Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit

Shko poshtë

Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit Empty Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 5:13

Trafikimi i objekteve kulturore, Apolonia dhe Butrinti me të rrezikuarit Butrint-apolonia-300x225
Tiranë- Lufta kundër trafikut të paligjshëm të pronës kulturore, mbetet një sfidë e institucioneve lokale dhe atyre ndërkombëtare. Objektet e trashëgimisë kultutore në Shqipëri kanë qenë përherë preh e këtij trafiku dhe ndër vite një numër i konsiderueshëm objektesh janë zhdukur nga fondet tona. Vetëm një numër i vogël i tyre kanë mundur që në bashkërendim me Interpolin të kthehen në muzetë shqiptare.

Pikërisht për të luftuar këtë fenomen, në Tiranë është mbajtur një aktivitet gjithpërfshirës me në qendër strategji për informim, komunikim dhe rritje të ndërgjegjësimit të opinionit publik përkundrejt këtij fenomeni. Por cilat prej siteve arkeologjike në Shqipëri janë më të ekspozuara ndaj trafikimit. Anthony Krause, drejtues i sektorit të kulturës në zyrën e Venecias të UNESCO-s ka një përgjigje të qartë për këtë. Anthony Krause ka theksuar: “Sitet arkeologjike të Apolonisë dhe Butrintit mbeten më të rrezikuarit në Shqipëri. Janë parqe të hapura ku kryhen gërmime vazhdimisht dhe duhet të bëhet shumë kujdes që të mos zhduken shumë prej objekteve të rralla që gjenden aty”.

Në vendin tonë ekziston kuadri ligjor për mbrojtjen e objekteve kulturore, megjithatë zbatimi i tij mbetet një sfidë tepër e madhe. Edhe Shqipëria, si pjesa më e madhe e vendeve të Evropës Verilindore prej vitesh është e angazhuar në luftën kundër këtij fenomeni. Olsi Lafe, drejtor i trashqgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, organizatore e këtij seminari me Zyren e UNESCO-s në Venecia tregon se shumë është bërë, por ende ka ngërçe në këtë drejtim.

Për të luftuar këtë fenomen, UNESCO ka realizuar një video e përkthyer në të gjitha gjuhët e Evropës Juglindore, përfshirë edhe gjuhën shqipe me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore.(gazetaidea.com)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi