Antigoneja, qyteti antik ende i pazbuluar
2 posters
Antigoneja, qyteti antik ende i pazbuluar
Qyteti antik i Antigonesë,14 kilometra larg nga qyteti i Gjirokastrës, me gjithë punën e bërë deri tani, sërish pret ekspeditat për të zbuluar thesaret e nëndheshme të saj që prej shekujsh ndodhen nën tokë.
Drejtori i parkut të Antigonesë, Engjëll Serjani, tha për ATSH-në se " zbulimet e mëtejshme do të hidhnin shumë dritë mbi këtë qytet të rallë atntik. Në Antogone është zbuluar vetëm 10 për qind e qytetit, ndërsa 90 për qind e tij është ende e pazbuluar". Sipas tij, ekspeditat e ndërmarra në vite për zbulimin e mëtejshëm të Antigonesë kanë qenë të rralla dhe të pamjaftueshme krahasuar me atë çka duhet bërë në këtë drejtim.
"Ekspeditat e deritanishme, me gjithë punën e madhe kërkimore dhe shkencore, nuk e kanë kryer tërësisht misionin në një qytet si Antigoneja, ku mjaft objekte dhe sende janë ende të mbuluara dhe presin të dalin në sipërfaqe", theksoi Serjani.
Ekspedita e fundit në Antigone, ku u zbuluan armë të llojeve të ndryshme, gurë për bluarjen e misrit dhe grurit, vërtetoi edhe se pjesa më e madhe janë ende të fshehura në thellësi të nëntokës.
"Duke qenë se në vendin tonë ka mjaft site arkeologjike ku bëhen gërmime mundësitë për të ndërmarrë ekspedita të shumta në Antogone edhe pse të domosdoshme, janë të kufizuara, prandaj ky problem duhet shtruar për zgjidhje nga institucionet përgjegjëse dhe ekspeditat duhen përshpejtuar", u shpreh drejtori i parkut të Antigonesë, Engjëll Serjani .
Të njëjtin shqetësim ngre për Antigonenë vullnetarja e Korpusit të Paqes, Brandie Lockett, e cila kërkon më shumë vëmendje dhe më shumë ekspedita kërkimore.
Qyteti antik i Antigonesë shtrihet mbi kodrën e Jermës, pranë fshatit Saraqinishte të Gjirokastrës. Ai duhet të jetë themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 p.e.s për nder të gruas së tij Antigonesë, bijë e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Antigoneja u kthye në një qendër të rëndësishme për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit, e cila në Antikitet quhej ngushtica e Antigonesë. Në vitin 168 p.e.s qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake e konsullit Pal Emili së bashku me 70 qytete të tjera të Epirit dhe të Ilirisë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit brenda tij u ndërtua një kishë paleokristiane.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Antigoneja, qyteti antik ende i pazbuluar
e habitshme;emer i degjuar me pare
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Butrinti: Qyteti antik që thith vizitorët nga të katër anët e botës
» Dhurata qëndron e pazbuluar për 18 vite
» “The globe and Mail”: Durrësi, porta e pazbuluar e plazheve të Adriatikut
» Trashëgimitarët e shkëlqimit antik, në krizë të thellë
» SHBA i kthen Spanjes thesarin antik 17-tonesh

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi