Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës

Shko poshtë

 Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës   Empty Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 5:09

Turistët e huaj të ardhur nga të katërt anët e botës, ishin shfaqur qysh në orët e para të mëngjesit të ditës së premte te porta kryesore e Parkut Kombëtarë Arkeologjik të Butrintit. Biletashitësi, një burrë rreth të 50-ve, me flokë disi të thinjura, por tepër krenar për punën që kryente, priste një nga një biletat dhe brenda një kohe të shkurtër, sa hap e mbyll sytë katër kundërbileta i “ngelën” në dorë si “dopio gjashta”.

Për t’i numëruar kundërbiletat biletashitësi, emrin e të cilit nuk ia mësova kurrë, nuk kishte nevojë t’i shfletonte, pasi ato ishin certifikuar me numër serie dhe vlera e saj në total llogaritet pa ndihmën e makinës llogaritëse.

Turistët kishin nderin të shikonin qytetin antik të Butrintit, një vend që ja vlen të nxjerrësh nga xhepi disa të holla, për të prekur nga afër mrekullinë, plot gjelbërim dhe pastërti.

Drejtori i Parkut Kombëtarë Arkeologjik të Butrinit, Ylli Cerova, një njohës i mirë i objekteve monumentare, gjen kohë të japin variantin e tij, për sa i përket funksionimit të këtij parku.

“Sivjet, në dispozicion të vizitorëve vendas dhe të huaj janë ngritur tetë sheshe pushimi, që të gjitha prej druri gjatë rrugëtimit të tyre brenda qytetit antik”, shprehet Cerova.

I vëmendshëm në çdo kohë dhe vazhdimisht i interesuar për vizitorët, Cerova ka menduar për çdo detaje. Përveç çlodhjes, vizitorët nga shesh pushimet mund të shijojnë bukuritë e natyrës së zonës në drejtim të Diaporitit, që ndodhet në bregun lindor të liqenit të Butrintit dhe të Konispolit, në skajin më jugor të vendit.

“Parku Kombëtarë në bashkëpunim me fondacionin ‘Butrinti’ këtë vit ndërtoi dyqanin e ri të suvenireve, ku tregtohen prodhime artistike me motive nga antikiteti i Butrintit”, thotë me plot krenari drejtori që ushtron funksionin që prej dy vjetësh, zoti Cernova.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi