Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI

Shko poshtë

URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI Empty URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI

Mesazh nga WebMaster Thu 23 Jul 2009 - 5:48

URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI Uraguri

Në kulturën e hershme të njerëzimit shtëpia ka qenë qendër kristalizuese për përparimin e njerëzimit dhe vendtakim i festave e tubimeve të ndryshme rituale. Qysh prej fillimit njerëzit kanë ndërtuar shtëpia për kushtet dhe nevojat e jetesës së tyre, por edhe për t’u mbrojtur nga klima e ftohtë dhe bishat e malit. Pavarësisht në cilën kohë, shtëpitë janë ndërtuar sipas nevojave dhe rrethanave shoqërore sa për të siguruar kulmin mbi kokë. Siç dihet, në kulturën e hershme, dielli ka qenë burim i dritës, ngrohtësisë dhe i të gjitha të mirave, prandaj shtëpitë janë ndërtuar me fytyrë kah jugu. Sipas besimeve mitologjike shtëpitë janë ndërtuar në formën e katërkëndëshit që paraqesin katër anët e botës dhe kulmi oval që paraqet kupën e qiellit. Krahas ngritjes së objekteve është zbatuar edhe arkitektura tradicionale dhe bashkëkohore, prandaj kur një ndërtesë merr formë artistike quhet arkitekturë.

Edhe pse ndërtimi i piramidave 3000 vjet p.e. sonë në Egjipt kanë qenë sipas kultit të vdekjes, që për ne janë të çuditshme, megjithatë kanë një rëndësi vendimtare për formën e tyre të ndërtuar me gurë të mëdhenj natyror. Ndërtimi i tempujve në antikën e hershme ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për besime religjioze, por edhe për motive ekonomike. Stili i ndërtimit në Greqinë e lashtë, siç janë: jonik, dorik dhe korintik sipas formës dhe përpjesëtimit të tyre ka qenë në harmoni me kërkesat bashkëkohore. Më vonë në Lindje nis ndërtimi karakteristik i kubesë në trajtë gjysmërruzulli, i cili porsi unazë lidhte muret e ndërtesës. Teknika e ndërtimit në formë të kubesë qiellore përhapet edhe tek romakët, të cilët në shekullin e dytë të erës sonë ndërtuan Panteonin në Romë me një vëllim prej 43 metrash. Kjo harmoni e ndërtimit arkitektonik të kubesë arrin edhe në kulmin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, e cila mban 99 kupola simbolike. Me fjalë të tjera, arti dhe arkitektura gjithmonë kanë qenë pararojë për identitetin kulturor të njerëzimit, që me të drejtë populli u ka dhënë emra sipas stilit dhe kohës së ndërtimit të tyre.

Të mbrosh dhe të zbatosh me këmbëngulje një mendim a një ide atdhetare; të ruash dhe të mbrosh me zell traditën, gjuhën dhe kulturën kombëtare është veti e mrekullueshme. Gjithashtu të ruash dhe të mbrosh me besnikëri thesarin e artit dhe arkitekturës kombëtare të vendit, siç janë përmendoret historike dhe kulturore, pastaj bjeshkën e bukur me pamjen e saj tërheqëse, pyjet dhe lumenjtë, është zell i pashembullt. Si përmendore historike janë edhe kullat me frëngji, me dritare të vogla karakteristike, që shërbenin për të qëlluar armikun me armë, të cilat gjenden kryesisht në Junik dhe në Drenicë. Shkencërisht dihet se shtëpia më e bukur është me dritare të mëdha për ndriçimin e mjaftueshëm të dhomave, mirëpo pushtuesi ua impononte nevojën që fshatarët të ndërtonin kullat me dritare të vogla. Gjithashtu pushtuesi serbosllav ua impononte nevojën që fshatarët të rrethonin oborret me mure, në mënyrë që të pengonin përgjimin nga ana e agjenturës serbe. Siç dihet muret e ndërtuara me qerpiç janë të qëndrueshëm ndaj plumbave të armikut. Gjatë demonstratave të zjarrta të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi të Kosovës, muret e oborreve kanë pasur rëndësi shumë të madhe për strehimin e demonstruesve nga forcat e shumta policore-ushtarake serbe. Prandaj oborret e rrethuara me mure ishin një formë e kështjellës vendore për mbrojtjen e familjes nga sulmet barbare.

Ndërtimi më i lavdishëm dhe emocionues në të kaluarën tonë ka qenë ndërtimi i urës mbi lumë, e cila me të drejtë ka zënë vend në folklorin shqiptar. Ashtu siç kanë qenë perënditë kundër Prometeut gjigant, i cili njerëzve ua dhuroi zjarrin, në mënyrë që të jetojnë të vetëdijshëm dhe të lumtur; ngjashëm kanë qenë edhe pushtuesit e huaj kundër ndërtimit të urës mbi lumë. Pushtuesit e ndryshëm nuk donin që populli shqiptar të jetë zot i fateve të veta. Një nga urat legjendare ishte edhe Ura e Fshejt mbi Drinin e Bardhë. Më vonë ndërtohet ura e gjatë dhe e re që lidhte trevën e Hasit rrëzë Pashtrikut. Siç dihet ndërtimi i urës mbi lumë, shërben jo vetëm për të kaluar njerëzit dhe kafshët, mjetet transportuese, por edhe për të lidhur dy anët e një vendi për bashkëpunim kulturor dhe ekonomik të popullit. Përveç kësaj, ndërtimi i urës dhe rrugës në drejtim të qytetit hap shtegun për emancipimin kulturor të popullit, njëkohësisht hap shtegun për lidhje martesash në mbarë vendin. Sipas kulturës islame ura simbolizon mençurinë dhe zgjuarsinë, e cila mundëson kalim të shpejtë dhe të sigurt. Sot kalimi në urën mbi lumin Drini Bardhë të kujton mbytjen e shkrimtarit Pjetër Budi nga ana e qarqeve reaksionare serbe, por të emocionon për mrekullinë e saj që i lidhë fshatrat shqiptare, si në fushën kulturore, ashtu edhe në fushën ekonomike.

Konkretisht, aq sa është ndërtuar Prizreni bashkëkohor, po aq edhe është dëmtuar Prizreni karakteristik i vjetër me origjinalitetin e tij arkitektonik: me rrugica të ngushta dhe me çezme të shumta; me shtëpi të shpeshta dhe me ura harkore mbi lumë. Këtë qytet sa të vjetër po aq edhe të bukur e ndan lumi i kthjellët Bistra që zbret prej bjeshkëve të Sharrit dhe me vrull derdhet në Drinin e Bardhë. Të shkatërrosh me gjakftohtësi objektet e vjetra tradicionale të gërshetuara me thesare të kulturës tradicionale ilire-shqiptare dhe në vend të tyre të ndërtosh një objekt të dhunshëm, është sikur të detyrosh lumin të ngjitet majave në drejtim të bjeshkës, kur dihet se burimin e ka në bjeshkë, kurse shtratin në det. Aktualisht kulla e mirënjohur e Pizës në Itali 55,2 metra e lartë është e shtrembër 4 metra dhe ende vazhdon të shtrembërohet, prandaj asnjë arkitekt bashkëkohor nuk merret rreth shkatërrimit të saj, përkundrazi investojnë mjete të shumta për kohëzgjatjen e ndërtesës së shtrembër, e cila është bërë kureshtare dhe sinonim që tërheq vëmendjen e dijetarëve dhe vizitorëve të ndryshëm nga të gjitha anët e botës. Prandaj sa më i vjetër është qyteti, aq më e madhe bëhet kureshtja. Falë kullës së shtrembër, qyteti shumë pak i njohur ka marrë lavdinë krahas Venecies, Romës, Athinës, Vjenës, Parisit, etj. Shembja e kullës së Pizës për qytetin, njëkohësisht do të thotë humbja e numrit të madh të turistëve të mbarë botës që vijnë për ta vizituar, ngjashëm siç zhduken zogjtë pas prerjes së pyllit të madh dhe peshqit pas tharjes së lumit
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI Empty Re: URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI

Mesazh nga WebMaster Thu 23 Jul 2009 - 5:48

URA QË LIDHË DY ANËT E NJË VENDI BKUK

Ndryshe me botën e qytetëruar në vendet e Evropës perëndimore, ku objektet e vjetra ruhen me xhelozi, në Kosovë janë bërë ndërtime të skajshme, shumë të çoroditura, vetëm për inat të mjedisit kulturor dhe natyror shqiptar. Ndërtim i skajshëm do të thotë kur për inat të popullit autokton shqiptar ndërtohet një objekt pa trajtë në formë të kiçit, sa për të penguar qarkullimin kulturor dhe ekonomik të banorëve në qytet, njëkohësisht për të shkatërruar konstruksionin e arkitekturës tradicionale kombëtare. Pikërisht sot, për inat të popullit kapuçbardhë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, si dhe në gjirin e Qendrës Universitare të Prishtinës ndërtohet një kishë ortodokse serbe. Prandaj ndërtimi i këtij objekti të përçudnuar i projektuar nga qarqet e reaksionit serbomadh të Beogradit është kundër emancipimit dhe arsimit të popullit shqiptar, që do të thotë se Mesjeta e skëterrës serbe po zbatohet me dhunë.

Dihet se çdo pushtues ka llogaritë e veta, ndërton kështjella dhe kisha apo xhami sipas kulturës së tyre invaduese, siç ishte stili romak, bizantin dhe ai lindor. Në dallim prej tyre, serbët me rastin e vendosjes në trojet shqiptare, bënë rivendosjen e kishave katolike, të cilat i kthyen në kisha ortodokse. Këtu fillon zanafilla e dhunimit të arkitekturës shqiptare me anën e ndërtimit të kishave për inat të shqiptarëve krishterë, edhe pse nuk ishin të domosdoshme, e tërë kjo bëhej për qëllim të ekspansionit të tyre serb. Dukuri e ngjashme ka ndodhur edhe me ndërtimin e qendrës tregtare “Liria”, pranë Urës së Gurit, duke shkatërruar rrënjësisht Çarshinë e Vjetër dhe Shatërvanin, sheshin më të bukur të qytetit. Një pamje karakteristike e qytetit me shtëpia të kacavarur skaj lumit Bistra mund të shihet vetëm në pikturën “Prizreni i Vjetër” të Rexhep Vërmicës.

Ndërtesat e tilla e dëmtonin planimetrinë e qytetit, por edhe brendësia e ndërtesës nuk i përshtatej strukturës së shërbimit afarist. “Arkitektët” e invadimit politik jo vetëm që nuk duhej shkatërruar qytetin e vjetër, por edhe ndërtimi i objekteve të reja duhej përshtatur sipas natyrës dhe pozitës arkitektonike të qytetit. Vetëm prania e Prizrenit në mes të bjeshkëve të larta të Sharrit dhe Pashtrikut kërkon që qyteti të ketë një arkitekturë karakteristike që për nga veçoritë e saj dallohet në tërë Ballkanin dhe Evropën. Me fjalë të tjera, më lehtë është të ndërtohet Prishtina bashkëkohore si kryeqendër e Kosovës, se Prizreni i lashtë tradicional shqiptar, që është ndërtuar nga duart e mjeshtërve të mëdhenj shqiptarë.

Vlen të theksohet se pushtuesi turk nuk solli ndonjë stil të veçantë në arkitekturën shqiptare. Përkundrazi ata përdorën teknikën, stilin dhe elementet arkitektonike të vendit tonë, të cilat i përvetësuan me anën e mjeshtërve tanë. Zaptuesit e ndryshëm të huaj kishin hyrë dhe kishin dalë, mirëpo mjeshtërinë e tyre të ndërtimtarisë kurrë nuk arritën ta zbatonin, meqë mjeshtërit dhe materiali ndërtimor ishin të vendit. Kjo të përkujton kryqëzimin e fisit bullgar (një fis turk), të cilët pushtuan Bullgarinë e sotme, por vetë u sllavizuan. Derisa piktorë të njohur shqiptarë të fesë katolike kishin pikturuar në katedrale të ndryshme të Italisë, arkitektët shqiptarë të fesë myslimane kishin ndërtuar xhami të bukura në Stamboll dhe qytetet tjera të Azisë së Vogël. Siç dihet, mjeshtërit më në zë shqiptarë, dikur në të kaluarën tonë historike kanë ndërtuar kështjella, ura, kisha, xhamia, në vendet e ndryshme të Gadishullit Ballkanik, si dhe në Itali, në Austri dhe në vende të ndryshme të Azisë. Prandaj çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare në trungun e Shqiperisë etnike do të angazhonte të gjitha mendjet e ndritura kombëtare shqiptare që atdheun e tyre ta ndërtojnë dhe ta bëjnë sa më të bukur. Sipas fjalës së urtë: bashkimi bën fuqinë, kuptohet se ky bashkim kombëtar do të evitonte kompleksin e robërisë shekullore nën pushtuesin e egër serbosllav, që pastaj do të merrej me zhvillimin dhe ndërtimin e vendit krahas shteteve evropiane
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi