjera, ishin veç përpëlitjet e një bote të destinuar të zhdukej: amerikanët vendas tashmë e kishin humbur atë luftë.
Kali i Harbuar ishte simbol i krenarisë indiane. Ai kishte udhëhequr personalisht sulmin në i Vogli Bri i Madh, kishte qëndruar me bashkëluftëtarë edhe kur krerë të tjerë fisesh u ishin shmangur përpjekjeve të armatosura me të bardhët. Thuhej se ishte i pakapshëm nga plumbat. Të gjitha këto e bënin të domosdoshëm për siuksët e tjerë; në rast se ai vdiste, kauza e tyre ishte e humbur dhe e pashpresë.
Me kalimin e dekadave, Kali i Harbuar u kthye në ikonë. Në jug të Dakotës po realizohet një skulpturë me imazhin e tij në të gjithë sipërfaqen e malit, që do të jetë njëherësh edhe skulptura më e madhe në botë. Por, përtej mitit, cili ishte njeriu që dikur quhej Ça o Ha? Dihet se lindi në lumin Çejen, "në vitin kur fisi i tij arriti të zinte 100 kuaj", që korrespondon me periudhën 1840-1841 në kalendarin perëndimor. Dihet gjithashtu se i kishte flokët me ngjyrë mjaft të çelur për një indian. Që e ëma, Mbulesa Tingëlluese, ishte bijë e një luftëtari të famshëm, Bizonit të Zi. Dihet që kishte karakter të ashpër dhe i urrente fotografitë, aq sa (në të kundërt të krerëve të tjerë indianë), nuk ekziston asnjë foto për të cilën ekspertët mund të shprehen me siguri se ishte i tiji. Në fund dihet se bënte pjesë në Oglala, një ndër shtatë tributë siukse, që në të vërtetë quheshin Lakota. Siuks (që do të thotë gjysmë gjarpërinj) ishte një epitet pezhorativ, me të cilin thirreshin nga fiset e tjera rivale.
Luftërat mes indianëve dhe të bardhëve kishin nisur shumë kohë më parë se Mbulesa Tingëlluese të sillte në jetë atë fëmijë, që në moshë madhore do të kthehej në mit, rreth fillimit të viteve 1800. Fillimisht mollë sherri u bë lugina e Misisipit, të cilën të sapoardhurit e bardhë e donin me çdo kusht. Në vitin 1810 u arrit në një pakt mes dy palëve, i njohur si marrëveshja e "Livadhit të Qenit". Bregu në lindje të lumit u përkiste të bardhëve, ai në perëndim, indianëve. Ky ekuilibër u ruajt deri në vitin 1862. Më pas shpërtheu një shkëndijë, shkaku i së cilës ishte shtegu Bozeman, një rrugë kalimi brenda territorit indian, që të bardhët e përdornin për të shkuar në zonat e Montanës. Siuksët u rebeluan, pasi trafiku i karrove në këtë shteg trembte bizonët. "Rebeli" i parë quhej Korbi i Vogël, i cili u zu dhe u vra nga të bardhët, por konflikti vazhdoi. Edhe luftëra të tjera ishin ndezur në tokat e perëndimit, por për të bardhët asnjëra nuk ishte aq e ashpër sa ajo e shtegut Bozeman, edhe pse i mbrojtur nga një seri fortesash, shtegu ishte i pakalueshëm.
Kështu që u vendos ndërmarrja e "zgjidhjes përfundimtare". Uilliam Sherman, komandant i trupave perëndimore, e përkufizoi me cinizëm të skajshëm: "siuksëve duhet t‘u përgjigjemi me gjithë agresivitetin e mundshëm, edhe në rast se na duhet të shfarosim gra e fëmijë". Këto fjalë u pasuan nga fakte. Episodi më mizor nuk preku siuksët, por fqinjët e tyre, çejenët. Një fshat indian u sulmua nga ushtarët e kolonelit Xhon Çivington, të cilët masakruan, përdhunuan, vranë e gjymtuan 150-200 njerëz të paarmatosur, pa i dhënë kurrfarë rëndësie moshës apo gjinisë së tyre. Skalpet dhe gjenitalet e viktimave u ekspozuan në një teatër të Denverit gjatë një shfaqjeje halucinante sadizmi.
Në këtë çast doli në skenë Kali i Harbuar, fillimisht përkrah Resë së Kuqe, më pas përkrah Demit të Ulur dhe në fund i vetëm. Hyri në këtë luftë duke sulmuar një urë në vitin 1865, ndërsa në vitin 1866 i ngriti pritë garnizonit të fortesës Kirni në Uajoming. Lufta guerilase vazhdoi për dy vite të tjera, më pas të bardhët propozuan marrëveshje: fortesat do të braktiseshin dhe do digjeshin. U duk sikur lufta po merrte fund me fitoren e indianëve, ndërkohë që thjesht kishte marrë një formë tjetër: në rast se ishte e pamundur të shfaroseshin njerëzit e fisit Lakota, mund të liheshin pa bizonët, burimi i tyre i vetëm i jetesës. Kështu që gjuetia ndaj kësaj kafshe, të cilën të bardhët e praktikonin që nga viti 1850, u kthye në një masakër sistematike, të cilën të bardhët e inkurajonin me të gjitha mjetet. Kampion në garën e vrasjeve të bizonëve u bë Uilliam Kodi, i njohur si Bufalo Bill, i cili në harkun kohor 1868-1872 vrau 4 mijë krerë.
Lufta e hapur rinisi në vitin 1874, kur u zbulua flori në Kodrat e Zeza, të cilat siuksët i konsideronin të shenjta. "Gjenerali" (në të vërtetë ishte veç kolonel) Xhorxh Kaster, një aventurier me uniformë, që më parë kishte qenë përpara Gjykatës Ushtarake, kërkoi të pushtonte krahinën. Por Kaster ishte figurë tejet e urryer nga indianët, të cilët e quanin Bir i Yllit të Mëngjesit, për shkak të zakonit të tij për të sulmuar fshatrat në të gdhirë, ndërsa të gjithë flinin. Kështu që hyrja e tij në skenë veç i përkeqësoi edhe më tej gjakrat. Me siuksët, të udhëhequr nga Demi i Ulur dhe Kali i Harbuar, u bashkuan Çejenët, të cilët e kishin mjaft të freskët masakrën e pësuar nga të bardhët. Palët u takuan Në të Voglin Bri të Madh, ku oficeri i urryer u vra bashkë me thuajse të gjithë ushtarët. Ishte 25 qershori i vitit 1876. Për Kalin e Harbuar ishte një triumf i jashtëzakonshëm.
Por, për fatin e tij të keq zgjati pak, pasi dimri që pasoi ia doli me sukses të fitonte aty ku kishte dështuar gjenerali Kaster. Të mposhtur nga i ftohti dhe uria, indianët e koalicionit pranuan të hiqnin dorë nga Kodrat e Zeza. Në pranverë, Demi i Ulur u largua drejt Kanadasë. Karli i Harbuar e kreu betejën e fundit në vitin 1877, më pas, në maj, u dorëzua në një kamp refugjatësh, veprim që nuk ishte gjë tjetër veç dorëzim. Muaj më pas, i ftuar nga ushtarakët në fortesën Robinson për të diskutuar mbi të ardhmen e Oglala-së, pranoi të shkonte dhe nuk u kthye më që aty. Sipas versionit zyrtar u vra gjatë një grindjeje. Ushtarët kishin dashur ta mbyllnin luftëtarin në qeli, por ai ishte përpjekur të largohej nga fortesa, ndërkaq një ushtar, për ta ndalur, e kishte goditur për vdekje me bajonetë. Në fakt mendohet se në çastin që është goditur, Kali i Harbuar mbahej fort nga krahët nga një tjetër ushtar, i cili, për ironi të fatit, ishte siuks, por që qe bashkuar me ushtrinë e të bardhëve. Ai quhej I Vogli Burrë i Madh dhe Kali i Harbuar e njihte që në fëmijëri.

Tema zhvendoset nga Historia Shqiptare tek ajo boterore.
Similar topics
» Kali që numëron dhe ulet si qen
» Einsteini kali më i vogël në botë
» Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
» Vjeshta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
» Zonja e parë e Amerikës , në film ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi